• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U nxijnë jetën qytetarëve/ Veliaj gjoba qesharake 5 mijë lekë për bosët e urbanëve

11:59 : 25/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al
Kompania e transportit urban “Green Line”, në pronësi të Nadir Çaushollit, është gjobitur së fundmi me 5 mijë lekë të reja nga Bashkia e Tiranës, për mos-respektim të orareve të mbërritjes së autobusëve në stacione.

Një gjobë të ngjashme qesharake, administrata e drejtuar nga Erion Veliaj ka vendosur për pjesën më të madhe të kompanive të transportit publik që operojnë në kryeqytet.

Masa e gjobës është shumë herë më pak se sa bën çdo autobus në një xhiro nga stacioni primar në atë fundot, në çdo linjë të Tiranës.

Qytetarëve u nxihet jeta

Çdo mëngjes, stacionet e autobusëve në Tiranë janë të mbushur plot me njerëz, të cilët presin me minuta të tëra mbërritjen e mjeteve të transportit.

Lexo edhe:

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

Në shumicën e rasteve, autobusët, të cilët vijnë rrallë, nuk ndalojnë në pjesën më të madhe të stacioneve, pasi janë të mbushur tej kapacitetet që në pikën fillestare të nisjes.

Edhe gjatë ditës, shërbimi i transportit publik ka shumë problematika. Gjatë verës, vapa dhe papastërtitë e automjeteve janë një element që rëndon udhëtarët. Ndërsa gjatë dimrit, për shkak të mbingarkesës, autobusët shndërrohen në vatra “perfektë” për përhapjen e sëmundjeve infektive.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shfaqet shpesh në kronikat e gatshme, ku garanton qytetarët për shërbim cilësor dhe “kërcënon” operatorët e transportit urban me masa të rënda penalizuese, në rastet se nuk përmbushin kushtet e nevojshme për udhëtarët.

Por, këto “masa të rënda penalizuese”, siç preferon t’i quaj Veliaj, nuk janë as më pak e as shumë se sa gjobë në vlerë fare minimale prej 5 mijë lekë të reja.

Gjobat

– Në datën 15 Dhjetor të vitit 2022, Gjykata Administrative e Tiranës ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për një gjobë që Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka vendosur ndaj shoqërisë “Green Line”.

Kompania e autobusëve “green”, që operon në Linjën e Unazës, në pronësi të Nadir Çaushollit, është gjobitur me masën 5 mijë lekë të reja për “mosrespektimi i frekuencës së lëvizjes së mjeteve në linjë”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës Administrative për kompaninë “Green Line”
Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës Administrative për kompaninë “Green Line”

Gjoba është 5 mijë lekë. E, megjithatë, edhe këtë shumë mininale, kompania e Çaushollit ka refuzuar ta paguajë.

Për këtë arsye, administrata e Veliajt i është drejtuar Gjykatës për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit.

– Kompania “Tirana Urban Trans”, e cila operon në Linjën e Porcelanit është gjobitur me 3 mijë lekë të reja nga Agjencia në varësi të Veliajt, pasi në një prej autobusëve të saj inspektorët nuk konstatuan vendosjen e tabelës që orientonte qytetarët se cilës linjë i përkiste mjeti.

Për këtë gjobë, Gjykata Administrative ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit në datë 15 Dhjetor 2022.

– Shoqëria “Remi Trans”, e cila operon në linjën “Tiranë-Vorë” është gjobitur me 5 mijë lekë të reja për “mosrespektimi i frekuencës së lëvizjes së mjeteve në linjë”.

Edhe kjo kompani nuk ka preferuar ta paguajë vullnetarisht gjobën minimale, duke detyruar Gjykatën Administrative të lëshojë urdhërin e ekzekutimit në datën 15 dhjetor 2022.

– Kompania “Diamond Society” që operon në aksin Selitë-Kristal-Stacioni i Trenit, është gjobitur me 5 mijë lekë të reja nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, për “mosrespektimi i frekuencës së lëvizjes së mjeteve në linjë”.

Gjykata Administrative ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit të kësaj gjobe me vendimin e datës 15 dhjetor 2022.

Shoqëria “Gerard-A”, e cila operon në linjën “Ish-Fusha e Aviacionit-Materniteti i Ri” është gjobitur gjithashtu me 5 mijë lekë të reja, për mos-respektimin e orareve në stacione.

Edhe kjo kompani detyrohet të paguajë gjobën, pas një vendimi të gjykatës, miratuar në të njëjtën ditë me të tjerat, në 15 dhjetor 2022.

Për të njëjtën arsye, mos-respektim të orareve dhe me të njëjtën gjobë qesharake, në vlerë 5 mijë lekë, janë gjobitur edhe kompania “Tirana Bus” që operon në linjën e Saukut dhe “Mag Utilities” që operon në linjën e transportit urban “Sauk-Kopshti Zoologjik-Stacioni i Trenit”.

Edhe këto dy kompani janë detyruar nga Gjykata Administrative e Tiranës që të paguajnë masën e vendosur nga vartësit e Erion Veliajt.

Etiketa: autobuzeErion Veliajlinja e unazesNadir Çausholi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

13:16 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
Para

Arbitri i finales sulmon francezët dhe tregon foton:Pse nuk folën kur shënoi Mbappe?

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com