• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Të ruhemi nga gjuha e urrejtjes

10:17 : 25/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës, ka deklaruar secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit.

Gjergji i bëri këto komente gjatë meshës solemne të Krishtlindjes, e cila është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Ai u ndal edhe te përfaqësuesit e BE-së, të cilët janë të përfshirë në lehtësimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë që nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu por të angazhohen më seriozisht dhe të punojnë më me përkushtim në mënyrë që të mos lejohet që një konflikt i ri në rajon përpara se të arrijnë paqen dhe pajtimin në mes popujve.

“Fatkeqësisht ky realitet i hidhur ka marrë përmasa të frikshme edhe në ditët tona, edhe në vendin tonë sepse kur paqja kërkohet nga frika dhe luftëra shuhet për shkak të domosdoshmërisë ose për gjërat e frikës, atëherë sigurisht që njerëzimi nuk mund ta gjejë paqen e vërtetë, pasi paqja e botës perceptohet si unitet i interesi, marrëveshja për të kënaqur të fortit ose armëpushimi në mes armiqve që të mund t’i shijojnë sadopak frytet e paqes. Në anën tjetër siç e theksova të gjithë jemi dëshmitarë se çka po ndodhë në vendin tonë. Mungesa e luftës dhe paqja e detyrueshme nuk kanë krijuar kushte për pajtim, vetëm sa ka akumuluar urrejtjen, mosbesimin dhe mosdurimin ndaj njëri-tjetrit që të shpërthejë më vonë.

Që ta ruajmë paqen nevojitet të tregojmë fuqinë e brendshme të shpirtit të secilit njeri që jeton në këtë hapësirë, cilitdo komb që i takoj, cilido shtet që i takoj sepse secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, nga përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit. Kurse, të përfshirit në lehtësimin e dialogut nuk bën të presin që pajtimi të vije vetvetiu por të angazhohen më seriozisht, të punojnë më me përkushtim dhe të jenë më të drejt në gjykimet dhe provokimet, ashtu që të mos lejohet që një konflikt i ri të vije në rajon përpara se të arrijnë paqen dhe pajtimin në mes popujve….sado që ka që e duna luftën, shumë më shumë janë zemrat e ndrojtura me shpirtin dhe dashurinë e hyjit që e duan paqen. E për ta vënë nevojitet qiltësi për t’u përballur me të vërtetën, gatishmëri për t’u penduar, guxim për të falur dhe dashur për t’u pajtuar“, tha Gjergji.

Lexo edhe:

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Ipeshkvi u ndal edhe te lufta në Ukrainë, e cila po merr jetë personave të pafajshëm, duke theksuar se i gjithë njerëzimi duhet të punojë për paqen.

“Nëpër Krishtin të gjithë ne kemi marrë dhuratën e paqes dhe kemi arritur të kemi këtë paqe në brendinë e shpirtit tonë, pastaj jemi mësuar prej tij se si ta ushtrojmë këtë paqe në jetën e përditshme dhe si të bëhemi punëtorë të vyer të paqes për njëri tjetrin për botën dhe për vendin. Si pajtues gjejmë lumturinë e jetë dhe fitojmë miqësi në ty siç e shpallë kisha në vazhdimësi, lindja e Jezu Krishtit është festë e paqes dhe dashurisë, është festë e gëzimit dhe e haresë, festë e shpresës dhe lumturisë dhe është festë e shpirtit dhe shpëtimit tonë… E gjithë shoqëria jonë është në kërkim të lumturisë, të shpresës dhe të paqes sepse nuk ka njeri në këtë botë i cili nuk dëshiron të jetojë në paqe edhe pse nga një herë mendja e nxehtë e qon drejt urrejtjes ose konflikti.

Shpresa dhe lumturia nuk gjenden te politika e pushtetit, as te lavdia, por në mënyrë të mistershme fshihet brenda dhuntive dhe hireve që i bartim prej Zotit, prandaj të gjithë që janë pagëzuar te Krishti duhet të jenë të shenjët e të papërlyer përpara tij në dashuri….nga kjo e vërtet kishtare jemi nxitur të bëhemi misionar të paqes për vendin tonë, që si paqedashës dhe paqbardhës të punojmë në ndërtimin e paqes njerëzore, e pasi e kemi dhuratën e paqes, nuk duhet pushuar kurrë e dhuruar atë sepse nëse ajo mbetet vetëm brenda nesh do të mbetet shterpë “, tha Gjergji, duke shtuar se paqja e tij nuk do të ketë mbarim.

Para meshës në këtë katedrale është mbajtur koncerti i Krishtlindjes. Kurse, për këtë festë pasdite, ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji organizoi edhe pritjen solemne./ KosovaPress

Etiketa: Ipeshkvi Dodë Gjergjikosovetensionet ne veri

Lajme të lidhura

RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
Para

VIDEO/ Kërcet grushti në koncertin e Noizyt në Zvicër, reperi sherr me një grup të rinjsh

TË GJITHA

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025

Rrahu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

14:07 : 28/10/2025

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025

Rënia e inerteve nga kamioni bllokoi Unazën e Madhe, gjobë dhe pezullim patente për shoferin

13:50 : 28/10/2025

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com