• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Te Partizani edhe si i tretë”, Alban Hoxha: Më kishte marrë malli, ja pse qëndrova

08:16 : 24/12/2022
në SPORT

Në verën e shkuar i përfundoi kontra ta me Partizanin dhe kishte plot dyshime se do të largohej. Megjithatë, në fund ai zgjodhi të qëndrojë aty ku u bë i madh, madje edhe si zgjedhje e dytë, diçka e pazakontë që kur kishte ardhur te “demat” para një dekade.

Në derbin e së mërkurës Alban Hoxha u kthye në portë për shkak të një dëmtimi në gju të Bekim Rexhepit në stërvitjen e fundit dhe përveçse ishte një garanci mes shtyllave, rezultoi të ishte një “hajmali” për rikthimin te fitorja ndaj Tiranës.

Kavajasi, në një intervistë për “Panorama Sport”, flet gjerë e gjatë për derbin, por edhe mbi gjithçka ndodhi në verë, kur u vendos e ardhmja e tij. Hoxha prek ndër të tjera edhe çështjen e shiritit të kapitenit, si dhe të ardhmen e tij te Partizani edhe pasi të heqë përfundimisht dorezat.

Alban, u kthyet ju në portë, u kthye edhe ekipi te fitorja në derbi. Sa ju gëzon ky triumf?

Unë kam rreth 17 vite radhazi që luaj në Kategorinë Superiore dhe në këto 10-12 vitet e fundit nuk kisha munguar ndonjëherë kaq gjatë. Më kishte marrë malli të them të drejtën për të luajtur. Qëlloi që luajta në derbi, kishim më shumë se një vit pa fituar dhe të gjitha këto më bëjnë të ndihem mirë. Kur kthehesh në fushë, e bën këtë në derbi dhe arrin të fitosh, patjetër që është shumë mirë, sepse edhe derbi mbetet një ndeshje e veçantë.

Lexo edhe:

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori

Sa të vështirë ua bëri Tirana këtë sfidë?

Kishte disa momente që ne u imponuam shumë mirë në lojë dhe ishim të qetë në fazën defensive. Kishte edhe momente që Tirana na vuri në vështirësi. Megjithatë mbrojtja u tregua shumë e vëmendshme. Këtë gjë u thashë edhe çunave para ndeshjes, që të ruanim pikërisht ato momentet e mospërqendrimit, që na kanë dënuar pothuajse në gjithë këto javë të fundit. Mendoj se këtë e bëmë shumë mirë sot dhe u shpërblyem me fitimin e ndeshjes.

Ndihet Partizani më i fortë pas fitores së këtij derbi?

Patjetër, përveçse Tirana ishte vetëm një pikë larg nesh, arritëm të marrin tri pikët ndaj një rivali direkt dhe fitorja në derbi të jep një moral të lartë. Tashmë do të shkojmë në festa shumë të qetë për ta rinisur kampionatin akoma më të qetë më pas.

Vijnë festat, por a do të donit të mos vinin, për të vijuar me entuziazmin e kësaj fitoreje, që ju jep më shumë moral dhe besim?

Jo, nuk është se e kam menduar këtë. Edhe të shkosh në festa me fitore është diçka e mirë, sepse je i qetë. Kështu që për mua nuk ka ndonjë problem.

Çfarë i kishte munguar Partizanit në këto gjashtë beteja të shkuara që nuk fitonte në derbi?

Të të them të drejtën nuk është se kemi luajtur keq. As në derbin e fundit, të cilin e humbëm. Kemi dominuar ndeshjen. Edhe kur bëmë analizën pas asaj përballjeje u thashë çunave të mos mërziten, sepse derbi me episode zgjidhet. Këto ndeshje kërkojnë kujdes në çdo moment.

Disa nga ish-shokët tuaj te Partizani, në intervista për gazetën kanë shprehur keqardhje që nuk luani. Po ju ndiheni ndopak keq pas gjithë atyre viteve si titullar?

Sa herë që Partizani të ketë nevojë për mua, unë do të jem gati në çdo moment. Për çështjen e të luajturit, e vendos stafi se kush është më mirë momentalisht.

Vendimi i trajnerit për të qenë portier i dytë sivjet, ishte diçka surprizë apo e paralajmëruar?

Jo, pak a shumë unë kisha folur. E pranova atë vendim, sepse u bënë shumë vite si pjesë e Partizanit. Ky është viti i 10-të që luaj te Partizani. Kisha goxha oferta në verë.

Megjithatë unë isha i bindur në atë timen, që te të kuqtë do të qëndroja si i parë, i dytë apo i tretë, sepse unë te Partizani nuk do të jem vetëm si sportist, por do t’i shërbej klubit edhe si pjesë e drejtimit apo diçka tjetër. Unë shpresoj të luaj edhe disa vite, sepse nuk më kanë lënë aspak fuqitë. Kam mundësi të vazhdoj. Megjithatë kjo është për t’u parë rrugës.

Bitri ua “mori” apo ia latë vetë shiritin e kapitenit?

Ia lashë. Bitri me gjithë respektin e mundshëm erdhi dhe ma dha shiritin, më tha që ta mbajë unë. Iu përgjigja se nuk është aspak problem shiriti dhe le ta mbajë. Ne jemi shokë, jemi miq, shiriti nuk është i rëndësishëm. Vlerë kishte të luanim mirë dhe të fitonim.

Etiketa: Alban HoxhaBekim RexhepiPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

14:04 : 09/08/2025
SPORT

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori

11:42 : 09/08/2025
SPORT

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

18:51 : 06/08/2025
SPORT

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

15:43 : 06/08/2025
SPORT

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani rikthen në ekip Victor Da Silvan, golashënuesin brazilian të vitit të titullit

19:23 : 04/08/2025
Para

“Krimi strategjik” me “Durrës Yacht & Marina”

TË GJITHA

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025

Greqi/ Shpëtoi delen duke e mbajtur në krahë, shqiptari: Krim, të lesh kafshët e lidhura në zjarr

13:36 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com