• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE kundër “pasaportave të arta”/ Ambasadorja: Rreziqet që mbart nisma e qeverisë

22:00 : 24/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Bashkimi Europian rithekson qëndrimin kundër nismës së qeverisë për “pasaportat e arta”.

BE këshillon qeverine Rama që të mos zbatojë projektin.

“Rreziqet që lidhen me krijimin e një skeme të tillë janë theksuar në disa raporte të Komisionit Evropian dhe në disa takime të zhvilluara mes zyrtarëve të BE dhe autoriteteve shqiptare gjatë viteve të fundit. Këto rreziqe janë shprehur në mënyrë eksplicite në raportin e fundit vjetor të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, si dhe në Raportin e fundit të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave. Këto rreziqe përfshijnë depërtimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”, tha ambasadorja e Bashkimit Europian Christiane Hohmann, në një intervistë për “DW”.

BE kërkoi nëpërmjet ambasadores Hohmann që lufta kundër korrupsionit të vazhdojë me ndëshkimin nga SPAK të zyrtarëve të lartë.

“T’i jepet fund mosndëshkimit, ky është një mesazh që e dëgjoj shumë shpesh në takimet dhe shkëmbimet në gjithë vendin, përfshirë nga profesionistë të rinj dhe sipërmarrës.  Nga këndvështrimi i BE, Shqipëria po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërtuar një historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh në luftën kundër korrupsionit dhe po shohim rezultatet e para. Është e qartë që këto përpjekje duhet të vazhdojnë, duke përfshirë vullnet më të madh politik, forcim të mëtejshëm të strukturave përkatëse, burimeve dhe aftësive adekuate që mbeten të nevojshme”, tha ambasadorja Hohmann.

Lexo edhe:

DW: Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Hohmann bën thirrje për bashkëpunim mes forcave politike për hir të reformave të integrimit.

“Ajo që nisëm në Korrik i ngjan një maratone. Ajo nënkupton shumë punë në të ardhmen, vendosmëri të fortë politike nga i gjithë spektri politik, kompetencë të jashtëzakonshme dhe udhëheqje të fuqishme për të sjellë atë ndryshim transformues që përcakton procesin e anëtarësimit në BE”.

Ambasadorja Hohmman e mbyll intervistën e saj me këshillën që qeveria Rama të fokusohet fuqishëm në përshpejtimin e reformave që lidhen me BE, duke formësuar një konsensus politik dhe kombëtar përtej linjave partiake dhe me të gjitha segmentet e shoqërisë.

Etiketa: ambasadorja e BEChristiane HohmannPasaportat e arta

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Shtetësia e BE-së nuk është më në shitje

08:54 : 07/05/2025
AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
BOTA

Si u shndërrua Turqia në parajsë për kriminelët ndërkombëtarë, sidomos për shqiptarët

09:58 : 29/12/2023
AKTUALITET

Pezullimi i fondeve për bujqësinë/ Ish-ambasadorja e BE: Ka patur shkelje, nuk ka ende një raport final

09:16 : 18/08/2023
AKTUALITET

Abuzimi me fondet e IPARD/ Ambasadorja e BE mesazh të fortë qeverisë para largimit

19:20 : 16/08/2023
AKTUALITET

Dy nismat e Edi Ramës, KE kundër ‘pasaportave të arta’ dhe ‘amnistisë fiskale’

16:22 : 31/07/2023
Para

"Mos na çani dërrasat”, qytetari denoncon policin, i kërkon ryshfet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com