• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kap me hashash/ Lihet i lirë efektivi i qarkullimit, djali i drejtorit të Policisë

11:29 : 23/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një efektiv i qarkullimit rrugor është lënë i lirë pasi është kapur me hashash në kryeqytet disa ditë më parë, nga agjentë të Forcave Shqiponja.

Efektivi në fjalë është djali i një drejtuesi të lartë në Policinë e Shtetit.

Kapet me hashash, lihet i lirë

Boldnews.al mëson se protagonistit me iniciale R.F. i është gjetur me vete nga efektivë të forcave “Shqiponja” një qese me hashash. Për lëndën narkotike që kishte në xhep, efektivi i qarkullimit u tha kolegëve të “Shqiponjave” se e kishte për përdorim vetjak.

Raste të ngjashme kanë ndodhur në vijimësi dhe siç ka raportuar policia zyrtarisht, poseduesit e drogës janë arrestuar. Megjithatë, në këtë rast u veprua ndryshe.

Lexo edhe:

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

Pavarësisht se u shoqërua nga efektivët e “Shqiponjave”, mësohet se R.F. është liruar pas disa ndërhyrjeve. Ndërkohë, institucioni i policisë, zyrtarisht nuk ka komunikuar asnjë informacion për ngjarjen në fjalë, duke e mbajtur të fshehtë.

Boldnews.al mëson se efektivi që u kap me drogë e më pas u lirua është djali i një drejtori të rëndësishëm në Policinë e Shtetit, institucion i drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit ndodhet në krye të Policisë prej disa muajsh tashmë, megjithatë duket se fryma në institucion mbetet po e njëjta: Policia nën drejtimin e Rrumbullakut po vazhdon traditën e “qokave” dhe fshehjes se ngjarjeve njëlloj si me paraardhësit e tij.

Precedentët

“Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, thonë neni 18 i Kushtetutës së Shqipërisë. Megjithatë, eksperienca po tregon se në praktikë po veprohet ndryshe. Ligji po injorohet, shkelet, përbuzet, po përdoret si një kamxhik për të goditur qytetarët e thjeshtë dhe mbrojtur ata me pushtet.

Për raste të ngjashme si ai i djalit të drejtorit të lartë të Policisë, qytetarë janë dënuar me disa vite burg. “Boldnews” ka raportuar më herët se si në 18 Tetor 2021, një 19-vjeçar me iniciale M.I. u dënua me me 5 vite burgim, për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi u kap me disa gram hashash.

I pandehuri u arrestua në rrethana të ngjashme me efektivin e rrugores disa ditë më parë. Ai u ndalua nga policia në Laprakë, pasi gjatë një kontrollit të repartit “Shqiponja” në xhepat e tij u gjetën 6 gram lëndë narkotike kanabis sativa. I riu M.I. deklaroi para gjykatës se ai është përdorues i lëndëve narkotike dhe hashashi që iu gjet në trup ishte për përdorim vetjak.

Megjithatë ndaj tij ligji veproi me rreptësi.

Në media janë raportuar shumë raste të ngjashme: Se si një qytetar u dënua me 3.4 vite burg për 3 gram hashash, si një gjimnaste u dënua me 5.9 vite për 6 gram, si një një qytetar vetëm një muaj më parë denonconte në një emision televiziv se si për 1.5 gramë, duan ta dënojnë me 10 vite burg… Lista e shembujve është e gjatë.

Nga gjithë rastet e përmendura, ai që ia hodhi paq ishte vetëm djali i drejtorit në Policinë e Shtetit.

Etiketa: hashashmuhamet rrumbullakupolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I akuzuar për kultivim të mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet pas dy vitesh 33-vjeçari

10:37 : 07/11/2025
AKTUALITET

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ EMRAT e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

13:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

U kap me drogë në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

18:42 : 25/10/2025
Para

E rëndë/ Tetë të mitur përdhun*jnë shoqen e klasës për rreth një muaj

TË GJITHA

Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

09:01 : 09/11/2025

Vlorë/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

08:48 : 09/11/2025

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com