• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin që përfshin edhe ndihmën për Ukrainën

22:26 : 23/12/2022
në BOTA

Ligji për shpenzime në vlerë prej 1.7 trilion dollarësh është miratuar më 23 dhjetor nga ligjvënësit amerikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Në këtë ligj përfshihet financimi i agjencive federale deri në shtator, por edhe ndihma për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin rus. Për projektligjin votuan 225 ligjvënës dhe 201 ishin kundër. Tani, presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta nënshkruajë atë në mënyrë që të shndërrohet në ligj.

Në projektligjin prej 4.155 faqesh përfshihet rritje prej 6 për qind e shpenzimeve për nisma vendore. Ndërkaq, shpenzimet për programet e mbrojtjes janë rritur për 10 për qind apo në 858 miliardë dollarë. Projektligji u miratua disa orë pasi afati për financimin e agjencive federale të skadonte.

Në projektligj janë të përfshira 12 projektligje për ndarje buxhetore, ndihma për Ukrainën dhe buxhet për ndihmën e komuniteteve që janë goditur nga uraganet, vërshimet dhe zjarret. Përmes këtij Projektligji të shpenzimeve, ligjvënësit miratuan afër 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s – më shumë sesa Biden kishte kërkuar.

Gjatë një adresimi para Kongresit amerikan të mërkurën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënësve se kjo paketë e ndihmës nuk është bamirësi, por investim në sigurinë globale dhe demokraci.

Edhe pse ndihma për Ukrainën ka pasur mbështetje të madhe nga të dyja partitë, disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë kritikuar paketën e ndihmës, duke thënë se këto para do të mund të shpenzoheshin më mirë në prioritetet e SHBA-së.

Lexo edhe:

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Nga viti i ardhshëm, republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe disa nga republikanët kanë paralajmëruar se Kongresi i ardhshëm nuk do të jetë aq dorëlirë me ndihmën që i jep Ukrainës. Në Projektligjin për shpenzimet po ashtu përfshihen edhe 40 miliardë dollarë për shpenzime emergjente, që pritet të përdoren për komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore./REL

Etiketa: buxhetUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
RAJONI

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

10:26 : 31/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
Para

Sondazhi/ Cili është kombi që diskriminon më shumë shqiptarët?

TË GJITHA

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com