• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Haradinaj: Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare”

21:59 : 22/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i tha Zërit të Amerikës se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa qeveria duhet të trajtojë me kujdes situatën në veri.

Në intervistën me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, zoti Haradinaj tha se propozimi evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje Kosovë-Serbi paraqet njohje të ndërsjellë pavarësisht që kjo nuk përmendet në dokument.

Intervista e plotë:

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, si e vlerësoni situatën aktuale në veriun e Kosovës dhe cila është rrugëdalja?

Ramush Haradinaj: Mendoj që është një situatë jo e mirë edhe kthim prapa, ky kthim prapa fillon me kursin e marrë nga kryeministri i Kosovës për planin për tabelat, duke mos përcjellur propozimin amerikan, por gjithashtu edhe me një agjendë mjaft djallëzore të Serbisë që nëpërmjet grupeve kriminale në veri po vazhdon ta destabilizojë veriun e vendit.

Zëri i Amerikës: Si të tejkalohet kjo?

Lexo edhe:

Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat, nuk e bën dot qeverinë

Zgjedhjet në Kosovë/ Voton Haradinaj, kreu i AAK thirrje qytetarëve: Dilni të votoni

Ramush Haradinaj: Besoj që rrugëdalja nga kjo gjendje është kthimi pikërisht atje te pikënisja, te propozimi amerikan për tabelat në atë kohë, por që tani nënkupton kthimin te marrëveshja finale pra bazike dhe jo te ajo lufta kush kënd e mund me veprime në terren, për shkak se lufta guerile me veprime gjoja të fitohet epërsi në terren, mund të dalë nga kontrolli dhe të krijojë pasiguri më të madhe.

Zëri i Amerikës: A është në teh që të ndodhë një gjë e tillë zoti Haradinaj nga pikëpamja juaj?

Ramush Haradinaj: Besoj që tanimë vetëm hetohet se edhe Prishtina zyrtare e kupton që kjo është një lojë djallëzore për të nxitur kundërveprime, ose reagimi të nxisë veprim dhe kësisoj çdoherë një pjesë të përgjegjësisë ta mbajë Prishtina për eskalimin e mëtutjeshëm të mundshëm të situatës në veri, edhe ashtu situata nuk është e mirë. Besoj që është mirë që Prishtina zyrtare është përmbajtur këtë kohën e fundit dhe ka një koordinim me aleatët, mirëpo është me rëndësi edhe me shumë interes besoj që të hiqen barrikadat, është një njollë për Kosovën, për rajonin, për Evropën.

Pra përpos Ukrainës ku po ndodhë agresioni rus, situata të tillë si pozicione në front nuk ka në Evropë dhe mendoj që serbët e Kosovës po i bëjnë dëm vetes edhe i lus e ju bëj thirrje që t’i heqin këto barrikada. Kuptohet të gjitha shqetësimet e tyre do të trajtohen me respekt e kujdes si nga Kosova por edhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Zëri i Amerikës: Si të hiqen ato zoti Haradinaj, nëse serbët nuk i heqin?

Ramush Haradinaj: Besoj që barrikadat janë së pari në mendje, në bindje dhe besoj që një dialog më intensiv me serbët lokal është i nevojshëm. Pra pa paragjykimi se kush janë ata serbë dhe çfarë përfaqësojnë, kushdo që ka pushtet mbi barrikaduesit, mbi ata që kanë vendosur barrikadat, mendoj që duhet të vendoset dialog intensiv që të sqarohen ata edhe të sqarohet çdo, po e quaj ashtu paqartësi për të ardhmen, por barrikadat duhet t’i heqin vet serbët, vet ata që i kanë vendosur.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj thatë se duhet të trajtohen kërkesat e tyre, kërkesa themelore që është përsëritur madje edhe nga Beogradi është që heqja e barrikadave dhe kthimi i serbëve në institucione mund të ndodhë vetëm me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një kërkesë që është theksuar fuqishëm edhe nga administrata amerikane. Si të veprohet?

Ramush Haradinaj: Besoj që bëhet fjalë për dy etapa, pra një etapë është vetëm heqja e barrikadave, qarkullimi i lirë, jeta, kthimi në shkolla, kthimi në jetë ta quaj ashtu ajo baza e parë. Kjo lidhet me këto arrestimet e fundit të këtyre policëve dhe personave të tjerë që i ndjek drejtësia, shpresoj të gjendet një formulë që drejtësia ta kryejë misionin e vet, por edhe qytetarët serbë dhe barrikaduesit ta kuptojnë se nuk është kundër tyre dhe të hiqen barrikadat. Ndërsa po është thënë që kthimi në institucione do të ndërlidhet me Asociacionin, por me siguri që këto janë procese të dyja, edhe kthimi edhe Asociacioni nuk janë çështje që zgjidhen njëherësh ose për një ditë. Mendoj se sa i përket Asociacionit zgjidhja vjen me marrëveshjen finale, ndërsa kthimi në institucione është një proces i brendshëm që duhet të ndodhë edhe Prishtina duhet të intensifikojë një dialog të brendshëm me serbët lokal.

Zëri i Amerikës: Por edhe i dërguari amerikan, Gabriel Ecsobar, ka kërkuar që menjëherë të fillohet me diskutimet për themelimin e Asociacionit, madje edhe para asaj marrëveshje bazike që mund të pritet të diskutohet më vonë.

Ramush Haradinaj: Tani ka fituar në peshë Asociacioni dhe ky ka qenë edhe shqetësimi im në të kaluarën, e kam lutur edhe kryeministrin Kurti që të ketë kujdes nga këto veprimet e njëanshme, për shkak se pastaj do të ketë edhe kërkesa ta quajmë ashtu të njëanshme. Ne tani kemi arritur në situatën kur veçse hetohet një qasje ndëshkuese ndaj qeverisë dhe kryeministrit për veprimet e tij të njëanshme ose befasuese në terren.

Etiketa: Haradinajkosovem serbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat, nuk e bën dot qeverinë

20:28 : 31/03/2025
BOTA

Zgjedhjet në Kosovë/ Voton Haradinaj, kreu i AAK thirrje qytetarëve: Dilni të votoni

09:17 : 09/02/2025
RAJONI

“Kurti, shef i hajdutëve”, Haradinaj: Albin shko në prokurori, ti nuk je mbi ligjin

20:06 : 12/01/2025
RAJONI

Arrestohet një tjetër serb për krime lufte në Kosovë

19:51 : 12/09/2024
RAJONI

Haradinaj i ashpër me Kurtin: E largoi Kosovën nga BE dhe NATO

19:54 : 07/07/2024
AKTUALITET

Rrëfimi i Haradinaj: Letra e Kadaresë më ka liruar nga Haga

21:31 : 03/07/2024
Para

Bërnabiq: Serbëve në Kosovë po u soset durimi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com