• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në kodin rrugor/ Propozimi i deputetit: 50% parkim falas për çdo rrugë

13:56 : 20/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar sot ndryshimet në Kodin Rrugor, të propozuar nga Partia Demokratike.

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka propozuar që çdo rrugë të ketë 50% të parkimeve me pagesë, ide kjo e mbështetur nga Xhelal Mziu. Ky i fundit tha se nuk është normale që një qytetar të ndalojë në një bankë apo në një farmaci dhe për dy minuta efektivët e Policisë së Shtetit e kanë gjobitur me 3 mijë lekë. Ai kërkoi që të përdoren selektime për disa akse rrugore, në të cilat të ketë parkime pa pagesë, në mënyrë që të shmanget gjobitja e qytetarëve për gjëra të tilla.

3 mijë lekë të reja, sipas Gështenjës e Mziut është një shumë mjaft e lartë, për të cilën një shqiptar mesatar do të duhet të punojë disa ditë me radhë.

Pjesë nga debatet në Komision:

Lexo edhe:

Rama fali gjobat e 10 viteve të fundit/ PD: U shkel ligji dhe barazia në garë, ç’do thotë SPAK?

Sistemi i tatimeve në kolaps! Kontabilistët nuk dorëzojnë dot bilancet, gjoba për vonesat

Lefter Gështenja: Numri i posteve në të gjitha rrugët duhet të jetë minimum 50% pa pagesë. Për të mos lënë hapësira që pushteti vendor ikujtdo krahu qoftë, të mos abuzojë, por ta sanksionojmë me kod. Mos themi me zona, por me rrugë, pasi me zona, pasi do ndodhi që në qendër të qytetit do jetë me pagesë dhe pjesa skajore do jetë pa pagesë, aty ku ka interes publiku pra bëhet me pagesë, jo! Tani dhe të ndahet me rrugë, gjysma e rrugës me pagesë, gjysma pa pagesë. Marrim një rrugë në Tiranë, që ka 100% rrugë me pagesë, jo ne e lëmë 50 me 50%, Nga bashkia s’kemi patur ndonjë shkresë apo reagim për ta kundërshtuar…

Arben Pëllumbi: Unë e kam marrë një opinion në bazë të tekstit original, kemi bërë këtë arsyetim dhe këtu, Bashkia ka dhënë dakortësi, nëse bëjmë këtë gjë, do kemi rrugë të tilla, do na stacionohen makinat.

Lefter Gështenja: Ne po diskutojmë për diçka, që është njësoj e matshme, kjo është lehtësisht e matshme. Të mënjanojmë abuzimin nga bashkitë. Ta kenë me rrugë të ndarë.

Xhelal Mziu: Unë kam një shqetësim tjetër. Në çdo rrugë, policët presin që një makinë të ndalojë qoftë dhe 1 minutë për të blerë diçka në një furrë buke, farmaci, apo ushqimore. I ke aty të gatshëm footgrafët e policisë dhe menjëherë shkon firmos gjobën. Është absurde që në 2 minuta kohë, ti duhet të marrësh 3 mijë lekë gjobë, që për t’i marrë të duhen disa ditë pune.

Laert Duraj: Flasim për Tiranën se këtu është problem. Propozimi i Deputetit Gështenja i përzien këto. Dhe mjetet mund të parkojnë përpara bizneseve dhe prishin dhe punë në thelb. Thjesht do prishim ekuilibrat e bizneseve para dhe pas. Ne s’ja lehtësojmë jetën qytetareve.

Arben Pëllumbi: Dhe me rrugë nuk e zgjidh këtë gjë. Sepse i bie që rruga e Kavajës shkon nga qendra te 21 dhjetori me pagesë, nga 21 dhjetori deri tek Ura e Lanës te pallati me shigjeta pa pagesë. Nuk bën sens kjo gjë kështu.

Helidon Bushati: Si zgjidhet teknikisht problem kur dikush lë makinën aty dhe nuk e lëviz për një kohë shumë të gjatë?

Blendi Gonxhja: Për mjetet që stacionohen për një kohë të gjatë, ne i heqim me karrotrecë.

Ramadan Likaj: Para 2 muajsh makina ime në Fushë Krujë u bllokua. Policia rrugore i merr patentën. Unë flas vetë me policinë rrugore, përgjigja ishte se ne s’kemi asnjëlloj mundësie, jo po s’mundemi, jo po…

Arben Pëllumbi: Shiko..

Ramadan Likaj: Jo, jo…Makina është e deputetit, ka të gjitha kërkesat, parakalim i gabuar ishte shkelja…I nisa të gjitha të dhënat drejtorit të rrugëve dhe dënohet shoferi im me 10 muaj. Është e turpshme kjo, i hoqën patentën. Është absurde. Ti paraqet një hall apo problem familjar, kur na ndodh ne, imagjinoje çfarë ndodh me qytetarët.

Arben Pëllumbi: Qëllimi i kodit është që para tij të jemi të barabartë të gjithë. Parakalimin e gabuar mund ta bëjë kushdo, sjell shqetësim dhe pasoja të tjera më të rënda, nuk mund të ndodhë kjo.

Komisioni i Veprimtarisë ka dhënë dritën jeshile që gjobat që paguhen brenda 15 ditëve (nga 5 që rezulton sot) nga shkelësi do jenë pa kamatvonesë dhe me 50% ulje (nga 20% ulje që është sot). Pritet votimi i ligjit në tërësi, por PD është shprehur kundër duke thënë se nuk mund të votojnë pa patur mendimin e Komisionit të Ligjeve.

“Te pjesa procedurale, kalendari i punimeve 22 nëntor 23 dhjetor, u parashikua që propozimet të kalojnë dhe te Ligjet. Kjo duket qartësisht në pikën 37. Dhe në këto kushte, pa ardhur miratimi i komisionit të ligjeve, ne sduhet ta votojmë këtë. Për efekt procedural”, tha Bushati.

“Ligjet na kanë thënë që ndrysimet e porpozuara nga PD janë trajtuar si amendamende, dhe për këtë pr ligj komisioni i ligjeve është shprehur. Ne I bëmë të gjitha ndryshimet nene per nen dhe ne e kemi thënë fjalën tonë. “Ligjet per mendim jane, sugjerime. Ato i kanë dhënë njëherë”, tha Pëllumbi.

“Në programin e punës është pika që dueht të flsain te komisioni i ligjeve, prandaj PD nuk voton në tërësi ligjin, pa ardhur mendimi i komisionit të ligjeve”, tha Bushati.

Etiketa: gjobatndryshimet ne kodin rrugorparkimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama fali gjobat e 10 viteve të fundit/ PD: U shkel ligji dhe barazia në garë, ç’do thotë SPAK?

18:05 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sistemi i tatimeve në kolaps! Kontabilistët nuk dorëzojnë dot bilancet, gjoba për vonesat

12:08 : 31/03/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare/ Falja e gjobave, Bardhi: Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave

10:43 : 19/12/2024
AKTUALITET

Drafti i PS për faljen e gjobave, lehtësim barre, apo lëvizje për përfitim elektoral?!

17:30 : 14/12/2024
AKTUALITET

Kush janë deputetët më të gjobitur për mungesat në Kuvend, rekordi mbahet nga Nebijaj

09:02 : 12/08/2024
AKTUALITET

KLSH kritikon sistemin e-Gjoba: Qytetari duhet të njoftohet me postë për kundërvajtjen rrugore

16:29 : 06/08/2024
Para

Katër muaj e shtrirë te Trauma, 22-vjeçarja keniane del nga koma

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com