• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situata në Veri/ Anëtari i kryesisë së VV: I heqim vetë barrikadat, po s’reagoi KFOR-i

23:26 : 19/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Derisa barrikadat në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në ditën e dhjetë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se situata vazhdon të jetë e qetë por që grupet kriminale vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë. Kurse, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka konfirmuar se kishte plan që të sulmohej pika kufitare në Jarinjë.

E sipas anëtarit të Komisionit për Siguri, Arbër Rexhaj institucionet e Kosovës do të presin edhe disa ditë nga KFOR-i dhe nëse nuk largohen barrikadat, atëherë këtë do ta bëjnë vet.

Një protestë e nisur të dielën nga një grup serbësh, të afërt me organizatën paramilitare ruse Wagner, kishte qëllime të tjera.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se grupi planifikonte të sulmonte pikën kufitare në Jarinjë.

“Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm. Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët). Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte. Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në. Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, thuhet në reagimin e  Bislimit.

Lexo edhe:

Marrëveshja e Ohrit “zbarkon” në Tiranë, Rama zbulon detaje nga takimi me Kurtin

Takime me Ramën dhe Nikollën, Albin Kurti vjen sot në Tiranë

Derisa, nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, si shkak i barrikadave të vendosura nga grupet kriminale.

Nga ky institucion kanë thënë se gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe se zyrtarët policor së bashku me akterët tjerë, vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e qytetarëve.

“Forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e Policisë së Kosovës. Që nga vendosja e nëntë (9) barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim. Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e  qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me  të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në komunikatën Policia e Kosovës.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin ‘Five’ ka folur për kërkesën që Kosova, ia ka adresuar KFOR-it për heqjen e barrikadave, që janë vendosur tash e 10 ditë në rrugë në pjesën veriore.

“KFOR-i ka kërkuar mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës edhe një kohë për t’i larguar barrikadat, Qeveria e Kosovës do ta mirëkuptojë KFOR-in, por jo shumë gjatë. Mendoj që është çështje ditësh [largimi i barrikadave]”, deklaroi Arbër Rexhaj.

Grupi i ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia të dielën protestoi në pikën kufitare duke thënë se janë nisur që të ndihmojnë serbët në barrikada.

Ata kaluan një kordon të Policisë serbe por u kthyen mbrapa pak para arritjes në pikën kufitare në Jarinjë.

Kreu i këtij grupi Damjan Knezheviq, njihet për lidhjet e tij organizatën paramilitare ruse Wagner, selinë e të cilës e kishte vizituar muajin e kaluar.

Një ditë më parë qytetarët serb protestuan në afërsi të Jarinjës, derisa u përleshen edhe me zyrtarët policor serb, pas arrestimit të njërit prej protestuesve. Atyre u priu një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në pronësi një personi të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin./Telegrafi

Etiketa: konflikti kosove-serbiTensionet në veri të Kosovës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëveshja e Ohrit “zbarkon” në Tiranë, Rama zbulon detaje nga takimi me Kurtin

15:21 : 26/03/2023
AKTUALITET

Takime me Ramën dhe Nikollën, Albin Kurti vjen sot në Tiranë

08:09 : 26/03/2023
AKTUALITET

Takimi i Ohrit/ Opozita e Kosovës shpërthen ndaj Kurtit: Mashtrues, humbje historike!

16:18 : 19/03/2023
LAJMI I FUNDIT

Albin Kurti “kokë më kokë” me Olaf Scholz për propozimin evropian, ja çfarë u arrit

16:11 : 18/02/2023
LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Plani franko-gjerman “ndez” Parlamentin e Serbisë, deputetët përleshen para Vuçiç

15:32 : 02/02/2023
LAJMI I FUNDIT

Asociacioni i komunave serbe/ Hovenier: Kundër marrëveshjeve që shkelin Kushtetutën e Kosovës

16:09 : 31/01/2023
Para

Parashikimi i motit për ditën e martë, 20 dhjetor 2022

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com