• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i ri i SPAK, Dumani: Prokuroria e Posaçme duhet të kalojë në një fazë tjetër

09:21 : 19/12/2022
në AKTUALITET, VETTING

Këtë të hënë, Altin Dumani ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë prezantimit, në krah të Dumanit ishte dhe Arben Kraja, i cili e përfundoi mandatin pas 3 vitesh, si dhe Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Në fjalën e tij ku renditi disa prioritete të punës në drejtimin e SPAK, Altin Dumani deklaroi se tashmë puna e Prokurorisë së Posaçme do të kalojë në një tjetër nivel, në një luftë më agresisve ndaj korrupsionit të çdo niveli.

Dumani u zgjodh në krye në SPAK-ut më 16 dhjetor, ku mori 5 vota nga anëtarët e KLP-së. Ndërsa, kandidatët e tjerë, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi, morën respektivisht, 4 dhe 1 votë.

Deklarata

Lexo edhe:

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

“Falenderoj Këshillin e Lartë të Prokurorisë që më bësoi drejtimin e Prokurorisë së Posaçme në 3 vitet e ardhshme, besimin që më dhatë do ta përdor në funksion të ndërtimit të një institucioni të suksesshëm të ndjekjes penale, i aftë për t’u përballur me korrupsionin e çdo niveli dhe krimin e organizuar. Ky besim i dhënë më bën që të angazhohem maksimalisht në pasjen e një prokurorie sipas vizionit të cilin unë e bëra dhe gjatë garamit para KLP. Falenderoj kolegët e mi të nderuar, z.Xholi dhe z.Kondili, për garimin dinjitoz dhe i vlerësoj për vlerat që ata përfaqësojnë. Një falenderim i veçantë për z. Kraja i cili ka meritën e padiskutueshme në krijimin e një prokurorie funksionale. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh një shtëpi të re nga themeli, pasi duhet të kujdesesh për çdo detaj. Z.Kraja ju patët barrën që të përballoni problematikën dhe vështirësitë që shoqëruan krijimin e këtij institucioni. Sot, falë edhe kontributit tuaj të çmuar, kemi një prokurori funksionale me një bilanc pozitiv dhe e gatshme për t’u përballur me sfidat që e presin. Për secilin prej nesh këto 3 vite kanë qenë shumë të vështira pasi na është dashur të përballemi me shumë sfida dhe vështirësi. Pavarësisht këtyre vështirësive, secili prej nesh ka patur kontributin e tij në rezultatet e Prokurorisë së Posaçme, ndaj ju shpreh mirënjohjen për angazhimin dhe sakrificat tuaja”, tha Dumani.

“Pas këtyre 3 viteve, Prokuroria  e Posaçme do të kalojë tashmë në një fazë tjetër, dhe që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar. Tashmë kemi një Prokurori e cila është në funksion të plotë në përbërje të së cilës jemi 17 prokurorë, kemi tashmë Byronë Kombëtare të Hetimit funksionale. Gjithashtu, kemi dhe diçka tjetër pozitive që kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite punë.

Marrë në konsideratë këto rrethana, inkurajoj dhe nxis të gjithë së bashku duke punuar në grup si një skuadër e vetme të demonstrojmë se jemi të aftë të procedojmë penalisht çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij. Nuk duhet të harrojmë dhe detyrimin që kemi që përmes punës sonë të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim si dhe të kontribuojmë në proceset integruese të vendit tonë. Ju garantoj se unë do të jem në krahun tuaj në përballimin e sfidave që na presin, përmes kontributit konkret duke hetuar bashkë me ju dhe duke përfaqësuar çështje në gjykim së bashku me ju si dhe duke ju krijuar kushtet që të ushtroni funksionet tuaja të pandikuar nga askush, por duke qenë besnikë vetëm të ligjit. Te unë do gjeni kolegun ku mund të adresoni çdo shqetësim tuajin si dhe ju garantoj se do bëj përpjekjet maksimale për të adresuar dhe zgjidhur çdo problem”, shtoi.

“E nderuar znj.Hajnaj, ju garantoj se marrëdhëniet mes Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së do të karakterizohen nga bashkëpunimi cilësor dhe mirëkuptimi reciprok. Unë jam i vetëdijshmë se pa një BKH efiçente, suksesi është i pamundur. Vlerësoj punën e hetuesve të BKH-së pasi shikoj tek ata njerëz të motivuar me ambicie dhe të interesuar për rritjen profesionale. Ju bëj thirrje hetuesve se zyra e drejtuesit është e hapur dhe ata janë të mirëpritur për të adresuar problematikat me të cilat mund të ndeshen duke i siguruar se së bashku me drejtoreshën e BKH do t’ju japim zgjidhje”, deklaroi kreu i ri i SPAK, Altin Dumani”, përfundoi ai.

Etiketa: ALTIN DUMANIspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

Zgjidhet Kryetarja e LDGSH Gjirokastër, Vokshi: I urojmë suksese

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com