Reagimi i parë i Emmanuel Macron pas humbjes së Francës në finale ndaj Argjentinës erdhi në Twitter.
Presidenti francez, i cili ndodhet në Doha , ku ndoqi ndeshjen e madhe, megjithëse i trishtuar nga zhvillimi i saj, mbajti kokën lart duke shkruar: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”.
Les Bleus nous ont fait rêver.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) December 18, 2022
Pas përfundimit të sfidës Argjentinë-Francë dhe kurorëzimin e Lionel Messit si mbreti i Botërorit, presidenti francez zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës.
Ai u pa duke përqafuar Kylian Mbappe dhe duke komunikuar disa fjalë me të.
French President Emmanuel Macron consoles Kylian Mbappé after falling short of the World Cup trophy.
— ClutchPoints (@ClutchPointsApp) December 18, 2022