Lionel Messi u ngjit mbrëmjen e sotme në fronin e futbollit, pasi Argjentina e tij triumfoi në një finale elektrizuese në stadiumin “Lusail” të Dohas.
Pavarësisht tregolëshit epik të Kylian Mbappes që mbajti “Gjelat” në lojë deri te penalltitë, “Albicelestet” triumfuan në ruletën ruse duke treguar qetësi dhe kualitet para katërkëndëshit të mbrojtur nga Hugo Lloris.
Ai që e përjetoi me drithërima dhe lot gëzimi pa fund këtë fitore ishte pikërisht Messi.
Ylli argjentinas realizoi ëndrrën që nuk mundi ta përmbushte në finalen e Brazilit dhe shkoi të festonte me tifozët, e më pas me djemtë e tij.
The moment when Lionel Messi understood that he’s a World Champion 🥹
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) December 18, 2022