• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokatja britanike mbron shqiptarët: Nuk mashtrojnë, ata i ikin dhunës e trafikimit!

08:49 : 17/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Debati që ka shpërthyer prej dia muajsh në Britani dhe që për protagonist ka azilkërkuesit shqiptarë, tashmë ka “zbritur” në Westminster ku Rishi Sunak przantoi planin e tij me 5 pika për ndaljen e kalimeve me gomone në Kanalin Anglez.

Por përveç debatit në nivel superior mes kryeministrit ddhe liderit të opozitës, diskutime për çështjen e krijuar me shqiptarët po zhvillohen edhe në komisionet parlamentare, ku deputetët kanë thirrur për raportim edhe avokatë të ndryshëm që kanë mbrojtur shqiptarët gjatë procesit të tyre gjyqësor me Home Office.

Së fundmi, Esme Madill, e cila është avokate pranë Qendrës Juridike Islington, aty ku punon me refugjatët e rinj nga Shqipëria që mbërrijnë në qytet, u paraqit para Komisionit të Punëve të Brendshme javën e kaluar për të hedhur poshtë supozimin se ata falsifikojnë kërkesat e tyre për azil dhe “tallen me sistemin”.

Madill pranon se u paraqit në Komisionin Parlamentar pasi ajo mësoi se shumica e shqiptarëve nuk do të jenë në gjendje të kërkojnë azil sipas planeve të reja të qeverisë.

“Disa nuk mund të tregojnë kurrë historitë e tyre. Disa vajza që kanë qenë në shtëpi publike nuk do të thonë kurrë se çfarë kanë kaluar. Disa djem që janë mbajtur për shtatë, tetë, nëntë muaj të mbyllur në shtëpi me kanabis… ata kurrë nuk do të më tregojnë gjithçka që kanë kaluar”, tha ajo.

Lexo edhe:

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

Në vijim të fjalës së saj para deputetëve britanikë, Madill shtoi: “Shpesh klientët do të kenë plagë, do të kenë shenja litari në shpinë nga rrahjet nga përpjekjet për të ikur. [Rrëmbyesit] do të presin anët e tyre si ndëshkim për humbjen e lëndëve narkotike dhe të gjithë djemtë do të kenë prerje të rënda që janë infektuar”.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman njoftoi javën e kaluar planet për të vendosur një ndalim të plotë të kërkesave për azil të bëra nga shqiptarët në Britani , për shkak se shteti ballkanik është caktuar një vend “i sigurt” nga qeveria.

Por, Madill nënvizoi se shumë shqiptarë që mbërrijnë si azilkërkues në Britani po i shpëtojnë dhunës ose janë trafikuar nga vendet e tyre të origjinës për të shlyer borxhet e familjes.

“Familjet kanë marrë hua para për të paguar kujdesin mjekësor. Ata mund të kenë marrë para borxh për të kryer një operacion të syrit për të shpëtuar shikimin e dikujt brenda familjes, ose kanë marrë para borxh për një fëmijë me aftësi të kufizuara që të operohet”, deklaroi ajo.

“Dhe për shkak se nuk ka të njëjtat mundësi për larjen e borxheve që do të kishin këtu, ata i huazojnë ato para nga bandat e trafikantëve. Atëherë trafikantët shkojnë dhe u marrin një fëmijë për të punuar në fermat e kanabisit në mënyrë që të shlyehet borxhi”.

“Sapo të mbërrijnë në MB, të rinjtë i nënshtrohen një procesi verifikimi “rigoroz” nga Home Office”, tha Madill, pasi azilkërkuesit i nënshtrohen intervistave që zgjasin nga tre deri në gjashtë orë.

“Pesë klientëve të mi fundit që shkuan për intervista iu bënë mesatarisht 126 pyetje në detaje rreth arsyeve që ata po ikin nga vendi i tyre”, zbuloi avokatja.

Sakaq, kushdo që apelon një vendim të Home Office duhet t’i nënshtrohet një tjetër séance “dëgjimore kundërshtuese”, u shpreh ajo.

“Unë mendoj se ne flasim shumë për njerëzit që mashtrojnë sistemin dhe nuk jam e sigurt nëse është gjithmonë e qartë se sa rigoroz është sistemi. Nuk është një sistem i lehtë për t’u mashtruar – në fakt është shumë e vështirë për njerëzit e zakonshëm të kalojnë atë sistem”, theksoi Mandill.

Etiketa: emigrantet me gomoneshqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

09:40 : 13/08/2023
AKTUALITET

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

17:18 : 11/05/2023
AKTUALITET

Trafikonte emigrantë drejt Anglisë, 49-vjeçari shqiptar rrezikon 6 vite burg në Belgjikë

15:01 : 04/05/2023
AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për vrasje fitoi anonimitetin pasi kërkoi azil, “çmenden” britanikët

08:47 : 10/04/2023
AKTUALITET

Rama-Sunak bëjnë shqiptarët të “parkojnë” gomonet, rrugë të reja për të hyrë në Angli

20:22 : 02/04/2023
AKTUALITET

FOTO/ Gjokutaj nxjerr provën: Çuçi firmosi deportimin e shqiptarëve nga Britania!

22:22 : 25/03/2023
Para

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 45-vjeçari (EMRI)

TË GJITHA

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com