• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ngadalësohet rritja globale e pagave për shkak të inflacionit

09:55 : 15/12/2022
në BOTA, EKONOMI

Një raport i ri i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka zbuluar se kriza globale e inflacionit, e shoqëruar me rritjen e dobët ekonomike dhe perspektivën e paqartë nga pasiguritë, ka sjellë një rënie të pagave reale në mbarë botën.

Sipas Raportit Global të Pagave 2022-2023, pagat reale mujore në nivel global kanë rënë mesatarisht me 0.9 për qind këtë vit, duke shënuar kështu rënien e parë të të ardhurave reale në shkallë globale në shekullin XXI.

“Krizat e shumta globale me të cilat po përballemi kanë sjellë një rënie të pagave reale. Kjo i ka vendosur dhjetëra miliona punonjës përballë një situate të tmerrshme, ku pasiguritë janë duke u shtuar,” tha në një deklaratë drejtori i përgjithshëm i ILO, Gilbert F. Houngbo, duke shtuar se “pabarazia në të ardhura dhe varfëria do të rriten nëse nuk mbrohet fuqia blerëse e atyre që paguhen më pak”.

Ndërkohë që inflacioni u rrit më me shpejtësi në vendet me të ardhura të larta, duke sjellë rënie mbi mesataren të pagave reale në Amerikën e Veriut (-3.2%) dhe në Bashkimin Europian (-2.4%), ILO ka zbuluar se personat me të ardhura të ulëta janë prekur në mënyrë disproporcionale nga rritja e inflacionit. Duke qenë se ata me paga më të ulëta shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për mallra dhe shërbime thelbësore, të cilat përgjithësisht pësojnë rritje më të shumta të çmimeve sesa artikujt jo thelbësorë, kjo kategori përballet me ndikimin më të madh të kostos së jetesës nga rritja e çmimeve.

Lexo edhe:

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash

“Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë punëtorëve me paga të ulëta dhe të mesme në hierarkinë e pagave,” tha Rosalia Vazquez-Alvarez, një nga autoret e raportit.

“Lufta kundër përkeqësimit të pagave reale mund të ndihmojë në ruajtjen e rritjes ekonomike, e cila nga ana e saj mund të ndihmojë në rikuperimin e niveleve të punësimit që ishin arritur përpara pandemisë. Kjo mund të jetë një mënyrë efektive për të reduktuar probabilitetin ose shkallën e recesioneve në të gjitha vendet dhe rajonet,” tha ajo./Monitor

Etiketa: iloOrganizata Ndërkombëtare e Punësrritje page

Lajme të lidhura

AKTUALITET

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

08:40 : 02/07/2025
RAJONI

Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash

21:35 : 09/04/2025
BOTA

Protesta masive në Greqi në 9 Prill për rritjen e pagave

22:12 : 07/04/2025
RAJONI

Bizneset në Kosovë ankohen për mungesë të punëtorëve, rritja e pagës shihet si zgjidhje

15:23 : 26/05/2023
AKTUALITET

Thellohet pabarazia! Mësuesit e mjekët rritje reale page 0%, deputetët dhe ministrat deri në 90%

14:56 : 24/05/2023
AKTUALITET

Mjekët në “arrati”, Rama kërkon ti mbajë në vend, u rrit pagën

10:22 : 06/03/2023
Para

Hije dyshimi për gomonen e mbytur në Kanalin Anglez/ Pse Franca dhe Britania reaguan me 1 orë vonesë?

TË GJITHA

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

09:03 : 12/07/2025

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:50 : 12/07/2025

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

08:37 : 12/07/2025

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

08:25 : 12/07/2025

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:17 : 12/07/2025

EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur

08:09 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com