• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hije dyshimi për gomonen e mbytur në Kanalin Anglez/ Pse Franca dhe Britania reaguan me 1 orë vonesë?

10:00 : 15/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Roja Bregdetare e Britanisë së Madhe ka vijuar kërkimet gjatë natës në Kanalin anglez për të gjetur katër emigrantë të tjerë që besohet të kenë qenë në gomonen, e cila u përmbys në orët e para të mëngjesit të djeshëm duke shkaktuar katër viktima.

Mediat vendase vijojnë të raportojnë për tragjedinë që ndodhi në Kanal, madje duke hedhur edhe akuza në drejtim të Rojës Bregdetare Franceze, e cila sipas ish-deputetes konservatore Ann Widdecombe nuk kanë reaguar kur kanë marrë mesazhe zanore me thirrje për ndihmë prej emigrantëve që ndodheshin në këtë gomone.

“Francezët nuk po bëjnë asgjë. Ne duhet të kishim ndaluar dërgimin e parave për ta shumë kohë më parë”.

Sakaq, një burim i tregoi TheSun se nuk dihet ende fati i një familje që ndodhej në gomone.

“Kishte një familje në bord. Ne nuk e dimë nëse janë të sigurt, por nëse nuk janë gjetur, ka të ngjarë të kenë vdekur.”

Lexo edhe:

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott: Politikanët e korruptuar…

Ndërkohë, mediat kanë zbuluar se një mesazh zanor 22 sekonda i është dërguar në WhatsApp nga varka organizatës bamirëse franceze “Utopia 56” në orën 1:53 të mëngjesit.

Zëdhënësi i “Utopia 56”, Nikolai Posner tha: “Në sfondin e mesazhit ne mund të dëgjojmë foshnjat duke bërtitur. Burri thoshte se uji kishte hyrë brenda gomones. Ai thoshte se familje me fëmijë ishin në bord dhe se kishin nevojë për ndihmë urgjente. Ishte si ‘Na ndihmo, na ndihmo, na ndihmo, kemi nevojë për ndihmë’. Ai dukej i ri, ndoshta nga Lindja e Mesme”.

Posner nënvizoi se punëtorët e organizatës së bamirësisë u përpoqën t’i përgjigjeshin, por mesazhi i tyre nuk u mor nga burri në gomone dhe më pas ata kontaktuan rojet bregdetare franceze dhe britanike.

“Është e paqartë pse një varkë shpëtimi u nis vetëm një orë pasi organizata bamirëse informoi autoritetet për mesazhin shqetësues në Kanal”, tha Posner, duke shtuar: “Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë asaj kohe“.

Në audion e notës zanore, të siguruar nga Channel 4 News, burri dëgjohet duke thënë: “Jemi në një varkë dhe kemi një problem. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi fëmijë dhe familje në një gomone. Uji po hyn. Të lutem më ndihmo vëlla. Të lutem, të lutem. Ne jemi në ujë. Ne kemi një familje“.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë britanike tha: “Në orën 03:05 të sotme, autoritetet u njoftuan për një incident në Kanal në lidhje me një varkë të vogël emigrantësh në rrezik. Pas një operacioni të koordinuar të kërkim-shpëtimit të udhëhequr nga Rojet Bregdetare, me keqardhje konfirmojmë se ka pasur katër vdekje të konfirmuara si rezultat i këtij incidenti. Hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur. Ky është një incident vërtet tragjik. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjet e të gjithë atyre që kanë humbur jetën sot“.

Po ashtu ekuipazhi i anijes “Arcturus” me bazë në Plymouth hasi në emigrantë të veshur me bluza dhe xhaketa të holla shpëtimi në Dungeness, 30 milje larg Doverit. Disa po zhyteshin në ujin e ngrirë ndërsa gomonia filloi të fuste ujë.

Skipper Ray u zgjua nga një koleg i cili tha se dhjetëra emigrantë po përpiqeshin të kapeshin për të shpëtuar në skajet e anijes.

Ray tha: “Gomonia filloi të largohej, kështu që unë u nisa me shpejtësi drejt saj dhe e siguruam me një litar”.

Ben Squire, pronar i “Arcturus”, e quajti ngjarjen një tragjedi dhe deklaroi: “Djemtë tanë ishin të mahnitshëm“.

Pasi i ngjiti emigrantët në anije, ekuipazhi u dha atyre rrobat e tyre dhe i ushqeu për t’i ndihmuar të fitonin temperaturën ideale të trupit.

Punonjësja e NHS, Karen Thompson tha se kishte parë një çantë me një trup të pajetë duke u sjellë në breg, në Dover. Një varkë shpëtimi e kishte çuar trupin në një tendë të mjekësisë ligjore në orën 11:15.

“Ishte e tmerrshme, çfarë tragjedie”, tha Karen.

Sir Roger Gale, deputet për North Thanet, tha se disa nga të shpëtuarit ishin ende duke luftuar për jetën e tyre në spital, duke përfshirë gra dhe fëmijë me styre.

Ndërkohë, përkthyesja shqiptare Fatbardha Celaj e cila po ndihmonte në trajtimin e të mbijetuarve tha se ishin 34 persona në një spital në Kentbury.

“Njëri është një djalë i quajtur Denis nga Shqipëria veriore. Ai është mirë, por i traumatizuar”, tha ajo.

Të tjerë kishin ardhur nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India dhe ishin larguar nga plazhi Ambleteuse, në jug të Calais, në orën 22:00. Temperaturat ranë në 0C gjatë natës, dhe kishte të ngjarë të kenë qenë -4C në det.

Një burim i tha The Sun se kontrabandistët e pashpirt kishin nxitur tregtinë duke paralajmëruar për mot më të ftohtë gjatë rrugës, duke luajtur me faktin se kalimet në Kanalin Anglez do të mbylleshin përfundimisht për Krishtlindje.

Burimi: The Sun/ Përshtati: Boldnews.al

Etiketa: Britania e Madheemigrantet me gomonepermbyset gomonia

Lajme të lidhura

BOTA

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

19:01 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott: Politikanët e korruptuar…

19:49 : 30/04/2025
BOTA

Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Myanmar

14:40 : 30/03/2025
BOTA

Britania ‘krahë’ SHBA-së, nuk do t’i përgjigjet rritjes së taksave për çelikun dhe aluminin

22:29 : 11/03/2025
BOTA

Britania e Madhe, kredi e re prej 2,26 miliardë paundësh për Kievin

21:43 : 01/03/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Britania e Madhe shpall sanksione të reja kundër Rusisë

16:41 : 24/02/2025
Para

Nga trafikant në përdorues droge, shqiptari lirohet nga burgu në Greqi pas apelimit

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com