• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pretendimet për trafik organesh nga UÇK, Berisha: Akuzë e kalkuluar

23:51 : 14/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Katër figura drejtuese të UÇK-së po hetohen në Hagë për krime lufte për dhe trafik organesh të robërve serbë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Por për kryetarin e PD dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, kjo është akuzë çnjerëzore e dhe e kalkuluar. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha thotë se nga hetimi që është bërë edhe në territorin e Shqipërisë nga Tribunali i Hagës, nuk është gjetur asnjë fakt që pretendohej se organet e robërve të kapur në luftën e Kosovës merreshin në një shtëpi në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Në fakt ka diçka që duket edhe nga të gjitha hetimet, dhe nga dokumentarët, dhe nga investigimi i gazetarëve, ka qenë Beogradi i cili ka furnizuar Dick Marty me të dhëna, e pranon ambasadori serb në Beograd që janë takuar në Zyrih ku ka ndodhur shkëmbimi i materialeve dhe më pas dosja e plotë e përgatitur nga prokuroria speciale serbe i ka kaluar Dick Marty dhe më pas Gjykatës Speciale.

Sali Berisha: Në atë periudhë unë kam qenë Kryeministër i vendit dhe unë në të gjitha tribunat e mëdha ndërkombëtare, OKB, Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës që e kemi kryesuar një periudhë, unë kam deklaruar se ajo është një akuzë e formuluar në Beograd dhe se pretendimet e Carla del Ponte janë thjesht si ato të një novele të Agatakristit,  kurse përsa i përket raportit të Dick Martyt kam deklaruar në atë se e kisha lexuar, jo se e nxirrja nga mendja ime, se ai raport në 80% bazohet në të dhënat e Vladimir Vukçeviçit, prokurorit të luftës të Beogradit.

Blendi Fevziu: Vukçeviçi e ka pranuar dhe vetë, e ka pranuar dhe parlamenti serb.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

Sali Berisha: Nuk ka diskutim që ishte. Dhe fakti që Sllobodan Millosheviçi, njeriu që kontrollonte të gjitha shërbimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë të asaj kohe, nuk e nxorri kurrë një pretendim të tillë në Hagë, dëshmon që kjo ishte një trillim.

Blendi Fevziu: Pra, ju po thoni që dhe Millosheviçi në mbrojtjen e tij nuk e ngriti kurrë këtë argument?

Sali Berisha: Jo, asnjëherë.

Blendi Fevziu: Ai tentoi ta ngrinte me SHBA, me ambasadorin Gelbart fillimisht, me ambasadorin Hollbruk idenë që UÇK ishte një organizatë terroriste.

Sali Berisha: Për atë UÇK-ja ishte organizatë terroriste dhe kur dëgjon sot në gjyqin e Gjykatës Speciale të Kosovës të përdoret kjo tezë nga institucioni i akuzës i cili kur filloi veprimtarinë shpalli publikisht se do merrej me krimet e pasfutjes së ushtrisë së NATO në Kosovë, me krime të kryera pas çlirimit të Kosovës.

Sali Berisha: Kishte një çështje aty që duhej hetim. Ishte akuza absurde se në Shqipëri ishin marrë organe tek robër serbë.

Blendi Fevziu: Ky ishte thelbi i akuzës së Dick Marty dhe mbi këtë u ngrit dhe raporti.

Sali Berisha: Kjo akuzë çnjerëzore, jashtëzakonisht e kalkuluar. Pse e kalkuluar? Ky nen i ndukjes së organeve, përbën krimin më të tmerrshëm të luftës dhe formën më të tmerrshme të krimeve të luftës. Kështu që, këtu u step komuniteti ndërkombëtar. Dhe komuniteti ndërkombëtar kërkoi që të hetohet. Por një gjë. Dy variante kishte në atë periudhë. Ose t’i jepej gjykatës së OKB siç kërkonin rusët, ose të krijohej një gjykatë në Kosovës meqënëse edhe vende të tjera të luftës në ish-Jugosllavi kishin krijuar gjykata e krimeve kundër luftës, Kosova pa sukses, të krijohej një e tillë analoge dhe të vendosej në Hagë.

Blendi Fevziu: Por gjykata e OKB, pra Gjykata e Krimeve të Luftës në Jugosllavi, tribunali i Hagës, nuk kishte gjetur asnjë gjurmë të trafikimit të organeve pas një vizite që ata kanë bërë në vitin 2004 në Burrel.

Sali Berisha: Jo, absolutisht asnjë gjurmë nuk kishin gjetur. Unë i kam lexuar ato materiale, ata flisnin se kishin gjetur penicila, kishin gjetur garza dhe age. Pra, kishin gjetur asgjë. Ndaj dhe unë i quajta akuzat e Carla del Pontes të një natyre si të novelave të Agatakristit dhe këtë e kam në fjalën time në OKB.

Blendi Fevziu: Në dijeninë tuaj, a ka pasur keqtrajtim të robërve serbë apo të tjerë të luftës dhe a ka pasur trafik organesh? Dhe a është i mundur teknikisht?

Sali Berisha: Kurrë, kurrë nuk ka pasur, kurrë nuk e besoj, kurrë nuk e kam besuar.

Blendi Fevziu: Po si mjek?

Sali Berisha: Jo. Kjo është në radhë të parë si mjek njëherë, unë jam mjek, unë nuk mund të besoj gjëra të pabesueshme. Për të marrë organe për qëllime trafikimi ajo kërkon një teknikë krejtësisht të paimagjinueshme se do ushtrohej në një shtëpië në Burrel apo në instalime provizore. Unë që në fillim i kam quajtur ato fantazi të zgjedhur pikërisht për të impresionuar botën se krime nuk kanë kryer vetëm serbët, po krime të tmerrshme kanë kryer dhe shqiptarët. /tvklan.al

Etiketa: Sali Berishatrafik organeshuck

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

13:41 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

13:20 : 08/10/2025
AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

12:55 : 07/10/2025
Para

Horoskopi 15 dhjetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com