“Fyerje dinjiteti”/ Alimehmeti: Paga e mjekëve qesharake

Lexo edhe:

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me eksodin e mjekëve nga vendi teksa ka thënë se deklarata e kryeministrit Rama në lidhje me mbajtjen e diplomave të studentëve të mjekësisë është shkelje e të drejtave të njeriut.

Ai shtoi se në vend nuk ka paga të kënaqshme për mjekët dhe nuk ofrohen gjithashtu as mundësi për rritje në karrierë, të cilat sipas tij janë arsye për largimin e mjekëve nga vendi.

Alimehmeti: “Ka arsye të tjera. Ne duhet të krijojmë kushte më të mira për vendin tonë. Janë raportuar disa shifra jo korrekte në OBSH nga ministria. OBSH thotë 12.7 mjekë për 10 mijë banorë. Në Kosovë rroga e në mjeku është 1440 euro, në Shqipëri kur fillon të marrë rrogën pas specializimit 650 euro. Gjermania mbetet Gjermani, por kushtet nga ku nisemi kanë këtë diferencë. Çfarë po bëjmë ne këtu, pagesa nuk ka, avancim karriere nuk ofrojmë. Një mjek do të avancojë në karrierë dhe pagesë. Nuk do të dëgjojë fjalë si “do t’iu mbajmë peng diplomën”, ajo është pronë e atij që e ka fituar. Është shkelje e të drejtave të njeriut dhe fyerje dinjiteti. Është një element që i bën mjekët të largohen sepse nuk vlerësohen. Pse duhet të qëndrojnë?”.

Lajme të lidhura

Para