• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërheqja e Alimehmetit nga balotazhi/ Kalemaj: Në listë për deputet

17:24 : 10/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv disa nga zhvillimet e fundit politike në vend dhe Kosovë. Duke analizuar faktin që Alimehmeti u tërhoq nga balotazhi për primaret, Kalemaj e sheh këtë si një bast, ku kandidati për Tiranën mund të jetë deputet në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të kontributit dhe galvanizimit elektoral.

“Mendohet që në fazën e dytë të primareve, kandidati apo kandidatja me numrin më të madh të votave, do ta kalojë këtë prag. Kjo është praktika, sepse një pjesë e kandidatëve tërhiqen dhe i bashkohen fituesit ose atij në vend të dytë, kur bëhet fjalë për balatozh. Një pjesë e mirë janë tërhequr, psh. Tirana, janë edhe dy bashki të tjera ku janë tërhequr në favor të kandidatit kryesues. I ndoqa më vëmendjen deklaratat kur u shprehën se kishin bërë një fushatë primaresh amerikane, dhe në këto raste i dyti i bashkëngjitet biletës së fituesit dhe bëhet nënkryetar. Biden kur garoi me Obamën, doli i 4 dhe i 5 dhe pas rezultatit zhgënjyes i bashkëngjit Obamës dhe u përzgjodh nënpresident i tij. Në rastin konkret kjo mund të analizohet në dy nivele, atë që bëri Alimhehmeti për tërheqjen nga gara, në një farë mënyrë i parapriu kohës politike, sepse këtë mund ta bënte edhe kandidati i tretë Bogdani. Evitoi shkuarjen në balotazh ku kandidati primar kishte 48 për qind të votave dhe disa kandidat të tjerë poshtë e mbështetën. Duke përllogaritur shanset elektorale, ndoshta ai ka bërë një bast, duke qenë edhe i ri në politikë, që unë mbështes kandidatin fitues, hyj në këtë garë dhe fitohet apo nuk fitohet Tirana është në listën e deputetëve, për shkak të kontributit dhe galvanizimit elektoral”.

Kalemaj tha se Durrësi dhe Elbasani do të jenë një test lakmuesi se nga cila anë do të anojë balanca elektorale, dhe dy qytete ku PD ka shanse reale për të fituar.

“Gara reale që ka PD, shanse për të qenë të suksesshme, përpos Shkodrës, do ishte Durrësi dhe Elbasanit. E shoh më të vështirë Tiranën për disa arsye. Në Durrës dhe Elbasan e majta ka qeverisur për 16 vjet, në Durrës ka betonizim të tejskajshëm, ish-kryebashkiaku Dako u largua non grata dhe ka një hije te kryebashkiakja aktuale, janë qytetet më problematike në krimin elektoral. Faktori i fundit është që Durrësi dhe Elbasani kanë qenë test lakmuesi ku do anojë balanca elektorale. Durrësi s’ka qenë bastion tipik dhe ka qenë letër lakmuesi. Opozita futet me disa disvantazhe, jo vetëm në kuptimin e çarjes së dy PD-ve, por edhe në faktin që edhe brenda ekipit që drejton PD-në dhe opozitën, ka mosmarrëveshje në nivel lokal të cilat duhen ezauruar deri ditën që do dalin, pavarësisht formulës. Në 6 mars kur ishin zgjedhjet e fundit lokale, pamë që vetëm Shkodra u fitua në mënyrë deçisive nga e djathta, ndërsa në bastione si Vora, e djathta apo opozita pësoi humbje disfatiste, gati 73 për qind votuan për kandidatin e majtë. Tirana ka disa faktorë që favorizojnë të majtën. Shumë nga lejet e ndërtimit, gjithë ky sistem klientele që favorizon atë në pushtet, salamandra elektorale, pjesa e patronazhistëve, ku shumica ishin të punësuar në bashki dhe me rroga publike.”

“Zvarritja e procesit është në interes të Ramës. Sa më afër zgjedhjeve lokale… Fushata nga PS ka nisur ‘de facto’. PD me ezaurimin e raundit të dytë të balotazhit fillon edhe ajo të ndezë motorin, asnjëherë s’fillon brenda kufirit zyrtar. Vendimi i gjykatës nuk është rol deçiziv për vouesit, sepse edhe nëse do jetë në favor të Alibeajt dhe Bashës, Shtëpia e Lirisë, do bëj të mundur grupimin e këtyre partive që janë në koalicion me njëra-tjetrën. Mbetet për t’u parë ku do pozicionohen aleatët, Duka ka thënë që do dalë më vete, z.Mediu është i paqartë…Pak peshë elektorale do zërë çështja e vulës por ka rëndësinë e vet. Nëse z.Alibeaj merr vulën, s’do të thotë që kandidatët e tij do zgjidhen në asnjërën prej 61 bashkitë, por që do prishin punë për Shtëpinë e Lirisë, patjetër që do prishin punë”.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Liberation Day

Sa i takon Samitit të 6 dhjetorit, Kalemaj tha:

“Ky Samit ishte ngjarje e rëndësishme simbolike për Shqipërinë, jo vetëm se bëhet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është i rëndësishëm në këtë moment deçiziv, kur po ballafaqohemi me krizën në Ukrainë, krizën energjetike dhe çështjen e emigrimit, për të mos folur për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Tirana u zgjodh për shkak se Beogradi, Sarajeva, Shkupi, Podgorica, Prishtina, s’mund të zgjidheshin. Tirana ishte zgjidhja më e mundshme, për të dhënë sinjale për rajonin. Ana tjetër e medaljes është çfarë u dhanë këtyre vendeve. Jemi 20 vite pas Samitit të Selanikut. 20 vjet më pas, ku jemi në raport me integrimin? Kemi një metodologji të re vlerësuese, që është ajo franceze, që i vlerëson kapitujt në mënyrë të integruar”.

Lidhur me goditjen ndaj Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit, politologu tha:

“Shumë deklarata politike ka pasur. Siç ndodh rëndom në Shqipëri, njëra palë e sheh gotën gjysmë plot, tjetra gjysmë bosh. Z.Berisha akuzon z.Ramën që është në rolin e shtytësit dhe personi në fjalë është ekzekutori. Nga ana tjetër kemi mazhorancën që thotë se këto janë marrëzira. Nuk kemi si t’i dalim deri në fund këtij muhabeti, janë organet e inteligjencës. Nuk bëhet fjalë për një goditje banale, bëhet fjalë për sigurinë, integritetin fizik të liderit të opozitës, e dyta për një gjuhë të ashpërsuar. Sepse edhe unë personalisht s’besoj se z.Rama e ka takuar personin në fjalë, por fryma, intolerenca, bën që persona të tillë me probleme mendore apo jo, të infiltruar apo jo, të bëjnë veprime të tilla. Larg qoftë që veprimi të ishte kryer me armë të ftohtë apo të nxehtë. Duhet të heqim dorë nga gjuha antagoniste dhe palët t’i ulin tensionet”.

Duke u ndalur te situata në Kosovë, Kalemaj vë në dukje se ka një shqetësim në rritje që asociacioni është rikthyer në tavolinën e bisedimeve si një kusht për Kosovën edhe pse është rrezuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Në një klimë kaq armiqësore, kur palët kanë humbur krejtësisht besimin te njëra-tjetrën, ngjarje të tilla e precipitojnë situatën dhe shanset që kjo çështje të zgjidhet deri në pranverë bëhen gjithnjë e më të vogla”.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

20:45 : 08/05/2025
AKTUALITET

Shpresë ka

15:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

Leksionet e një fushate të pazakontë

10:49 : 28/04/2025
AKTUALITET

Fushata/ Kalemaj: Rama po merr tezat e opozitës në minutat e fundit

18:41 : 26/04/2025
Para

FIFA hap një hetim kundër Argjentinës, a rrezikon Messi të mungojë ndaj Kroacisë?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Samiti/ Kush janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj

17:45 : 14/05/2025

Tre emra në merkaton e Real Madridit, më i kushtueshmi vlen 90 mln euro

17:45 : 14/05/2025

Gjoni: Kaluan çdo lloj parashikimi! Rama bleu votat në çdo zonë

17:40 : 14/05/2025

Sampdoria prek fundin, bie në Serie C për herë të parë në histori

17:35 : 14/05/2025

Përplasen makinat me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

17:33 : 14/05/2025

Turneu i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme/ Udhëheqësi i Katarit: Trump, “njeri i paqes”

17:27 : 14/05/2025

Kryen 7 vjedhje me vlerë 2 milionë euro në Francë, policia belge vë në pranga 6 persona

17:22 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com