• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal korruptiv 600 mijë € në PE/ Hetohet eurodeputetja greke, pranga burrit të saj

09:39 : 10/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Bashkimin Europian, teksa hetimet për korrupsion në vlerën 600 mijë euro kanë përfshirë Parlamentin e BE-së.

Figura kryesore në këtë skandal është eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, e cila është njëherësh një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian.

Sipas AFP-së dhe gazetës belge “Le Soir” Kaili u shoqërua për t’u marrë në pyetje në Bruksel të premten në mbrëmje në lidhje me hetimin mbi korrupsionin e dyshuar që përfshin “një vend të Gjirit” (i përfolur si Katari).

Burime të Parlamentit Evropian i thanë Euroneës.com se zyrës së Kailit i ishte vënë shiriti nga policia e Belgjikës, së bashku me zyrat e dy eurodeputetëve socialistë belgë, Maria Arena dhe Marc Tarabella.

Maria Arena mohoi çdo përfshirje të saj në këtë akuzë dhe tha se hetimi po bëhej për asistenten e saj, por mëngjesin e të premtes policia belge kishte arrestuar katër persona të tjerë për të njëjtin hetim.

Lexo edhe:

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Duhen reforma! Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

“Shiriti u vendos sepse ajo punoi për OJQ-në Fight Impunity, besoj, në vitin 2019. Nuk ka lidhje me faktin që ajo është asistentja ime”, tha Arena për “Le Soir”.

Katërshja e arrestuar besohet se janë të gjithë shtetas italianë, mes tyre dhe partneri i Kailit, Francesco Giorgi, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA. Edhe mediat në Greqi dhe Belgjikë raportojnë se një nga katër të arrestuarit është partneri i eurodeputetes 44-vjeçare, e cila është një ish-prezantuese e televizionit grek dhe pjesë e Parlamentit Europian që nga viti 2014.

Partia socialiste greke PASOK, anëtare e së cilës është Kaili, njoftoi të premten në mbrëmje se ajo ishte “përjashtuar” nga anëtarësia.

Zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës tha se gjeti 600,000 euro para kesh dhe sekuestroi kompjuterë dhe telefona celularë në aksionin e të premtes, ndërsa gjatë bastisjes u kontrolluan gjithsej 14 vende.

“Për disa muaj, hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale kanë dyshuar për një vend të Gjirit se ndikon në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian, kjo bëhet duke paguar shuma të mëdha parash ose duke u ofruar dhurata të majme palëve të treta me rol të rëndësishëm politik dhe/ose pozicioni strategjik brenda Parlamentit Evropian”, thuhet në deklaratë.

Zyra e prokurorit nuk e përmendi vendin në qendër të hetimit, por sipas “Le Soir” ky shtet i fuqishëm që ndikon nëpërmjet “blerjes” së politikanëve në PE është Katari.

Të kontaktuara nga Euroneës, shërbimet e shtypit të Parlamentit Evropian thanë se “Parlamenti Europian nuk komenton procedurat gjyqësore”.

“Si gjithmonë, Parlamenti Evropian bashkëpunon plotësisht me autoritetet kombëtare përgjegjëse. E njëjta gjë në këtë rast specifik”, shtuan ata.

Etiketa: afera korruptiveBashkimi EuropianeurodeputetjaParlamenti Europian

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

08:22 : 11/07/2025
AKTUALITET

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë: Duhen reforma! Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar

13:08 : 09/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Europa na sheh ndryshe, ndërsa qeveria Rama me lupën e 35 viteve më parë

10:52 : 09/07/2025
BOTA

Ursula von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Evropian

21:30 : 02/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

08:01 : 12/06/2025
Para

“Më jep lekët se të vrava…”, kërcënoi një person, arrestohet i riu në Elbasan

TË GJITHA

Paqe mes Lapajt e Shabanit? ‘Shqipëria Bëhet’: Refuzojmë gjuhën e dhunës! Të bashkëpunojmë sërish

18:42 : 18/07/2025

Duro analizon ekipet e Superiores: Dinamo e kalon turin, ja pse dështuan Egnatia dhe Partizani

18:31 : 18/07/2025

Në arrest përtej afateve/ Kushtetuesja: Tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Margjeka

18:15 : 18/07/2025

Aksident në Durrës, dyshohet për të plagosur

18:12 : 18/07/2025

Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Investim për të tashmen dhe të ardhmen!

18:11 : 18/07/2025

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025

Sondazhi: Vetëm 16% e italianëve do të luftonin për vendin e tyre

17:58 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com