• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

MEPJ i kujtoi largimin, reagon Yuri Kim: Korrupsioni gërryen potencialin e Shqipërisë

14:05 : 10/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE
Yuri Kim

Yuri Kim

Në një editorial të publikuar në ëebsite-in zyrtar të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ambasadorja Yuri Kim ka adresuar korrupsionin si elemntin kryesor që po gërryen potencialet e Shqipërisë.

“Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë”, shprehet ambasadorja.

Nër të tjera Kim thekson se SHBA do të vazhdojnë të intensifikojë përpjekjet për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar në vend, pasi duan ta shohin “Shqipërinë mike dhe aleate në NATO, si dhe të rritet më e fortë dhe më e pasur”.

Duke u ndalur te puna e kryer nga qeveria në këtë drejtim, diplomatja e SHBA nënvizon se “institucionet shqiptare kanë shumë më tepër për të bërë”

“Lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vështirë por suksesi është i mundur”, shton ajo, ndërsa i bën thirrje institucioneve të reja të drejtësisë që ta godasin këtë “të keqe” në mënyrë që besimi i shqiptarëve te reforma të rritet.

Lexo edhe:

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160

Ambasada e SHBA reagon pas takimit të VanHorn me ministrin e Drejtësisë: Të çmontohet krimi i organizuar

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë”, nënvizon ajo.

Duhet thënë se editoriali i ambasadores Kim vjen vetëm pak ditë pasi Ministria e Jashtme “i kujtoi” asaj me një postim në Tëitter se është në prag të largimit, duke bërë me dije se janë hapur nga DASH procedurat e zëvendësimit.

Yuri Kim zyrtarisht e mbyll mandatin e saj 3-vjeçar të nisur më 20 janar të 2020 në krye të selisë diplomatike të SHBA në Tiranë, në pak më shumë se një muaj kohë, ndërsa ka zëra për një përplasje mes saj dhe ekzekutivit në Tiranë sa i përket garës mes 3 prokurorëve për kreun e ri të SPAK.

 EDITORIALI I YURI KIM:

Teksa shënuam Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion dje, është me rëndësi që të rigjallërojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit. Korrupsioni iu vjedh qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën. Ai than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve.

Prandaj Presidenti Biden, për herë të parë, e përcaktoi anti-korrupsionin si interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe bëri publike një Strategji ambicioze të Shteteve të Bashkuara për t’iu Kundërvënë Korrupsionit. Për ta vënë në zbatim strategjinë, Shtetet e Bashkuara punojnë anembanë globit për të ndihmuar vendet që të parandalojnë ryshfetin, të mbështesin hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovuar transparencën, si dhe fuqizuar shoqërinë civile dhe median e pavarur për të zbuluar korrupsionin.

Këtë javë, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Transparency International organizuan Konferencën e 20 Ndërkombëtare Anti-Korrupsion, të përqendruar te mbrojtja e vlerave demokratike nga korrupsioni. E vlerësojmë pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisë, gazetarëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve në të, përfshi nga Shqipëria.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim median investigative dhe organizatat e shoqërisë civile që luftojnë korrupsionin. Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për shembull, Presidenti Biden nënshkroi në qershor 2021 një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili përqendrohet te krijimi i kostove për ata që përfshihen në veprimtari që minojnë institucionet demokratike dhe destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshi në Shqipëri. Ky Urdhër Ekzekutiv është përdorur tashmë për të sanksionuar aktorë të korruptuar.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë.

I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit, që populli Shqiptar mund të mbështetet tek institucionet shqiptare për të dhënë drejtësi, dhe që cilido ka një mundësi të drejtë dhe të barabartë për sukses në Shqipëri.

Institucionet shqiptare po bëjnë përparim kundër korrupsionit por ka shumë më tepër për të bërë. Lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vështirë por suksesi është i mundur. Asnjë vend nuk ka imunitet. Secili vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, e lufton korrupsionin çdo ditë. Sfida e Shqipërisë nuk është aspak unike – as nuk është e pakapërcyeshme.

Gjatë vitit të fundit, institucionet shqiptare kanë filluar të ndjekin penalisht çështje që më parë as nuk do ishin prekur. Uniteti ynë si aleatë në NATO ka arritur nivele të reja. Shqipëria ulet me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë verë, Shqipëria hapi bisedimet për anëtarësim me BE-në, një arritje e jashtëzakonshme që duhet ta bëjë krenar çdo shqiptar.

Gjatë këtij 100-vjetori të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, përkushtimi ynë ndaj popullit Shqiptar është më i fortë se kurrë. Rruga përpara – drejt anëtarësimit në BE, drejt drejtësisë – mund të jetë e vështirë, por Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura për të qenë në krahun tuaj çdo hap, në mënyrë që të ecim përpara së bashku. Gjithnjë përpara, gjithnjë bashkë.

Etiketa: Ambasada e SHBAambasadorja Yuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160

11:50 : 27/09/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA reagon pas takimit të VanHorn me ministrin e Drejtësisë: Të çmontohet krimi i organizuar

13:55 : 24/09/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

11:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë

12:54 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë: Jemi të palëkundur për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm

18:12 : 10/06/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA: Kufizim vizash për zyrtarët e huaj që cenojnë lirinë e fjalës së amerikanëve

17:44 : 29/05/2025
Para

Moti i keq dhe reshjet intensive të borës, anulohen dhjetëra fluturime

TË GJITHA

Duhanpirja në nivel shqetësues, ekspertët: 38% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç janë konsumatorë

16:20 : 11/10/2025

Biden i nënshtrohet terapisë me rrezatim ndaj kancerit të prostatës

16:13 : 11/10/2025

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

16:08 : 11/10/2025

Serbi-Shqipëri për Kualifikueset e Botërorit, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

15:58 : 11/10/2025

“Shkollat pa internet e laboratorë”/ PD: Mburrja e Ramës për arsimin, fasadë për të fshehur kolapsin

15:49 : 11/10/2025

Goditet organizata kriminale në Milano, kapen 50 kg drogë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

15:39 : 11/10/2025

Terras dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

15:28 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com