• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bombë në zemrën e BE”/ Thasë me para në shtëpinë e Eva Kaili, pranga dhe babait të eurodeputetes

10:38 : 10/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Skandali korruptiv që ka përfshirë Parlamentin Europian duket të jetë më i thellë sesa mendohej, teksa gazeta prestigjoze belge “L’Echo” konfirmon se eurodeputetja greke Eva Kaili, njëherësh një nga 14 nënkryetarët e PE-së ndodhet në paraburgim dhe jo nën hetim siç u lajmëruar fillimisht.

Ndërkohë, në pranga përveç bashkëshortit të saj italian Francesco Giorgi, ka përfunduar edhe babi i deputetes greke që vjen nga radhët e PASOK.

Sakaq, Kaili u përjashtua sot nga radhët e PASOK, nga vetë kryetari i partisë Nikos Androulakis, i cili në një konferencë urgjente e cilësoi atë si “Kalin e Trojës” të Demokracisë së Re, duke e akuzuar për “shitjen” e idealeve të PASOK dhe gjithashtu për përfshirjen në skemën e përgjimeve ndaj tij, për llogari të partisë qeverisëse të Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkaq, sipas “L’Echo” që e konsideron arrestimin e 44-vjeçares si “një bombë të vërtetë në zemër të demokracisë evropiane“, Kaili dhe disa eurodeputetë të tjera kanë përfituar dhurata dhe pagesa në cash nga Katari, duke favorizuar kalimin e ligjeve dhe politikave pro shtetit të Gjirit Persik.

Gjithashtu media belge raporton se në shtëpinë e eurodeputetes u gjetën çanta me para, por shuma ende nuk është përcaktuar.

Lexo edhe:

Turqia po forcon mbrojtjen ajrore, kërkon avionë bombardues “Eurofighters” nga Katari dhe Omani

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

“Në shtëpinë e nënkryetares së Parlamentit Europian u gjetën çanta me para”, titullohet artikulli me foton e Eva Kailit dhe ku thuhet se janë arrestuar pesë persona në Bruksel dhe dy të tjerë në Itali.

Sipas burimeve, hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të reja. Po ashtu, sipas “L’Echo” gjatë arrestimit të babait të Eva Kailis, ai dyshohet se “kishte një valixhe plot me para” dhe tentoi arratisjen.

“Ajo është arrestuar në flagrancë, e vetmja mënyrë e mundshme për të rrëzuar imunitetin e saj deputete. Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit dhe sekuestrimin e 600 mijë eurove kash, hetuesit arrestuan edhe babanë e Kaili, gjithashtu me një valixhe të mbushur me kartëmonedha dhe po tentonte të largohej, pasi ishte paralajmëruar nga bashkëpunëtorët”, raporton L’Echo.

Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe korrupsion të udhëhequr nga Byroja Belge Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit federal dhe hetuesi Michel Klez.

Hetimi fokusohet në veprimet e organizatorit të Kupës së Botës, Katarit, i cili besohet se ka ndikuar në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata të vlefshme.

Etiketa: Bashkimi Europianeurodeputetjaeurodeputetja grekeEva Kailikatariskandal korruptiv

Lajme të lidhura

BOTA

Turqia po forcon mbrojtjen ajrore, kërkon avionë bombardues “Eurofighters” nga Katari dhe Omani

15:45 : 23/10/2025
BOTA

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025
BOTA

SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial: Çdo sulm ndaj jush, prek interesat amerikane

18:55 : 01/10/2025
AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rama jeton në një Shqipëri që ka “lënë pas” rajonin, por qytetarët vuajnë me çmime të larta dhe paga minimale

14:12 : 23/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
Para

Zgjedhjet në veri të Kosovës, mblidhet KQZ, pritet certifikimi i kandidatëve të VV

TË GJITHA

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com