• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë!”/ NYT zbulon paktin sekret midis Trump dhe Putin

22:58 : 06/12/2022
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Një biznesmen i panjohur rus, një lobist amerikan, një klub ekskluziv në zemër të Manhatanit. Sigurisht dhe Donald Trump dhe Vladimir Putin. Në një artikull të gjatë, gazeta amerikane “New York Times” bashkon pjesët e një enigme, e cila lidh për herë të parë hakerimin rus të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 me futjen e tankeve të Putinit në Ukrainë.

“Il Russiagate” dhe lufta aktuale, të bashkuara në një ndërthurje ndërkombëtare, në të cilën Trump dhe Putin shfaqen si partnerë biznesi. Data kur nisi gjithçka është 28 korriku i vitit 2016. Mbrëmjen që Hillary Clinton pranoi nominimin presidencial të Partisë Demokratike, drejtori i fushatës së Donald Trump, avokati dhe lobisti Pol Manafort, mori një e-mail të fshehtë nga Moska.

Personi në fjalë ishte një partner biznesi, Konstantin Kilimnik, një shtetas rus me lidhje me ushtrinë ruse, që drejtonte në Kiev firmën konsulente të Manafort. Kilimnik po kërkonte një takim personal me të.

Mesazhi i koduar ishte “havjar”, një referencë për një ish-klient që i kishte dhënë atij një kavanoz të paharrueshëm me havjar me një kosto prej 30.000 dollarësh: Ai klient i famshëm ishte presidenti i rrëzuar ukrainas Viktor Janukoviç, njeriu që u arratis në Rusi në vitin 2014 pas protestave në Sheshin Maidan.

Pas 5 ditësh të dy u takuan në Grand Havana Room, një klub ekskluziv i vendosur në katin e 39-të në një prej rrokaqiejve në bulevardin Fifth Avenue 666.

Lexo edhe:

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

Kilimnik i tregoi Manafort një plan sekret, të quajtur “Mariupol”, që përfshinte pushtimin e Ukrainës nga ana e Putin, dhe krijimin e një republike autonome në lindje të vendit.

Sipas “New York Times”, presidenti i saj do të ishte sërish Janukoviç.

Rusët ishin të sigurt se nëse Trump do të bëhej president falë Kremlinit, ky plan nuk do të haste asnjë pengesë. Në javët në vijim, hakerat rusë do të përshkallëzonin sulmet e tyre për ta dëmtuar Klintonin dhe për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet.

Ndër dokumentet e cituara është “teksti mëmë” i gjithçkaje: një shënim i dërguar në vitin 2005 nga Manafort një oligarku rus pranë Putinit, Oleg Deripaska, që citohet në një raport të Komitetit të Inteligjencës së Senatit.

Manafort promovoi paktin e vëllazërisë me Janukoviç dhe tregoi strategjinë sesi mund të fitonte zgjedhjet. Një model që sipas tij mund të “sjellë përfitime të mëdha për qeverinë e Putinit”. Pikërisht nën krahun mbrojtës të Manafort, Janukoviç fitoi zgjedhjet presidenciale.

Gjashtë vjet më vonë do të zbulohej edhe pjesa e dytë e historisë: Manafort këshilltari i Trump. Kilimnik, ishte personi i kontaktit dhe lidhja e tij me Kremlinin.

Manjati amerikan e mënjanoi tërësisht establishmentin, teksa i dha një mbështetje të vakët NATO-s, duke thënë se mbrojtja e Ukrainës nga pushtimi i Rusisë nuk ia vlente, pasi rrezikohej nisja e Luftës së Tretë Botërore.

Më pas tha se do të shqyrtonte mundësinë e njohjes së Krimesë si një territor rus. Ndihma ushtarake për Kievin u bllokua nga këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, J.D.Gordon. Prandaj, 4 vitet e mandatit në Shtëpinë e Bardhë do të ishin një fazë e një afrimi domethënës me Moskën.

Por fitorja e Xho Bajden në zgjedhjet e vitit 2020, i ndërlikoi planet e Kremlinit, edhe pse nuk e ndaloi presidentin rus nga zbatimi i planeve të tij. Pak përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump e fali Manafort, i dënuar për falimentim të rremë të bizneseve të tij mashtrimin e FBI-së. 13 muaj më vonë, Putin, edhe pa mikun e tij në Uashington, vendosi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Etiketa: donald trumpvladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
BOTA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

19:55 : 24/10/2025
Para

Shpërthime të njëpasnjëshme në Mitrovicë të Veriut

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com