• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

16:11 : 05/12/2022
në BOTA

Se si zhvillohet popullsia e një vendi, mund ta vëresh në bazë të llogaritjes së lindjeve dhe pritshmërisë për jetëgjatësinë. Lëvizjet migratore dhe pandemitë e ndryshojnë pamjen. Edhe në Gjermani.

Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e përkthen shoqërinë në shifra dhe të dhëna që aktualizohen vazhdimisht, qofshin këto të dhëna për ekonominë, energjinë, arsimin apo çfarëdo tjetër. Aspak surprizues nuk ishte për shumë vite zhvillimi i popullsisë. Lindjet në Gjermani ishin në shifra të ulta, ndërkohë që jetëgjatësia shënonte rritje, pasoja: një popullsi në plakje. Mosha mesatare në vitin 2021 me 45 vjeç u rrit me pesë vjet më shumë krahasuar me vitin e bashkimit gjerman, 1990.

Imigrimi do të jetë vendimtar

Plakja e popullsisë do të përparojë në vitet e ardhshme. Por përkundër vlerësimeve të mëparshme, sipas të cilave popullsia në Gjermani do të rrudhej që tani, shifrat qëndruan të stabilizuara, madje u shënua edhe një rritje e lehtë. Në vitin 2021 në Gjermani jetonin 83 milionë vetë, aktualisht madje jetojnë pak më shumë se 84 milionë vetë.

Kjo rritje lidhet me imigrimin në vitet e fundit, sidomos në vitin 2015/2016 dhe sulmin rus kundër Ukrainës. “Pa prurjen e migracionit një ulje e numrit të popullsisë do të ishte e pashmangshme, sepse kanë ndërruar jetë më shumë vetë, se sa kanë lindur”, deklaron Karsten Lummer, drejtues i departamentit të “Popullsisë” në Zyrën Federale të Statistikave.

Lexo edhe:

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

Gjermania refuzon të ndjekë aleatët perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez

Corona dhe lufta e Ukrainës

Ky autoritet ka paraqitur së fundmi përllogaritjet për zhvillimin e popullsisë në vitet e ardhshme. Një statistikë e pasigurtë, si kurrë më parë. Pandemia e Coronës mori shumë jetë, vdekshmëria ka qenë qartësisht më e lartë, se numri i lindjeve në vitet e mëparshme. Lufta në Ukrainë bën që shumë vetë të gjejnë strehë në Gjermani, dhe këtë vit madje e ka rritur numrin e popullsisë.

Por sa refugjatë do të qëndrojnë, dhe sa do të kthehen? Sa i lartë do të jetë imigrimi nga vendet e tjera në vitet e ardhshme?

Zyra Federale e Statistikave ka përllogaritur disa skenarë që bazohen në një zhvillim të moderuar të numrit të lindjeve dhe pritshmërisë për jetëgjatësinë. Tek shifrat ka efekt edhe numri i imigrantëve.

Gjermania ka nevojë për shumë imigrim

Nëse në vit do të imigronin 290.000 vetë, atëherë popullsia do të rritej deri në vitin 2013 në 85 milionë vetë, dhe më pas në vitin 2070 do të reduktohej në 83 milionë vetë. Me një imigrim me 180.000 vetë në vit numri i popullsisë do të ulej në 75 milionë vetë në vitin 2070. Ndërsa me një imigrim prej 400.000 vetësh në vit, popullsia deri në vitin 2071 do të rritej në 90 milionë vetë.
Por megjithatë imigrimi nuk e ndryshon rritjen e numrit të të moshuarve. Zyra Federale e Statistikave ka përllogaritur, se numri i pensionistëve, pra i atyre mbi moshën 67 vjeç, deri në mesin e viteve 30-të do të rritet në të paktën 20 milionë vetë. Kështu në të ardhmen çdo i pesti qytetar gjerman do të jetë “senior” Ndërsa numri i 80-vjeçarëve do të mbetet i stabilizuar deri në mesin e viteve 30-të, mes 5,8 milionë deri në 6,7 milionë vetë. Në bazë të kësaj numri i atyre në moshë të thyer, pra ai i atyre që kanë nevojë për kujdes shëndetësor do të rritet masivisht. “Në vitet 50-të e 60-të do të jetojnë mes 7 deri në 10 milionë njerëz në moshë të thyer në Gjermani”, thotë Karsten Lummer. “Ne duhet të përballemi me këtë proces plakjeje dhe me sfidat që dalin për shoqërinë.”

Për Gjermaninë është e parashikueshme që numri i njerëzve në moshën e punës na 20 deri në 66 vjeç do të bjerë në vitet e ardhshme. Aktualisht në moshë pune në Gjermani janë 51,4 milionë vetë. Sipas statistikave edhe me një imigrim të madh, numri i njerëzve në moshë pune deri në vitin 2013 do të bjerë me 1,6 milionë vetë./dw

Etiketa: gjermaniaMoshapleq

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania përgatitet për luftë, trajnime për të trajtuar 1 mijë të plagosur në ditë

15:37 : 25/09/2025
BOTA

Gjermania refuzon të ndjekë aleatët perëndimorë në njohjen e shtetit palestinez

15:46 : 22/09/2025
BOTA

Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”

09:11 : 12/09/2025
BOTA

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025
Para

Serbia kthehet partner kryesor tregtar i Kosovës, importet rriten me 850 mln euro

TË GJITHA

Zgjedhjet për Tiranën/ Grupi i Punës së PD nis negociatat për kandidatin

13:20 : 27/09/2025

Arrestohet Gazment Braçe, hetimet për vrasjen e biznesmenit italian marrin tjetër rrjedhë/ DETAJE

13:07 : 27/09/2025

Berisha publikon VIDEO-n që tregon lidhjet e vrasësit të biznesmenit italian me PS

12:50 : 27/09/2025

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025

Lushnje/ Fqinjët nuhatën erën e rëndë, i moshuari gjendet i pajetë në banesë – EMRI

12:23 : 27/09/2025

Sherr pas koncertit në Athinë, plagosen me thikë 3 shqiptarë

12:17 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com