Partia Demokratike ka finalizuar sot një nga proceset më demokratike brenda kampit blu, që nga rikthimi i Sali Berishës në krye të saj, atë të Primareve.
Duke përzgjedhur me një garë brenda llojit kandidatin më të denjë për secilën nga 61 bashkitë e vendit, PD nis zyrtarisht “betejën” me maxhorancën duke u përgatitur me kandidatët e opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit 2023.
Pas përfundimit të procesit të Primareve të PD në thuajse të gjitha qarqet, kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se tashmë është vendosur një standard i paparë demokratik në vend.
- Më poshtë lista e kandidatëve fitues:
Në Skrapar kanë votuar 156 nga 228 demokratë në total. 156 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm, Eugen Mustafallari.
Në Selenicë kanë votuar në total 350 anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. Leonard Rakipaj ka fituar 270 vota, Jani Dapaj 70 dhe Dhurata Mecorapaj 10 vota.
Në Vaun e Dejës, Zef Hila ka fituar me 734 vota. Ndërsa Kolë Shaban ka arritur të marrë 117 vota.
Në Dimal kanë votuar 276 nga 584 simpatizantë në total. Gentjan Meçe ka arritur të fitojë me 187 vota, ndërsa Thoma Rumniçi ka marrë 86 vota. tre fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.
Në Krujë fitues i raundit të parë ka dalë ndriçim Babasi me 168 vota. Aqif Mesi ka marrë 2 vota, Imer Merlika 4 vota, Genc Laçi 3 vota, Gëzim Hoxha 5 vota, Agim Kodra 25 vota, Agron Laka 93 vota, Arjan Vogli 133 vota dhe Andi Gjoka 147 vota.
Në Memaliaj fitues ka dalë Albert Malaj me 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.
Në Tepelenë fitues u shpall Baftjar Imeri i cili ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.
Në Shkodër fitues Bardh Spahia i cilili ka marrë 1386 vota pro, ndërsa 6 vota kundër, 4 të pavlefshme.
Në Gjirokastër pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në Primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 persona.
Në Bulqizë kanë votuar gjithsej 750 simpatizantë. Defrim Fiku ka marrë 453 vota, Fatos Hoxha 280 dhe të pavlefshme 11 fletë votimi.
Në Shijak mbyllet numërimi. Kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.
Në Berat kanë votuar 642 nga 3270 në total simpatizantë. 527 vota i ka fituar kandidati Zija Ismaili, 32 vota kandidati Sazan Guri, 80 vota kandidatja Klejdi Spahiu dhe 3 vota kanë qënë të pavlefshme.
Në Këlcyrë pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota. Përballë tij ishte Edmond Nano i cili arriti të merrte 39 vota. një fletë votimi u shpall e pavlefshme.
Në Libohovë kanë marrë pjesë 282 votues. Kandidati i vetëm Adil Xhefili ka marrë 282 vota. Asnjë fletë votimi nuk rezultoi e pavlefshme.
Në Pogradec, Oligert Muçllari ka dalë fitues me 289, ndërsa 291 vota ka arritur të marrë Zini Tollozhina. 5 vota te pavlefshme.
Në Përmet është zyrtarizuar kandidati i vetëm Edmon Komino
Në Konispol fitues ka dalë Fatmir Shero. Ai ka arritur të marrë 137 vota kundrejt 41 votave të Aleksander Lokoshit.
Në Devoll fitues ka dalë Elvis Hajdërlli me 1184 vota. Vojsava Bregu ka marrë 156 vota dhe 18 vota Xhensila Kapo.
Në Delvinë, Ilir Mehmeti ka dalë fitues me 185 vota. Hasan Alizoti ka marrë 83 vota, ndërsa Bati Cucuri 76 vota.
Në Roskovec fitues ka dalë Nerdit Hazizaj me 204 vota. Ndërkohë Dhurata Malka ka marrë 50 vota, Nazar Plaka 102. Gjithsej kanë votuar 354 persoa.
Në Kurbin, Behar Haxhiu shpallet fitues që në raundin e parë.
Në Klos kanë votuar 1350 persona. Bedri Hoxha ka marrë 758 vota duke u shpallur fitues. Basir Çupa ka marrë 528 vota dhe Veri Kuka 6.
Në Maliq kanë votuar 1236 persona. fitues është shpallur Alfret Gega me 920 kundrejt Alfret Berberit që arriti të merrte 315 vota.
Në Korçë, Ledina Alolli është shpallur fituese me 619. Gjergji Gjata ka marrë 426, ndërsa Entela Dvorani 47. Te pavlefshme 16 vota.
Në Librazhd fitues i raundit të parë ka dalë Shefki Çota me 309 vota. Arianit Leka ka marrë 149 vota, Shaqir Kuka 55 vota, Mereme Zeneli 59 vota, Ndriçim Lila 45 vota dhe Agron Mekshi 23.
Në Belsh ka fituar Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër.
Në Cërrik fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela ka marrë 107 vota.
Në Vlorë, Hysni Sharra ka dalë fitues me 549 vota. Nada Daullja ka marrë 250 vota, ndërsa Alta Haluci 231 vota. Kanë votuar 1040 anëtarë, 10 vota janë shpallur të pavlefshme.
Në Prrenjas kanë votuar 217 persona. Suzana Topi është shpallur fituese me 150 vota ndërsa Medi Leka ka marrë 60 vota. 7 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Në Mat, shkon në balotazh zgjedhja e kandidatit. Në këtë proces votuan 680 anëtarë e simpatizant të Partisë Demokratike. Skënder Gjuci mori 319 vota, Bukurosh Ballabani 145 vota, Lindita Doda 130 vota dhe Ymer Barçi 78 vota. Të pavlefshme 8 vota.
Në Fier shkon në balotazh zgjedhja e kandidatit. Evdar Kodheli ka fituar me 413 në raundin e parë. Artur Mahmutaj ka marrë 242, Albano Zhapaj 87 vota, Denisa Mucaj 34 vota dhe Ermal Hamataj 107 vota. Në total kanë votuar 883 persona dhe 4 fletë votimi kanë qenë të pavlefshme.
Në Patos fitues ka dalë Sofie Alushaj me 256 vota. Ardian Rama ka marrë 56 vota dhe Gazmend Halimi 28 vota. Gjithsej kanë qenë 340 votues.
Në Mallakastër ka dalë fitues Resmi Shanaj me 264 vota. Resmi Shanaj ka marrë 264 vota. Gjithsej kanë votuar 333 persona.
Në Kukës ka fituar Admir Sinamari me 989 vota.
Në Has fitues ka dalë Miftar Dauti me 877 vota. Nazlije Laçi ka marrë 303 vota, Bledar Lushi 202 vota. Pjesëmarrës në votime ka pasur 1397 persona ndërsa fletë të pavlefshme 15.
Në Kamëz, Arjan Hoxha do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në përfundim të procesit të numërimit për primaret, Hoxha ka arritur të marrë 2095 vota. Ish-deputeti Asllan Dogjani ka marrë 1049 vota. Ndërsa Shemci Prençi 207 vota. 41 vota kanë rezultuar të pavfleshme. Në total, në primaret e PD për bashkinë e Kamzës kanë marrë pjesë 3392.
(Rezultatet janë në përditësim)
- Pas procesit të primareve flet kreu i PD-së, Sali Berisha
Pas përfundimit të procesit të Primareve të PD në thuajse të gjitha qarqet, kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se tashmë është vendosur një standard i paparë demokratik në vend.
“Erdha tu falënderoj me shumë përzemërsi. Sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katërta anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie. Falënderim për ata që morën pjesë, e fisnikëruan garën, e pashembullt ndonjëherë me mbi 200 burra, gra e të rinj, anëtarë të PD dhe shoqërisë civile, pra prurje të larmishme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë.
Por unë me këtë rast dua të theksoj se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i 2021, që anëtarët e PD folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak se 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre.
Në këtë kontekst kam bindjen se çdo anëtarë i PD ndihen më të lirë, dinjitozë, më të motivuar se kurrë. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD, proces me të cilin kjo forcë përmbysi procedurën e përfaqësimit. Vendosën standard demokratik të paparë në Shqipëri çka e bën PD sot forcën më të fuqishme politike në vend. Në garë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë. Që të gjitha si vullnet i lirë i kandidatëve apo propozime të lira. Rruga e vete vota e lirë, se ndryshe nuk ka garanci. Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur, por u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë”, tha Berisha.
- Akuzat gjatë procesit të primareve flet Berisha
Sali Berisha u pyet edhe lidhur me zërat dhe akuzat se në lista ka pasur socialistë. Kreu i PD-së tha se “dorën në zjarr nuk e vë”, por shtoi se edhe nëse ka pasur kjo nuk ndikon në proces.
“Së pari në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë kandidat të mbështetur nga Berisha as dhe kryesia e PD. Se çfarë kanë kuptuar me paracaktim ata rivalë, unë nuk e di. Natyrisht ky komision ka bërë një punë të jashtëzakonshme me verifikimet e ankesave për listat. A ka pasur socialistë ën ato lista? Unë dorën në zjarr nuk e vë. Të marrim dy aspekte, së pari kandidati apo kandidatja mund të ketë miq socialist, i fton, por të jem i sinqertë, edhe e votojnë, votojnë në PD por dhe në zgjedhje të përgjithshme, un të paktën di raste. Por a kanë qenë problem këto raste? Jo nuk kanë qenë. Kjo nuk ndikon në proces”, tha Berisha.