• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bordi i Ramës “rrjep” shqiptarët/ Rriten çmimet e karburanteve, Bursa nën 90 $/fuçia

14:07 : 02/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Pasi nuk reflektoi prej disa ditësh çmimin e ulur frikshëm të naftës në tregjet ndërkombëtare, kur në ditë të caktuara arriti edhe deri në 85 dollarë për fuçi, duke u njehsuar me periudhën e para shpërthimit të luftës, Bordi i Transparencës është mbledhur sot për “çmendurinë” radhës.

Me synimin për të “rrjepur” shqiptarët, Bordi i Ramës për herë të parë pas gati dy muajsh ka vendosur që të rrisë çmimin e karburanteve, ndonëse në bursa nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi.

Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet tanimë me 214 lekë, pra 8 lekë më shumë sesa 206 lekë/litri që ishte çmimi i vendosur më 29 nëntor.

Sakaq, benzina shtrenjtohet me 4 lekë dhe do të tregtohet me 195 lekë, nga 191 që ishte deri tani. Ndërkohë do të mbetet i pandryshuar çmimi i gazit, në 71 lekë për litër.

Çmimet e reja do të nisin të aplikohen nga pikat e karburanteve prej orës 18:00 të kësaj të premte.

Lexo edhe:

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

Edhe pse çmimet e bursës janë në nivele të ngjashme me shkurtin (kur ishte rreth 185-190 lekë) në Shqipëri me ligjin që shkelet me këmbë nga Bordi komunist, nafta është gati 15% më e shtrenjtë.

Fiksimi i çmimeve nga Bordi i Transparencës është kundërshtuar gjithmonë nga qytetarët dhe aktorët ekonomikë në vend, pasi kurrë nuk ka ndikuar pozitivisht në xhepat e tyre dhe bilancet e bizneseve, por ka dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal, siç ndodhi dhe ditët e fundit kur nafta zbriti në rreth 83 dollarë për fuçi.

“Ndërhyrjet e Bordit janë më të dëmshme sesa të lihej tregu të funksionojë në konkurrencë. Kompanitë nuk mbyllin dot blerje për afate më të gjata, pasi luhatjet e shpeshta të çmimit nga bordi vetëm sjellin dëme, duke bërë që shoqëritë të mos mbajnë rezerva, pasi do të detyroheshin të shisnin me humbje, përsa kohë që çmimet fiksohen nga Bordi”, janë shprehur për mediat nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.

Vendim i Bordit të Transparencës:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, +42 nga data 28.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, +59 nga data 28.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 112. 49 (-0.06 nga data 28.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Etiketa: bordi i transparencescmimet e karburanteverritet cmimi i naftes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

10:09 : 19/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

12:16 : 16/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:00 : 10/06/2026
AKTUALITET

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:15 : 02/06/2026
Para

Dhunë ndaj babait, drogë e të dehur në timon, 6 të arrestuar në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet