• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza ekonomike/ PL: Zgjidhja për shqiptarët, largimi i qeverisë së korruptuar

12:03 : 30/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun në PL, Silva Caka, në një deklaratë për mediat ka folur mbi krizën ekonomike në vend dhe pamundësinë për të pasur një banesë.

Në deklaratën e saj, Caka ka theksuar se, kriza ekonomike ka ardhur nga korrupsioni i lartë, e si pasojë pagat nuk rriten prej vitesh e as inflacioni nuk arrin të indeksohet plotësisht.

Sipas Cakës, rritja e çmimeve dhe kostove të jetesës pa i ofruar asnjë mbrojtje nga Qeveria, ka thelluar varfërinë, i ka çuar shqiptarët në kufijtë e mbijetesës dhe ia ka bërë të pamundur që ata të kursejnë për të blerë një banesë.

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka

Varfërimi galopant i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, ka thelluar në mënyrë shumë të rëndë pamundësinë e tyre për të pasur një banesë.

Lexo edhe:

Meta: Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri, PL do garojë me siglën e saj në zgjedhjet e 2027

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët.

Një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

Vetëm brenda një viti, në raport me vitin 2021, sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 39%.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë 40% më të shtrenjta sesa në Prishtinë dhe kuptohet lehtë që qytetarëve të Prishtinës u duhen shumë më pak vite për të siguruar një banesë.

Por situata është më e rëndë se kaq, kur e krahasojmë me një vend të Bashkimit Europian, siç është Greqia, ku çmimet për m2 në Athinë janë vetëm 16% më shumë sesa në Tiranë e ku të ardhurat mesatare të qytetarëve grekë, janë më shumë sesa dyfishi i të ardhurave mesatare të qytetarëve shqiptarë.

Arsyet se pse për një qytetar shqiptar është thuajse e pamundur që të blejë një banesë, është se çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, të mbështetur nga Qeveria.

Të gjithë i shikojnë qindra kulla dhe mijëra apartamente që kanë zaptuar qendrën e Tiranës dhe anembanë kryeqytetin, por që janë absolutisht të pamundura, që të arrihen nga qytetarët e thjeshtë;

Korrupsioni shumë i lartë ka asgjësuar zhvillimin ekonomik të vendit;

Pagat nuk rriten prej vitesh dhe as inflacioni nuk arrin të indeksohet plotësisht;

Rritja e çmimeve dhe kostove të jetesës pa i ofruar asnjë mbrojtje nga Qeveria, ka thelluar varfërinë, i ka çuar shqiptarët në kufijtë e mbijetesës dhe ia ka bërë të pamundur që ata të kursejnë për të blerë një banesë.

Për çdo shqiptar që jeton me punë të ndershme, kjo Qeveri ka vrarë çdo shpresë për të blerë një banesë, që është elementi bazë për një jetesë normale.

Për çdo familje të re, pasja e një banese është absolutisht e pamundur me këtë qeverisje që vetëm vjedh miliarda me inceneratorët, koncensionet, tenderat dhe asnjë lek nuk shkon për rritje pagash apo për të mundësuar zgjerimin e bizneseve, që sigurojnë punë të mirëpaguara.

Ka vetëm një zgjidhje për shqiptarët, largimin e kësaj Qeverie të korruptuar, për t’i dhënë fund varfërisë dhe për t’u siguruar shqiptarëve një jetë normale për familjet dhe fëmijët e tyre.

 

Etiketa: krize ekonomikeplsilva caka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri, PL do garojë me siglën e saj në zgjedhjet e 2027

19:39 : 29/05/2025
AKTUALITET

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Ilir Meta porosi strukturave nga qelia: Punoni fort dhe luftoni

16:58 : 29/03/2025
AKTUALITET

PL mohon kryetaren e Gruas: Nuk ishte e zgjedhur!

15:13 : 12/03/2025
AKTUALITET

Zbulohet EMRI i kandidates së Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Fierit

14:15 : 12/03/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta do të garojë në listën e hapur në qarkun e Tiranës

20:25 : 10/03/2025
Para

Manjani: “Koka e problemit” nuk qenka Lefter Koka, paska pasur kokë të tjera!

TË GJITHA

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com