Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.
Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.
Në fillim të vitit 1944, fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor, ku vendosej fati i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë, fronti i dytë akoma nuk ishte hapur. Në Itali, trupat angloamerikane, me 19 divizione, përballonin vetëm 9 divizione gjermane. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Ushtria e Kuqe çliroi pjesën më të madhe të tokës së saj dhe hyri në Rumani. Këto suksese të Ushtrisë së kuqe shqetësonin qeverinë e SHBA dhe të Anglisë, të cilat filluan me ngut pregatitjet për hapjen e frontit të dytë.
Më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, me urdhër urdhëroi gjithë njësitë partizane për t’u hedhur kudo në mësymje, në sulm të përgjithshëm. Duke zbatuar këtë urdhër, Brigada e parë çliroi Qukësin, Shpatin e Bërzezhtë dhe ju afrua qytetit të Elbasanit. Forcat partizane të Korçës çliruan Pogradecin dhe sulmuan trupat gjermane në Bilisht e Ersekë. Brigade V dhe VI Sulmuese spastruan krahinat e Himarës e të Mallakastrës, goditën trupat gjermane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Fier. Njëvarg përpjekjesh u zhvilluan në Pezë e Tropojë. Fitoret e Ushtrisë nacionalçlirimtare, në pranverën e vitit 1944, sollën një të çarë të madhe në gjirin e reaksionit të brendshëm, radhët e të cilit filluan të shthureshin. Rritja e vazhdueshme e LNÇl alarmoi dhe anglo-amerikanët. Oficerët anglezë pranë Abaz Kupit e Nik Sokolit u vunë në lëvizje. Ata u munduan ta rigruponin reaksionin e brendshëm, ta organizonin dhe ta hidhnin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Majori anglez Nill, që në atë kohë qëndronte në malin e Cukalit, hyri në marrëveshje me “Lidhjen e Shkodrës”, me të cilën përcaktuan planin e veprimeve të përbashkëta kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare.
Në këtë kohë, para Këshillit të Përgjithshëm nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste Shqiptare shtrohej si detyrë kryesore çështja e forcimit të mëtejshëm të pushtetit popullor, e krijimit të bazës juridike të këtij pushteti, e krijimit të një organi ekzekutiv, me funksionet e qeverisë së përkohshme, dhe e vazhdimit të mëtejshëm të revolucionit popullor për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Për këtë arësye, Këshillii Përgjithshëm nacionalçlirimtar më 24 maj 1944, thirri, në qytetin e lirë të Përmetit, Kongresin Antifashist Nacionalçlirimtar. Aty u morën vendime të tilla që u bënë baza e kushtetutës sonë të re. u vendos të shkatërrohej pushtetii vjetër dhe të sanksionohej pushtetii ri. Ky kongres paralajmëroi imperialistët, se historia nuk do të përsëritej më si dikur në Kongresin e Berlinit nga Bismarku. Kongresi paralajmëroi imperialistët anglo-amerikanë, se anijet e tyre nuk mund të zbarkonin në Durrës mbretin Zog. Kongresi historic i Përmetit dha urdhër Ushtrisë nacionalçlirimtare që të marshonte përpara mbi armikun, për çlirimin e Shqipërisë Brenda afatit të caktuar nga komiteti qendrori Partisë.
Në këto rrethana, gjermanët, së bashku me tradhëtarët e vendit, vendosën të shpërthenin një mësymje të re të përgjithshme, me qëllim që të ndalonin mbledhjen e Kongresit të Përmetit, të asgjesonin ushtrinë nacionalçlirimtare. Gjatë muajve prill e maj, pushtuesit gjermanë grumbulluan forca të shumta balliste, të Legalitetit, indipendentëve, xhandarë e mercenarë të të gjitha ngjyrave. Mësymja filloi më 28 maj, në katër drejtime kryesore: Korçë, Elbasan, Berat e Përmet. Luftime të ashpra u zhvilluan kudo. Repartet partizane, duke u tërhequr në mënyrë të organizuar, ngritën një varg kurthesh, qëi shkaktuan dëme të mëdha armikut.
Duke u mbështetur në vendimet e Kongresit të Përmetit, për çlirimin e Shqipërisë, më 26 qershor, pikërisht ditën që gjermanët njoftuan me bujë “kikuidimin e bandave komuniste” në Jug, Divizionii kaloi Shkumbinin dhe marshoi drejt Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. (29) Brigada V, në Qafështamë, ndeshet me forcat të shumta zogiste, me Abaz Kupin në krye, të cilati shpartalloi. Brigadei shpartalloi forcat mercenare në afërsi të Dibrës e të Peshkopisë, ndërsa BrigadaiV çliroi pjesën më të madhe të Matit.
Kalimi i forcave të Divizioniti në Veri nukishte vetëm një grushti fortë në shpinë të armikut, në qendrën e reaksionit në Shqipërinë e Veriut, por edhe njëinkurajimi madh për gjithë punën e partisë në këto zona. Organizatat e partisë dhe levat e tyre u aktivizuan më shumë në punë. Njësite të Ushtrisë nacionalçlirimtare që vepronin në këto zona, u hodhën në veprime më të zgjeruara dhe më të organizuara luftarake, kundër forcave të armikut. Armiku filloi të goditet kudo në Dibër, Zerqan, Mat, Pukë, Krujë dhe në Malësinë e Shkodrës. U kryen një sërë atentate në qytetin e Shkodrës kundër spiunëvë dhë tradhëtarëve nga njësiti guerrili qytetit.
Armiqtë u gjënden ngushtë. Ata nuk gjenin dot qetësi në asnjë vend. Ata pësonin goditje kudo dhe në çdo kohë. Kjoi lodhi shumë forcat e tyre. Për të normalizuar këtë gjendje, ata e gjetën të udhës që në fillim të drejtonin të gjitha forcat e tyre kundër Divizioniti, të lanin hesapet me te dhe pastaj të likuidonin forcat më të vogla të ushtrisë nacionalçlirimtare vendase. Pikërisht për këtë, forcat tradhëtare dhe gjermanët ndërmorën, një sulm të organizuar kundër Divizioniti në Mirditë, Mat dhe Peshkopi, repartet e të cilit luftuan me heroizëm dhe dolën nga rrethimi, duke kaluar menjëherë në kundërsulm. Ja çfarë shkruan për këtë sulm të kombinuar midis gjermanëve dhe tradhëtarëve të vendit anëtarii misionit anglez pranë shtabit të Abaz Kupit, majori Emery.” Më 11 korrik Mustafa Kruja, Mark Gjon Markaj dhe Fiqiri Dineja erdhën nga Tirana për t’u takuar me Abaz Kupin… Përpara rrezikut të vdekjes, kundërshtimet e tyre u harruan dhe vendosën të bashkohen.. kundër armikut të përbashkët. ç’u bisedua atë natë, nuk u zbulua kurrë, por ngjarjet treguan vijën e përgjithshme të ndarjes së punës, për të cilën ranë në marrëveshje….Mark Gj. Markaj ngriti pasuesit e tij për mbrojtjen e Mirditës, kurse bajraktari Doda shkoi në ndihmë të Matit,,, Fiqiri Dineja organizoi mbrojtjen e Dibrës dhe mori kryesinë e qeverisë kolaboracioniste. Qëllimii tij ishte të mobilizonte të gjitha burimet e shtetit shqiptar, për të luftuar kundër partizanëve bashkë me ndihmën aktive gjermane. Abaz Kupi shkoi të riokupojë Shën Palin. Komiteti zogist mori me qira një numër automjetesh në kryeqytet, me të cilat Abaz Kupi dërgoi forcat e tij në Qafështamë…Trupat gjermane u dërguan në Mat me këshillën e Mustafa Krujës”. Kjo gjendje mjaft alarmuese shqetësoi krerët e organizatave tradhëtare, bajraktarë e kler në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. “Besëlidhja e Shkodrës”, pothuajseishte shpërndarë. Krerët e reaksionit të Shkodrës, më shumë se kushdo tjetër, e vlerësonin këtë gjendje të rrezikshme për ta; prandaj kërkuan me këmbëngulje që të organizoheshin, të shtoheshin dhe të forcoheshin repartet e xhandarmërisë dhe forcat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave mercenare, të cilat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave partizane. Gjon Mark Gjonaj, me ndihmën aktive të klerit katolik, mobilizoi në nënprefekturat Mirëditë, Pukë dhe Lezhë rreth 400 mercenarë me rrogë dhe mbasii veshi dhei armatosi, një pjesë e dërgoi kundër Divizioniti.
Patër Anton Harapi nisi me urgjencë, me mission, në Malësinë e Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët e kësaj krahine, në veçanti me tradhëtarin Preng Cali, që të grumbullonin forca dhe të niseshin në dispozicion të parisë së Shkodrës, e cila kërcënohej nga rreziku komunist. Patër Mëhill Miraj, së bashku me klerikë të tjerë, që shërbenin në atë zonë, bindi bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, të cilët vunë në dispozicion të krerëve të reaksionit të Shkodrës rreth 300 mercenarë, të prirë nga vetë patër Mëhill Miraj.
Në të njëjtën kohë, monsinjor Gaspër ThaçI dhe patër Anton Harapi urdhëruan klerikët e Dukagjinit, me në krye patër Dioniz Makajn, për të biseduar me krerët e Dukagjinit, të cilët ranë në marrëveshje me krerët e Shalës dhe të Shoshit dhe nisën për në dispozicion të Shkodrës rreth 400 mercenarë.
Të gjitha këto forca, dhe të tjera që grumbulluan krerët reaksionarë të prefekturës së Shkodrës, kishin për qëllim që t’I hidhnin në luftë kundër forcave partizane të Divizioniti dhe reparteve e njësive partizane të vendit. Këto forca mercenare zbritën nga Malësia në qytet, por këtu nuk u organizuan për qëllimin që u grumbulluan. Kjo, natyrisht, vetëm kështu duhej të ndodhte, për faktin se këto forca përbëheshin nga fshatarë të varfër, të gënjyer nga bajraktarët, vojvodët dhe klerikët me “rrezikun komunist”, që kërcënonte atdheun, e zotin, si dhe me premtimet e tyre boshe, për rroga e shpërblime të ndryshme.
Mercenarët ishin grumbulluar pra me mashtrime, ishin të pandërgjegjshëm për misionin që do të kryenin prandaj pjesa pjesa më e madhe e tyre, pa mbritur në Shkodër, u këthyen në shtëpi. Edhe ato pak forca që mbetën dhe që dërguan në front, u shpartalluan që në përpjekjen e parë me partizanët.
Gjendja e krijuar në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme. Mobilizoi së tepërmi edhe misionet angleze, që ndodheshin në vise të ndryshme të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Këta forcuan kontaktet me bajraktarët dhe krerët e vendit, edhe me një numër klerikësh katolikë. Majori anglez Nil zhvilloi disa herë bisedime me patër Pal Dodajn, priftin e Gomsiqes, me ndihmën e të cilit mori takim me vëllezërit Kazazi, e, pak më vonë, me krerët e Legalitetit për Shkodrën. (35) në këtë kohë, nilli krijoi lidhje edhe me dom Pjetër Tushën, famullitar në fshatin Juban të Shkodrës, të cilin e përdori si ndërlidhës me arqipeshkvin e Shkodrës. Ndërkohë, Nga frika e partizanëve, me kërkesën e krerëve të klerit katolik, në këtë kohë pjesa dërmuese e klerikëve u paisën me armëbrezi nga gjermanët dhe mercenarët.
Për të penguar hyrjen e partizanëve në disa fshatra të Zadrimës, Pukës e Dukagjinit, me kërkesën e klerikëve të këtyre fshatrave, ju shpërdanë armë fshatarëve, të cilët në mënyrë të organizuar bënin roje vazhdimisht. Priftii Berishës dhe shokët e tij nëiballë të Pukës, në bashkëpunim me krerët reaksionarë të kësaj krahine që udhëhiqeshin nga Pal Bibë Mirakaj, organizuan një numër usullesh në këto zona, për kundër partizanëve. Simbas vendimeve të marra, katundi ose bajraku nuk duhej te lejonte partizanët të futeshin ne fshatrat e tyre. Në rastë se partizanët do të tentonin, ata duhej t’i godisnin me armë. Cilitdo vendas, që do të lidhej me partizanët ose do t’i udhëhiqte e ndihmonte ata, do t’i digjej shtëpia, do t’i konfiskohej pasuria dhe do të dëbohej nga fshati.
Në këtë kohë, nga shymë klerikë të fshatrave të Mirditës, Pukës, Malësisë së Madhe, Zadrimës, bile edhe Tuzit, u dërgoheshininformacione të shumta alarmuese krerëve të klerit katolik, mbi lëvizjet e partizanëve, mbi veprimet e tyre luftarake, mbi personat qëi përkrahnin dhe bashkëpunonin me ta.
Patër Pal Dodaj u afroi ndihmën e tij “bujare” partizanëve, kur ata vajtën një ditë në Gomsiqe; bile, ky spiuni vjetëri fashizmit,i këshilloi fshatarët e Gomsiqes që t’I strehonin partizanët në shtëpitë e tyre dhe, nga ana tjetër, msheftas, ashtu siç e kanë zakon klerikët katolikë,informoi forcat mercenare të Gjon Mark Gjonajt, të cilat, të nesërmen në mëngjez, bënë rrethimin e fshatit. Por më kot: partizanëtishin larguar nga fshati një orë para agimit.