• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Dimri i madh i çmimeve’ ka mbërritur në Tiranë, gjalpi shitet me 17 mijë lekë kg

15:58 : 27/11/2022
në AKTUALITET

“Në kaq shumë vite punë, nuk e mbaj mend herën e fundit kur blerjet e qytetarëve në tregjet me pakicë ishin aq të pakta”. Kështu thotë për Gazetasi.al Viktor Kondatçiu, referuar krizës së çmimeve, një tregtar që shet në krye të tregut te ish-Uzina Dinamo, aty ku ditët tashmë duken krejt pa humor me blerjet e vakëta. Shtrenjtimi i çmimeve po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

Ndonëse ushqimet janë kategoria që prej më shumë se një viti po mban gjallë inflacionin, në vend të konsumit, po rriten çmimet. Që në krye të herës, fillimi i luftës në Ukrainë paralajmëroi që tregjet globale do të prekeshin nga një ‘dimër i madh çmimesh’, me rritje të vazhdueshme që do të rëndonin xhepat e konsumatorëve. Dhe për këta tregtarë, ky “dimër” mbërriti që në tetor. Kondatçiu thekson për Gazetasi.al se blerjet prej shumë kohësh vijojnë të jenë të ulta, me njerëzit që kalojnë andejpari vetëm për perimet më të domosdoshme.

“Prodhimi i pakët vendas i ka mbajtur të larta çmimet e fruta-perimeve. Nga ajo që shohim çdo ditë, qytetarët janë në krizë. Ritmet e blerjes kanë ardhur vetëm në ulje dhe të njëjtën ecuri parashikojmë edhe për festat e fundvitit”, vijon mandej ai.  Thuajse të njëjtën gjë, pohoi për Gazetasi.al edhe një tregtar tjetër i cili shtoi se është krejt pesimist për fitimet që pritet të marrë gjatë festave.

Nga ana tjetër, konsumatorët ndihen krejt të pambrojtur karshi kësaj rritje çmimesh. Tregjet e pakicës në kryeqytet janë lajmëruar nga grosistët se gjatë dhjetorit do të ketë një rritje të mëtejshme çmimesh kryesisht për bulmetin dhe mishin e nënproduktet e tij. Kjo valë e re do diktohet edhe nga kërkesa e shtuar në treg nga emigrantët që pritet të rikthehen për periudhën e festave.

“Kuzhina shqiptare është e bazuar te mishi, ndaj konsumi i tij pritet të rritet ndjeshëm edhe nga rritja e numrit të vizitorëve. Por reduktimi i prodhimit dhe kjo kërkesë më e madhe nga restorantet do ndikojë shpejt në rritjen e çmimeve”, tha për Gazetasi.al një tregtar mishi. Gazetasi.al tha se që tani çmimi i gjalpit në supermarketet shqiptare është rritur 30-35% duke arritur në 1700 lekë/kg nga 1200 lekë që ishte në tetor.

Lexo edhe:

Fshatari, rosa dhe turisti

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat

“Në dhjetor mund të ketë sërish një rritje të lehtë çmimesh për shkak se atëherë janë edhe përgatitjet më të mëdha për bakllavanë, për të cilën gjalpi është ingridient kryesor”, tha një tregtar.

Edhe produktet e tjera të bulmetit kanë ndjerë rritje, kryesisht gjiza edhe djathi. Kjo për shkak të rënies së numrit të krerëve të bagëtive, shtrenjtimit të kostove, energjisë e gazit. Në buletinin e tetorit ku inflacioni arriti nivelin 8.3%, INSTAT raportoi se brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 24.3 %, “bukë dhe drithra” me 17.1%, “mish” me 12.4 % dhe “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 11.8 %. Prodhuesit dhe tregtarët vendas thonë për Gazetasi.al se janë të shqetësuar se, ndërsa do vazhdojnë të furnizohen me çmime shumë të larta, në tregun e brendshëm do vijojë të ushtrojë presion ulja e konsumit.

Marrë nga GazetaSi

Etiketa: cmimedimertregeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
SPORT

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat

20:15 : 11/07/2025
AKTUALITET

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

16:42 : 09/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë

09:36 : 08/07/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve, Tabaku: Pasojë e ekonomisë së kapur

10:53 : 22/06/2025
AKTUALITET

“Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane”/ Tabaku: Ky realitet duhet ndryshuar

20:18 : 20/06/2025
Para
Foto: AFP

Katar 2022/ Maroku mund Belgjikën dhe rrezikon botërorin e “Djajve të kuq”

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com