• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret në PD/ Armand Dervishi prezanton kandidaturën për Durrësin

15:24 : 26/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Armand Dervishi ka prezantuar kandidaturën në Primare për Bashkinë e Durrësit. Në një dalje nga selia blu, Dervishi tha se ka marrë përsipër të futet në garë për shkak të gjendjes së mjerueshme që është Durrësi.

Ai kërkon mbështetje nga qytetarët dhe kryesisht studentët, për të cilët thotë se po detyrohen që të marrin rrugën e migrimit.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Durrësit, ju përshëndes përzemërsisht. Përshëndes themeluesin e PD-së që demokratizoi këtë proces të primareve, duke i mundësuar të rinjve si unë hyrjen në garë dhe mundësinë për të kontribuar për vendin tonë. Unë quhem Armand Bedri Dervishi, kam mbaruar studimet në një nga vendet më demokratike të botës (Mbretërinë e Bashkuar – Londër) për Financë-Bankë dhe Kontabilitet dhe jam diplomuar me grada te larta. Në Angli gjithashtu kam zhvilluar një karrierë të suksesshme në fushën profesionale dhe në biznes. Kam vendosur të paraqes kandidaturën time për Bashkinë Durrës. Këtë veprim e ndërmarr duke parë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet qyteti ynë. Papunësia, përmbytjet, zhvatjet e hapësirave publike, infrastruktura e degraduar, parkingje të munguara, një turizëm në nivelet më të ulta në historinë e qytetit, gjendje ekonomike e mjeruar, ky është realiteti që une dhe qytetarët e Durrësit hasin çdo ditë. Vazhdimisht dal në terren, dhe shpesh kam takuar qytetarë që u vijnë faturat e dritave dhe e ujit më shumë se pensioni që marrin në muaj”, tha ai.

“Studentë që detyrohen të lënë studimet nga gjendja ekonomike e mjerueshme pa asnjë mbështetje nga Bashkia. Studentë që kanë mbaruar studimet, por nuk u ofrohet punë dhe asnjë llojë shprese për të ardhmen.
Çfarë mund të bëjnë tjetër këta durrsakë dhe shqiptarë veçse të detyrohen te marrin rrugët e emigrimit, deri aty sa rrezikojnë edhe jetën për t’u larguar nga atdheu i tyre. Shpesh pyes veten: pse duhet këta të rinj të ndjehen kaq të dëshpëruar dhe ta braktisin vendin e tyre duke shpopulluar këtë qytet 3 mijë vjeçar. Durrësi, ky qytet historik dhe me potencial ekonomik të lartë, i një rëndësie strategjke ekonomike të veçantë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, duhet të jetë motorri ekonomik dhe i zhvillimit i të gjithë vendit.

Por, në këtë gjendje te mjerueshme ku e kanë sjellë, nuk u ofron as mundësitë minimale qytetarëve të tij. Edhe Porti, e vetmja mënyrë për të siguruar ekonominë dhe punësimin e qytetarëve të Durrësit ndër qindra vite, po u zhvatet qytetarëve nga duart në mënyrë spektakolare, pa garë dhe me zero transparencë. Unë si i ri dhe djalë i këtij qyteti, ju premtoj sot që do të punoj me ekspertët e fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, dhe do të bej çdo gjë që qytetit të Durresit t’i kthehet shkëlqimi dhe zhvillimi që meriton.

Lexo edhe:

Risia e Berishës: Kandidatët për deputetë dhe ministrat do zgjidhen nga Primaret

Finalizohen sot Primaret e PD/ Raundi i dytë në 5 Bashki, shtyhet gara në Fushë-Arrëz

Qytetarëve do t’u rikthej besimin, do t’u rikthej hapësirat publike, rimodelimin e infrastruktës. Nuk mund të vazhdohet më me vjedhje fondesh, me investime me shuma marramendëse në letër dhe asgjë konkrete.
Të punojmë së bashku me gjithë potencialet tona, për një Durrës me turizëm të niveleve europiane, që të mund të krijojmë mundësinë e hapjes të sa më shumë vendeve të punës për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit, me rroga dhe kushte të standardeve europiane.

Problemet e Durrësit i vuajnë të gjithe qytetarët, si te majtë edhe të djathtë, përmbytjet në Durrës nuk njohin kahe politike. Unë premtoj që do të jem një administrator i përgjegjshëm, do të punoj për çdo qytetar të Durrësit, pa asnjë dallim politik, prandaj u bëj thirrje të gjithë durrsakëve të dalin dhe të përdorin të drejtën e tyre të shenjtë, duke votuar për kandidatin që ata pëlqejnë, për kandidatin që reflekton shpresë dhe tek i cili ata besojnë. Shpeshherë dëgjoj që ky vend nuk behet, Po po, ky vend bëhet, Durrësi bëhet, por vetëm duke u bashkuar të gjithë kundra kësaj të keqe të madhe që e ka gjunjëzuar qytetin tonë për vite me rradhë”, shtoi.

“Ndaj kërkoj mbështetjen e çdo simpatizanti dhe anëtari të Partisë Demokratike Dega Durrës, si një i ri i pastër, me entuziazëm, energji dhe me dëshirën e madhe për të kontribuuar sa më shumë për qytetin tonë. Bashkë do ia dalim”, përfundoi ai.

Etiketa: Armand DervishiPrimaret ne PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Risia e Berishës: Kandidatët për deputetë dhe ministrat do zgjidhen nga Primaret

18:16 : 20/12/2022
AKTUALITET

Finalizohen sot Primaret e PD/ Raundi i dytë në 5 Bashki, shtyhet gara në Fushë-Arrëz

08:26 : 11/12/2022
AKTUALITET

“Shihemi në raundin e dytë”/ Tirana shkon në balotazh, reagon Belind Këlliçi

12:05 : 05/12/2022
AKTUALITET

“Sot pushojmë, nesër rifillojmë nga puna”, Alimehmeti gati për përballjen me Këlliçin

09:32 : 05/12/2022
AKTUALITET

Tirana shkon në balotazh, Këlliçi e Alimehmeti përballen më 11 dhjetor

08:35 : 05/12/2022
AKTUALITET

Në 6 orë, 30 mijë vota/ Vokshi: Pjesëmarrja më e lartë se çdo proces tjetër në PD

15:02 : 04/12/2022
Para

FOTOT/ Banda 'Esko' brenda universitetit Politeknik, lideri ishte shqiptar

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com