• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump zbulon programin për zgjedhjet presidenciale 2024

21:34 : 25/11/2022
në BOTA

Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, biznesmeni dhe figura e njohur televizive u pa si përçarës. Ndërsa u përball me humbje në zgjedhjet e vitit 2020, ai vendosi të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Tani, teksa ka filluar fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ai po reklamon ato që i quan arritje të tij nga mandati i parë, së bashku me planet e reja politike.

Donald Trumpi është pretendenti i parë zyrtar në garën presidenciale të 2024-ës në SHBA. Ai po e përdor fushatën për të shitur vizionin e tij për Amerikën.

Zoti Trump përdor shpesh nota superlative në fjalimet e tij. Ai e bëri këtë rreth politikës së tij të imigracionit:

“Ne do të rivendosim dhe sigurojmë kufijtë e Amerikës ashtu siç i kishim më parë, me sigurinë më të madhe ndonjëherë”, tha zoti Trump.

Ai foli edhe për planet ekonomike dhe shfaqi qëndrimet e tij për sundimin e ligjit.

Lexo edhe:

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

“Ne do të ndërtojmë sërish ekonominë më të madhe ndonjëherë”.

“Unë kërkoj menjëherë dënimin me vdekje për trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore”, tha ish presidenti.

Ndërsa për veten tha: “…Unë kam dëshmuar se jam një nga njerëzit më të ndershëm dhe më të pafajshëm në vendin tonë”.

Presidenti Joe Biden tha se do të përdorë pushimet e festave të fundvitit për të diskutuar me familjen e tij nëse do të kandidojë përsëri.

Shtëpia e Bardhë thotë se republikanët janë më të interesuar për të fituar zgjedhjet sesa për të ndihmuar amerikanët.

“Partia Republikane nuk ka plan. Ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse marifete politike”, tha zonja Jean-Pierre.

Historianët thonë se arritjet e ish-presidentit janë të pakta.

“Ai ka arritur shumë pak sa i përket legjislacionit. Arritjet e tij më të mëdha ishin emërimet që bëri dhe sulmet që iu bënte njerëzve. Është e vështirë të besosh se ai do të ndryshojë politikën amerikane kur nuk e bëri këtë më parë”, thotë profesori i historisë tek Universiteti i Teksasit në Austin, Jeremi Suri.

Mbështetësit e zotit Trump nuk pajtohen.

“Ai ishte në gjendje të ndërtonte mbi 800 kilometra të murit në kufirin me Meksikën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm. Ai uli taksat dhe lejoi shpimet për të siguruar karburant me çmim të përballueshëm”, tha Drejtori i Qendrës për Integritet Zgjedhor dhe udhëheqës i Institutit “America First”, Hogan Gidley.

“Ai iu bëri të qartë të gjithëve se do të përballen me forcën e Amerikës nëse ngatërrohen me të apo me aleatët e saj në botë. Këto janë të gjitha arritje që i takojnë presidentit Trump”.

Zoti Hogan shtoi se partia republikane ka mësuar nga betejat legjislative të viteve kur zoti Trump ishte president.

“Kushdo nga e djathta që zgjidhet për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, tani e tutje do të punojë me Kongresin si askush më parë, sepse ata thjesht do injorojnë mediat pasi shumica e Amerikës i injoron mediat”, tha zoti Gidley

Një gjë që të gjithë bien dakort: gati dy vjet para votimeve, fushata për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm tani ka filluar.

/VOA/

 

Etiketa: donald trumpSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
BOTA

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
BOTA

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
Para

I ndërpresin ndihmën ekonomike dhe i kërkojnë para mbrapsht

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com