• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Çfarë i tha “në vesh” Ramës? Dashnor Sula sqaron episodin me kryeministrin

15:13 : 24/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Një episod i veçantë u regjistrua sot në Kuvend, kur deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula iu drejtua Foltores dhe në kohën që Edmond Spaho fliste, u ndal për t’i komunikuar diçka mes tensionit dhe debatit kryeministrit Edi Rama, i cili ishte ulur si zakonisht në vendin e tij.

Dy oficerë të Gardës u afruan menjëherë për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme fizike me Ramës dhe Sulës, por kryeministri u kërkoi të largoheshin dhe pati një komunikim “vesh më vesh” mes tij dhe ligjvënësit të Peqinit, që u mbyll me një shtrëngim duarsh.

Episodi në fjalë mori shumë vëmendje pasi pak minuta para se t’i drejtohej karriges së Ramës, Sula shpalosi nga vendi një foto të shkëputur nga video e famshme në restorantin e Nusret në Dubai, ku ministra e deputetë të qeverisë darkonin pas arritjes së marrëveshjes për portin e Durrësit.

Ndërkohë Rama në fjalën e tij 53 minuta në Kuvend përdori të gjitha epitetet e mundshme fyese ndaj deputetëve të opozitës, madje edhe “gjelin e Peqinit”, me të cilin kishte etiketuar Sulën dy javë më parë.

“Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit dakord se po të kishit ju fytyrë, ju nuk ia bënit Shqipërisë ato që i keni bërë”, iu drejtua Rama asokohe Sulës.

Lexo edhe:

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Sakaq, për të shuar kuriozitetin për diskutimin e sotëm mes tyre mendoi vetë Sula që në një prononcim për mediat jashtë godinës së Kuvendit ka thënë se u sqarua me Ramën për disa keqkuptime të kreut të qeverisë, se mund të ishte ofenduar nga deputeti demokrat në disa raste.

Sipas Sulës kjo ishte e pavërtetë dhe ai i ka kërkuar Ramës se diçka të tillë mund ta verifikonte.

“Gjuha në Parlamentin e Shqipërisë nuk është normale, gjuha e kryeministrit nuk është normale, sigurisht ka debate politike dhe tone të ngritura, por gjuha e fyerjes, intimidimit për asnjërin person, aq më tepër kryeministrit tonë nuk i shkon përshtat. Fola, sepse edhe kryeministri me gjuhën e përdorur, kemi kundërshtuar se kjo nuk është normale. Unë dhe kolegët e mi nuk e kemi ofenduar, por e kemi kundërshtuar. Kjo ishte një sqarim. Ai është kryeministër, por ne jemi kolegë si deputetë në parlament, jemi njerëz para se të jemi politikanë. Debate e diskutime do ketë gjithmonë. U sqaruam se edhe kryeministri kishte keqkuptime, sikur kam ofenduar në drejtim të tij, por kjo nuk ishte e vërtetë, i thashë që mund ta verifikonte”, tha ai.

Ndër të tjera, deputeti demokrat bën me dije se i ka dorëzuar shefit të qeverisë foton kur ministrat e tij darkonin në një restorant në Dubai dhe dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit.

“Sigurisht, fotoja ka të bëjë me një takim që të gjitha mediat e kanë dhënë, një darkë te restoranti i famshëm i Nusretit, atje ku minimumi një biftek kushton 1 mijë euro dhe kjo është për të ardhur keq. Aty është foto e ministrave të kësaj qeverie apo të nënkryetarit të bashkisë dhe biznesmenë të Shqipërisë, të cilët në janar të vitit 2021, atu ku ka lindur apo zhvilluar si ide dhe projekti i Portit të Durrësit. Kjo ishte fotoja që unë kam nxjerrë. Unë, absolutisht, nuk ka asnjë sekret, i dorëzova disa dokumente kryeministrit që kanë lidhje me portin, që ia dhashë. Duke qenë se ishin dokumente të cilat informonin përsa i përket diçkaje me portin, një rast të tillë”, u shpreh Sula.

Etiketa: Dashnor SulaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025
AKTUALITET

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën

16:19 : 04/11/2025
AKTUALITET

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025
Para

SHBA, 400 milionë dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën

TË GJITHA

Foto ilustruese

Ishte në “Airbnb” me nje greke, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Selanik

09:32 : 05/11/2025

Lëvizte në Kukës i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

09:24 : 05/11/2025

Pse Rusia po sakrifikon mijëra ushtarë për të marrë kontrollin e Pokrovskut?

09:17 : 05/11/2025

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025

Çudira nga Tirana/ Makina e parkuar “si në oborr privat” në ambientet e KQZ-së

08:59 : 05/11/2025

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com