• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’mbaron prej 10 vitesh, miratohet shtyrja e kredisë 56,8 mln $ për Qukës-Qafë Plloçë

13:35 : 21/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Kuvendi miratoi në seancë plenare projektligjin për ndryshimin e marrëveshjes Istisna’a mes Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për ndërtimin e segmentit Qukës – Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë. Punimet në këtë aks nisën në 2011 dhe parashikoheshin të përfundonin në 2019.

Përmes miratimit të marrëveshjes nga Kuvendi sigurohet financimi shtesë në shumën 56,8 milionë USD për ndërtimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Drejtues të projektit pohuan se punimet parashikohen të përfundojnë në dhjetor të 2024. Deri tani në terren janë realizuar fizikisht 74% e punimeve. Vlera totale e projektit bashkë me financimin e kredisë nga Banka Islamike për Zhvillim arrijnë në 125 milionë USD.

Punimet në këtë segment janë të ndarë në 3 lote. Segmenti i ri do të ketë gjatësi prej 43 km. Rruga në 10 km e para kalon përgjatë lumit Shkumbin dhe me pas vazhdon në malësinë e Mokrës, zonë e cila njihet për si një zone me male të larta dhe të thepisura dhe për shkak te saj do të ndërtohen një numër i madh muresh mbajtës dhe pritës, me shume se 20 (njëzet) ura dhe viadukte si dhe një tunel 375 m i gjatë.

Rruga do te ketë gjerësi prej 12 m, nga te cilat 2 korsi me gjerësi 3.75 m secila (7.5 m total), 2 bankina te asfaltuara me gjerësi 1.5 m secila dhe 2 bankina të pa asfaltuara me gjerësi 1 m secila. Projekti është ndarë ne 3 seksione ndërtimi, nga te cilat 2 seksionet e para do te financohen nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB) dhe seksioni i tretë do të financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD).

Lexo edhe:

Sektori bankar, a ka rrezik nga euforia?

BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi në seancë se nga përfundimi i projektit do të përfitojnë 600 mijë qytetarë.

“Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit tërësisht të ri rrugor me gjatësi 43.3 km do të shkurtohet me rreth një orë koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë. Kjo arterie e re rrugore krijon një mundësi të re komunikimi me shtetet fqinjë ballkanikë, si Greqia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe lidhjen e këtij korridori me portet shqiptare”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ministres, marrëveshja përkon edhe me zhvillimin e sektorëve dhe objektivave strategjikë të qeverisë shqiptare, ku në procesin e integrimit evropian një parakusht është dhe integrimi rajonal dhe të dy këto procese nuk mund të kenë sukses pa zhvillimin e infrastrukturës së denjë, lehtësimin e komunikimit dhe tregtisë mes vendeve.

Në periudhë afatmesme, vijoi Ministrja Ibrahimaj, parashikohet që investimet publike të jenë më tepër se dyfish i huamarrjes së re që planifikohet të sigurohet çdo vit, duke mundësuar kështu që jo vetëm borxhi të merret me kushte të favorshme dhe me norma të favorshme interesi, por që çdo investim i ri do të përkthehet në përfitim të ekonomisë dhe në rritje të saj./Monitor.al

Etiketa: krediaQukes - Qafe Pllocrruget e florinjta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sektori bankar, a ka rrezik nga euforia?

08:14 : 19/04/2025
AKTUALITET

BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

09:01 : 20/01/2025
AKTUALITET

FMN rekomandon masa shtesë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme

08:03 : 07/01/2025
AKTUALITET

“FINAL” i kërkon kredinë dy herë, gruaja e divorcuar rrezikon kujdestarinë e vajzës

21:21 : 05/11/2024
AKTUALITET

Kredia në euro u “ringjall” në gusht,arriti vlerën më të lartë historike në një muaj

08:37 : 25/10/2024
AKTUALITET

Kredia për biznesin e madh, në rritje me 23%

09:01 : 08/10/2024
Para

Situatë e rënduar në Shkodër, mbi 2 mijë hektarë e 590 banesa të përmbytura

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com