• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bie “flluska” e Ballukut: Kreu i Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë u diskriminua

12:44 : 19/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Armando Fezga, kreu i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, i proceduar dhe arrestuar me shumë bujë në muajin prill të vitit 2021, është diskriminuar. Madje, eprorët e kanë kërcënuar dhe kanë marrë masa të njëanshme, në formën e “hakmarrjes se kërkonte mbrojtje për punonjësit”.

Ky është konkluzioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili me një vendim voluminoz, ka rrëzuar “flluskën” e ngritur nga ministrja Belinda Balluku, për sabotazh.

 

Në fakt, ky kontrollor u akuzua se kishte sabotuar hapësirën ajrore shqiptare, kishte organizuar protestë, grevë. Por, në këtë vendim që disponohet nga BoldNews.al, janë “rrëzuar” të gjitha ato që thanë Balluku, Bonati, Kusta apo edhe drejtoresha aktuale Laureta Omeri.

Lexo edhe:

Operacioni i ‘heshtur’ i Belës në Fier: Nga Veliaj te Subashi

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

Pjesë nga vendimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Por, ky nënshkrim masiv është pasuar nga hakmarrja primitive e krerëve të Albcontrol-it dhe ministrisë. “Në datën 7 prill 2021, punëdhënësi ka paraqitur kallëzim penal ndaj ankuesit për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ (pa qenë fare në detyrë). Më tej, pas arrestimit të tij në datën 7 prill 2021 (ditë të cilën ishte pushim) mbi kallëzimin e punëdhënësit dhe zbatimit të masës së shtrëngimit personal, ankuesi është pezulluar nga detyra si supervizor TWR, deri në një vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore”, thuhet në vendim.

Në datën 5 nëntor 2021, atij i është pezulluar licenca, ndërkohë që në datën 30 dhjetor 2021, Albcontrol e ka njoftuar për fillimin e procedurës për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

“Dhënia e paaftësisë së përkohshme e datës 06.04.2021 kishte ndikuar direkt në menaxhimin afatshkurtër me burime njerëzore në sallën operacionale dhe ka cënuar sigurinë dhe vazhdueshmërinë pa ndërprerje të shërbimit të lundrimit ajror që ka sjellë humbjen e besimit. Në datën 06.01.2022, në orën 10.00, ankuesi është paraqitur pranë zyrës së Drejtoreshës Administrative D.C, ku i është komunikuar humbja e besimit, por pa i komunikuar se cilat ishin arsyet e thyerjes së besimit. Në përfundim të takimit, ankuesi ka refuzuar të nënshkruajë procesverbalin, pasi çdo gjë që ai kishte deklaruar ishte deformuar dhe transformuar. Gjatë takimit, ankuesi ka deklaruar se ky ishte një veprim diskriminues për shkak të faktit se ai ishte Kryetari i Sindikatës dhe se ai nuk mund të ishte përgjegjës për veprimet e kolegëve. Pra, si ka mundësi që asnjëri prej tyre nuk paska cënuar sigurinë në punë por e ka cënuar ankuesi që ishte pushim?!” thuhet në vendim.

Pjesë nga vendimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Madje, Komisioneri ka analizuar edhe kallëzimin e krerëve të Albcontrolit ndaj tij.

“Nuk shpjegohet, po ashtu se përse kallëzimi penal është paraqitur nga punëdhënësi vetëm ndaj ankuesit dhe jo ndaj 45 kontrollorëve të tjerë, ndonëse faktet janë të njëjta për më tepër që në datën 07.04.2021 që është ndërprerë puna në aeroport, ankuesi ka qenë pushim dhe në detyrë kanë qenë të planizuar 27 kontrollorë të tjerë. Ashtu sikurse nuk shpjegohet se përse ndaj këtyre 45 kontrollorëve nuk është marrë ndonjë masë për pezullim nga puna, pezullim page apo pezullim licence, siç ka ndodhur në rastin e ankuesit” janë të tjera pikëpyetje. Sipas vendimit, e gjitha kjo ka të bëjë se Fezga ka kundërshtuar ndërprerjen e pagës në masën 70 % të kontrollorëve, si kreu i Sindikatës. “Për asrye të këtyre kundërshtimeve, për kërkimin e pagës së ulur, ankuesi pretendon se është vënë në shënjestër nga ana e organeve drejtuese të kompanisë. Madje jo në pak raste për këtë nismë, janë ofenduar, përbuzur, si të pandjeshëm ndaj faktit që kërkonin kthimin e rrogës”, vijon vendimi.

Pjesë nga vendimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Në fund, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, ka konstatuar “diskriminimin e ankuesit, në të drejtën për punësim dhe profesion, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe përkatësisë në sindikatë, në formën e diskriminimit ndërsektorial, si dhe në formën e rëndë të tij, nga ana e Shoqërisë Albcontrol sh.a. Gjithashtu, shoqëria Albcontrol sh.a, të marrë masa për rivendosjen në vend të të drejtës së shkelur duke rikthyer ankuesin A.F në pozicionin e mëparshëm të punës, si dhe për ushtrimin e privilegjeve të licencës së KTA-së”.

Etiketa: belinda ballukuKomisioneri për Mbrojtjen nga DiskriminimiSindikata e Kontrollorëve Ajrorë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacioni i ‘heshtur’ i Belës në Fier: Nga Veliaj te Subashi

15:43 : 24/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

22:21 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit

11:52 : 13/07/2025
Para

Qeveria e Kosovës: Kurti takohet me Vuçiçin të dielën

TË GJITHA

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025

Zjarret në qarkun e Korçës, Prefektura: 5 mushka të ngarkuara me ujë janë në terren

11:34 : 27/07/2025

Zjarri që ndezi rrezikoi banesat, arrestohet 58-vjeçari në Shijak

11:25 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com