• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 8 miliardë banorë në Tokë! A do të ketë zgjidhje për këto kriza?

08:19 : 17/11/2022
në AKTUALITET, BOTA

Nga shfaqja e Homo sapiens-it, u deshën afërsisht 300 000 vjet para se Toka të popullohej nga një miliard njerëz. Kjo shifër u arrit në vitin 1804, vit kur u zbulua morfina, kur Haiti shpalli pavarësinë nga Franca dhe kur Beethoven performoi për herë të parë Simfoninë e tij të Tretë në Vjenë.

Bazuar në të dhëna demografike, aktualisht, sipas Kombeve të Bashkuara, bota ka kaluar shifrën e 8 miliardë personave. Gjithsesi, kjo analizë ka hasur në vështirësi dhe pasiguri, pasi në disa pjesë të botës, të dhënat e regjistrimeve janë disa dekada të vjetra.

Gjatë Covid-19 ishte praktikisht e pamundur për disa vende të regjistronin çdo vdekje. Edhe modelet e sofistikuara kompjuterike mund të kenë qenë jashtë funksionit për një vit ose më shumë. Megjithatë, OKB-ja shpalli 15 nëntorin si “Ditën e Tetë Miliardëve”.

Sfidat e së ardhmes

Lexo edhe:

Berat/ Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore

Shqipëria humb forcën e punës/ Rënie dramatike e popullsisë në moshë pune 2010–2025

Njerëzit kudo po jetojnë më gjatë, falë kujdesit më të mirë shëndetësor, ujit më të pastër dhe përmirësimeve në infrastrukturë, faktorë që kanë reduktuar përhapjen e sëmundjeve. Plehrat dhe ujitja kanë rritur rendimentet e të korrave dhe kanë përmirësuar ushqimin. Në shumë vende po lindin më shumë fëmijë dhe shumë më pak po vdesin.

Sigurisht, sfidat me të cilat përballemi teksa popullsia e botës vazhdon të rritet, janë të shumta. Ndotja dhe peshkimi i tepërt po degradojnë biodiversitetin e deteve dhe oqeaneve. Jeta e egër po zhduket në mënyrë alarmante, pasi njerëzit po dëmtojnë pyjet dhe tokat bujqësore. E ndërsa kërcënimi më i madh mbetet ndryshimi klimatik, që po vë në diskutim të ardhmen e shoqërisë. A do të ketë zgjidhje për këto kriza?

“Deri më tani, nga përvoja e përgjithshme, bota ka treguar se ka qenë e suksesshme me përshtatjen dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet tona. Duhet të jemi optimistë. Thjesht mbajtja e status quo-së dhe të mos bësh asgjë, nuk është një opsion. Duam apo nuk duam, ndryshimet do të ndodhin dhe situata nuk do të përmirësohet vetvetiu. Ka nevojë për ndërhyrje aktuale dhe të ardhshme.”

Ndryshimet e popullsisë

Bota po përballet me gjasat e shpërthimeve të mëdha të numrit të popullsisë dhe kolapsit në të njëjtën kohë. Ndoshta këtë vit, për herë të parë në dy mijëvjeçarë, Kina nuk do të jetë më vendi më i populluar i Tokës, pasi India më në fund po e tejkalon atë. Edhe përpara politikës së ndjekur nga Kina për të pasur vetëm një fëmijë, e cila hyri në fuqi në vitin 1980, lindjet në Kinë gjithsesi, kanë qenë vazhdimisht në rënie. Këto tendenca u përshpejtuan gjatë pandemisë. Kishte 45 për qind më pak fëmijë të lindur në vitin 2020 sesa në 2015. Shkalla e lindjeve në Kinë tani është shumë më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara.

Fumie Takino, 89 vjeç, është anëtarja më e vjetër e një grupi nxitësish tifozësh në Tokio. Në vitin 2010, popullsia e Japonisë arriti pikën e saj të lartë në 128 milionë. Tani është 125 milionë dhe parashikohet të bjerë për katër dekadat e ardhshme. Në Afrikë, nga ana tjetër, tendencat po lëvizin me shpejtësi në drejtimin tjetër, ku popullsia po rritet me shpejtësi. Mosha mesatare e Nigerisë është 17 vjeç. Lindshmëria po bie, por gjithsesi mbetet 20 herë më i lartë se në Kinë. Ndonëse, siguria ushqimore është tashmë një shqetësim dhe një e treta e vendit jeton në varfëri ekstreme, popullsia e vendit mund të katërfishohet deri në fund të shekullit. Por gjithçka varet nga shkalla e lindjes së fëmijëve. Të gjitha këto parashikime janë supozime dhe realiteti mund të jetë shumë më ndryshe.

Parashikimi i popullsisë së botës është kompleks

OKB-ja, një grup studiuesish në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, dhe ekspertë të tjerë në Vjenë, po analizojnë atë që mund të ndodhë çerekshekullin e ardhshëm. Bazuar në ngjarjet e kaluara, njerëzit presin një tjetër pandemi vdekjeprurëse globale. Nga ana tjetër, pavarësisht krizave si lufta në Ukrainë, as demografët nuk parashikojnë dot ende migrimin masiv që mund të ndodhë në mbarë planetin deri në mesin e shekullit. Shumica e ekspertëve shohin se deri atëherë popullsia do të ketë arritur në 9 miliardë.

Disa vjet më parë, OKB-ja vlerësoi se deri në vitin 2100, popullsia e globit mund të arrijë në 11 miliardë. Në fillim të këtij viti, ajo i rishikoi këto vlerësime duke dalë në përfundimin se shifra do të jetë 10.4 miliardë, kjo për shkak të uljes së numrit mesatar të lindjeve.

Përveç vlerësimeve të popullsisë globale, ndryshimet klimatike dhe politika gjithashtu kanë të ngjarë të ndikojnë shumë në migrimin midis vendeve. Popullsia në SHBA dhe Evropën Perëndimore është mbështetur kryesisht tek emigracioni, por ai tashmë është kthyer në një çështje të nxehtë politike. Vende të tjera me popullsi në rënie, si Japonia, kanë qenë edhe më ngurruese për të mirëpritur emigrantët. Në këtë situatë, e vetmja mënyrë se si mund të dalim nga ky çekuilibër demografik, sipas ekspertëve, është bashkëpunimi ndërkombëtar i menaxhuar mirë./A2

Etiketa: 8 miliarde banorepopullsiToka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berat/ Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore, rrezikohen banesa dhe toka bujqësore

15:25 : 06/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria humb forcën e punës/ Rënie dramatike e popullsisë në moshë pune 2010–2025

08:36 : 06/07/2025
NDRYSHE

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

19:08 : 04/07/2025
AKTUALITET

Sipërfaqja me të mbjella ulet ndjeshëm, shqiptarët po braktisin punimin e tokës

18:02 : 03/07/2025
NDRYSHE

Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C brenda tre vjetësh

19:24 : 19/06/2025
AKTUALITET

Në 2024, popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

08:12 : 17/06/2025
Para

Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com