• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kursi i dollarit amerikan ndaj lekut prek nivelin më të ulët që prej muajit qershor

14:14 : 16/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Dollari amerikan po shënon një rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit me lekun në dy javët e fundit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, dollari u këmbye sot me 112.19 lekë, niveli më i ulët që prej muajit qershor.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kursi i këmbimit të dollarit amerikan reflekton lëvizjet e tij në kursin e këmbimit me lekun dhe nuk ndikohet shumë nga faktorë të brendshëm. Kjo ndodh sepse institucionet financiare e kuotojnë kursin e të gjitha valutave të tjera bazuar në kursin e tyre kundrejt euros, që është monedha më likuide dhe më e lehtë për tu tregtuar në tregun e brendshëm valutor.

Arsyeja kryesore që ka sjellë dobësimin e dollarit ndaj euros në ditët e fundit kanë qenë të dhënat e reja makroekonomike nga SHBA dhe sidomos ato të lidhura me inflacionin. Ulja e inflacionit mesatar dhe e inflacionit bazë në muajin tetor rriti shpresat në tregje se Rezerva Federale do ta ngadalësojë ritmin e rritjes së normave të interesit. Pritshmëritë për përmirësim të situatës inflacioniste dhe zbutjen e rritjes së interesave kanë ndikuar në një rënie të ndjeshme të dollarit, që ka zbritur përsëri poshtë vlerës së paritetit me euron. Në mesditën e sotme, dollari amerikan tregtohej me 0.96 euro.

Rënia ndaj euros po reflektohet rrjedhimisht edhe në kursin e këmbimit me lekun. Megjithëse USD ka një rëndësi më të vogël se euro në ekonominë shqiptare, sërish kursi i monedhës amerikane ngelet i rëndësishëm për ecurinë e çmimeve të importit të karburanteve dhe lëndëve të para të rëndësishme. Një nga argumentet e Bordit të Transparencës për mungesën e një uljeje të ndjeshme në çmimet e karburanteve në vend ka qenë edhe mbiçmimi i dollarit amerikan ndaj lekut. Në këtë kuptim, rënia e dollarit amerikan në këtë periudhë do të ndihmonte në uljen e presioneve inflacioniste edhe për ekonominë shqiptare.

Lexo edhe:

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në fakt, forcimi i dollarit po bëhej një problem global në situatën aktuale, duke pasur parasysh se në përgjithësi çmimet e ushqimeve dhe lëndëve të para kuotohen pikërisht në dollarë. Një mbiçmim i monedhës amerikane i bën këto produkte më pak të përballueshme dhe efekti më i fortë është pikërisht tek ekonomitë më të varfra.

Ndërkohë, kursi i këmbimit mes euros dhe lekut në ditët e fundit paraqitet i qetë dhe me luhatje minimale. Ky kurs nuk ndikohet shumë nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe është rezultat i raporteve mes kërkesës dhe ofertës së brendshme. Agjentët bëjnë të ditur se në këtë moment tregu i këmbimit të euros paraqitet i qetë dhe pa çbalancime të mëdha mes kërkesës dhe ofertës.

I vetmi faktor që ka përcaktuar lëvizje domethënëse në dy muajt e fundit ka qenë nevoja për blerje nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Kërkesa e KESH bëri që euro të shënojë një rritje të lehtë në pjesën e dytë të tetorit. Rritja e kursit kulmoi më datë 28 tetor, kur euro u këmbye me 118.32 lekë. Pas përfundimit të blerjeve të radhës nga KESH, euro ra gradualisht pranë kufirit të 117 lekëve. Sot euro këmbehej me 116.97 lekë, ndërsa luhatjet gjatë gjithë kësaj jave kanë qenë të papërfillshme./Monitor

Etiketa: Banka e Shqiperisedollariinflacionkursi i kembimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

13:04 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:07 : 15/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 gusht/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

08:07 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025
Para

Fondet për tërmetin/ PD: Bashkia e Durrësit zgjohet pak para zgjedhjeve lokale

TË GJITHA

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com