• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plas” mes deputetëve te Ekonomia/ PS ngutet për portin e Durrësit, PD: Po vidhni!

10:27 : 15/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Çelja e dritës jeshile pas miratimit me 62 vota pro në një procedurë të përshpejtuar në Kuvend të projektligjit për Portin e Durrësit, i ka hapur rrugën mazhorancës që projektin “Durrës Yachts & Marina” ta “zbresë” me shpejtësi për diskutime në komisionet përkatëse.

Qeveria duket se ka me ngut për t’i dhënë jetë projektit që cilësohet nga opozita si afera më e madhe në Europë, ku 1 milionë metër katrorë tokë publike do t’i shtien në dorë kryeministri Edi Rama dhe klientët e tij, ndaj diskutimet kanë nisur sot në Komisionin e Ekonomisë.

Ashtu siç edhe ndodhi në Kuvend një debat i ashpër është regjistruar mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe deputetëve të opozitës, të cilët që në nisje kanë kërkuar më shumë kohë për të studiuar materialet.

Në debat janë përfshirë deputetët demokrat Edmond Spaho, Jorida Tabaku, kreu I LZHK Dashamir Shehi dhe nga krahu kundërshtar kryetari i Komisionit Eduard Shalsi, deputeti Erion Brace dhe të tjerë emra të PS.

Shehi në fjalën e tij u ndal te ngutja që PS po tregon për miratimin e një kontrate me rreth 100 faqe brenda dy ditësh, e cila hedh hije të forta dyshimi për projektin.

Lexo edhe:

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

“Ne po firmosim biznesin më të madh shqiptar. Po pse kjo ngutje. Erdhi natën kontrata me 99 faqe. Ka ndonjë që i lexon 99 faqe te celulari I vogël dhe hyn këtu në komision brenda 48 orëve. Jemi në luftë apo çfarë. Këtu po bëhet biznes që do të fillojë 10 vjet ju doni ta bëni për dy ditë. Kjo nuk është punë e pastër. Se po të jetë e pastër nuk ka ngutje”, argumentoi Dash Shehi.

Kreu i LZHK më tej kërkoi që kontrata të shqyrtohet në mënyrë profesioniste nga juristët dhe jo deputetët pasi po flasim për një mega-projekt.

“Mes buxhetit vjen fut 100 faqe kontratë. Ne që jemi profesionistë të kësaj pune duhet të them ndalo. Ju thoni kemi mbledh grupin e kryetarëve. Kush janë këta kryetarë që vendoskan kështu. Procedura normale do të ishte prisni të mbarojmë buxhetin. T’i konsultojmë me juristët tanë. Kjo është një punë që nuk e bën komisioni. Nga këtu më fillon dyshimi”, deklaroi Shehi.

Ndërkohë, Edmond Spaho kërkoi që në Komision të paraqiten ministrja e Financave Delina Ibrahimi dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku pasi kanë qenë ato që kanë hedhur firmat në projekt. Ai gjithashtu u shpreh se pas inceneratorëve projekti për Portin e Durrësit është “vjedhja më e madhe e historisë” dhe i konsideroi deputetët e mazhorancës si “hajdutër pa skrupuj“.

“Normale është që këtu të vijnë ta mbrojnë projektin ata që kanë firmosur, ministrja e Financave dhe zv/Kryeministrja. Ta kalosh këtë projekt me zv/Sekretaren e Përgjithshme, me drejtorin e Portit është shumë qesharake. Na e kurseni këtë komedinë se s’kemi nevojë për të. Ne do flasim për implikimet ekonomike financiare”, tha ai.

I gjendur përballë kërkesave të deputetëve të opozitës që kërkuan njëzëri shtyrjen e mbledhjes, kreu i komisionit Eduard Shalsi u kundërpërgjigj duke thënë se prej një viti mazhoranca ka punuar për këtë marrëveshje dhe se ai bashkë me kolegët e ka gdhirë për të lexuar kontratën, ndaj s’ka më kohë për të humbur dhe projektligji duhet votuar.

“Nuk ka kohë për të humbur dhe sot jemi përpara një fakti, unë me disa prej kolegëve tanë e kemi gdhirë duke shfletuar, dhe ne kemi disa pyetje për të bërë. Nga ana tjetër duke marrë në konsideratë investimin, më së pari duhet të kuptojmë për çfarë bëhet fjalë. Nuk mundet të bëhet objekt një kontratë e tillë, në ekrane ku nuk e kanë idenë të madhësisë së investimeve, as të procedurave. Nga njëra anë kërkoni ministrat, nga ana tjetër teknikë që kanë negociuar marrëveshjen. Ja ku i keni sot. Të na shpjegojnë”, u shpreh Shalsi.

Ndërkohë që akuzat dhe kundër akuzat mes palëve vërshonin në Komision, deputetin socialist e kanë lëshuar nervat dhe e ka shthurur gjuhën, teksa përpiqej të mbronte marrëveshjen duke thënë se s’ka asgjë për t’u fshehur.

Ai u kap me kolegun demokrat Edmond Spaho, i cili ndërhyri gjatë fjalës së Braçes duke folur pa mikrofon.

Kjo e acaroi Braçen, i cili iu drejtua Spahos me një term rrugaçi, duke i thënë: “Ik pirdhu!”.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së i kërkoi deputetit të PS të tërheqë fjalët mbrapsht.

Pas debatit të ashpër dhe toneve të larta, fjalën e mori zv/ministri i Financave Besart Kadia, i cili e mbrojti marrëveshjen për portin e Durrësit duke thënë se është transparente, ndërsa ftoi deputetët opozitarë që të lexojnë kontratën që të kuptojnë se i kalon ngjyrat partiake.

Kadia tha gjithashtu se toka nuk do të tjetërsohet, pasi investitori strategjik është shteti shqiptar.

“Kjo marrëveshje është transparente. Impakti i këtij projekti do të jetë 12 mijë të punësuar. Fillimisht në ndërtimin e zonës dhe më pas në menaxhimin e saj. Duhen parë të gjitha investimet e bëra jo në Shqipëri, por ato çka ka bërë kjo kompani në SHBA, Egjipt, apo ajo që është historike në Dubai. Në asnjë çast toka nuk tjetërsohet, shteti shqiptar do jetë aksioner. Shteti shqiptar është investitor strategjik me 33% të aksioneve. Po të lexoni kontratën do jeni krenarë për atë se çka do të marrë publiku shqiptar. S’ka të bëjë me ngjyrat politike. Po flasim për kontratë për interes të shqiptarëve”, tha Kadia.

DEBATI:

Eduard Shalsi: në Konferencën e Kryeaerëve është marrë një vendim dhe titullarët më të lartë janë ftuar në komisonet përgjegjëse nuk po bëjmë ndonjë procedurë. E theksoj që tradita parlamentare.

Edmond Spaho: Po ca tradite parlamentare. E kemi dëgjuar pafund. Nëse inceneratorët janë vjedhja e shekullit kjo është vjedhja e gjithë historisë. Hidrauliku i Kryeminsitrisë… nuk është serioze kjo që po bëni.

Shalsi: Të të vijë turp që thua hidrauliku i kryeministrisë

Edmond Spaho: Unë mbroj interesin e vendit

Shalsi: Me këtë gjuhë aspak etike

Edmond Spaho: Ju jeni hajdutë të paskrupullt e më tregon mua etikën

Shalsi: Gjuhë aspak etike. E kuptoj që ke ardhur …

Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate, për të shitur Rama pallate.

Shalsi: E kuptoj që e keni humbur qetësinë nuk keni faj është momenti për të celebruar ardhjen e një investitori të madh

Spaho: Që vjedh bashkë me ju, ju jeni hajdutët më të mëdhenj se atë e keni maskë

Shalsi: Ai që do të të hapë ty sytë si investitor. Kam një kërkesë, mbaji mend këto që po thua. Të paaftë për të analizuar. Nuk është në nderin tonë me akuza e ofendime si ato në hyrje të çeljes së diskutimeve

Edmond Spaho: Ju ka shkel Edi Rama me këmbë.

Jorida Tabaku: Nga e dini ju që kemi lexuar apo jo, kërkesa për të thirrur këtu dy ministra është shumë normale, duam të dëgjojmë personat politik që kanë negociuar.

Shalsi: Kur ligji i diskutua në parlament për të kaluar me procedurë të përshpejtuar u dhanë argumentet, u cituan dhe disa raste, siç ishte rasti i investitorit të Montenegros, por kur u ndesh me procedurat burokratike, ajo që ndodhi ishte se brenda pak javësh iku nga Shqipëri dhe e zhvilloi investimin në Mal të Zi. Për këtë çështjes ka një vit që diskutohet.

Nuk ka kohë për të humbur dhe sot jemi përpara një fakti, unë me disa prej kolegëve tanë e kemi gdhirë duke shfletuar, dhe ne kemi disa pyetje për të bërë. Nga ana tjetër duke marrë në konsideratë investimin, më së pari duhet të kuptojmë për çfarë bëhet fjalë. Nuk mundet të bëhet objekt një kontratë e tillë, në ekrane ku nuk e kanë idenë të madhësisë së investimeve, as të procedurave. Nga njëra anë kërkoni ministrat, nga ana tjetër teknikë që kanë negociuar marrëveshjen. Ja ku i keni sot. Të na shpjegojnë.

Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon logjika dhe ligji. Nuk më hyn në punë shumë se pse ka ikur një investitor nga këtu në Mal të Zi. Këtu Shqipërisë i kanë ikur mijëra investitorë. Nuk është kjo filozofia mbi të cilën e ndërton punën një komision. Rruga e mbarë po i them. Nuk bëhet kështu shteti, po e bëjmë punën me ngut se po ikën.

Shalsi: Nuk është argument ‘udha e mbarë’.

Shehi: Po nëse nuk i intereson Shqipëria, udha e mbarë.

Shalsi: Nuk e kemi luksin t’i themi rruga e mbarë. Ne jemi kthyer në lypsarë për të tërhequr investitorë në Shqipëri.

Braçe: Këtu nuk ka asgjë për të fshehur, sa kohë që këtu kanë ardhur…Fole ti, a të flas unë. Ka mundësi të dëgjosh po deshe, të lutem mos më ndërhy. Sa kohë që këtu kanë ardhur ligj marrëveshje për Marinën, marrëveshje zhvillimi, plan financiar fizibiliteti, koordinata, marrëveshje kuadër për jahtet, plan biznesi, masterplan e të tjera me radhë dhe nëse ka dhe të tjera unë do ju lutesha të vijnë të gjitha, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.

(Spaho flet pa mikrofon)

Braçe: Ik e pirdhu…(mbyll mikrofonin me forcë)

Spaho: Tërhiqi fjalët!

Etiketa: afera porti i durresitDashamir ShehiEdmond SpahoEduard Shalsierion bracekomisioni i ekonomiseparatë publikeporti i durresittendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Policia e Korçës vendos nën hetim personin që denoncoi kandidatin e PS për blerje votash

17:22 : 09/05/2025
AKTUALITET

Atraksion turistik? Banorët në qarkun e Kukësit vuajnë ende për rrugë dhe ujë

08:28 : 09/05/2025
AKTUALITET

FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë

15:41 : 07/05/2025
AKTUALITET

Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

11:29 : 17/04/2025
Para

Porti i Durrësit/ Tabaku: 300 mln €‎ taksa i falen një kompanie fantazmë

TË GJITHA

VIDEO/ Esat Gjura, babai i kandidatit të PS u la i lirë edhe pasi qëlloi me armë

12:43 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 12:00

12:37 : 11/05/2025

Me vello në kokë, nusja në Elbasan voton në ditën e saj të dasmës (VIDEO)

12:37 : 11/05/2025

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë. Nën hetim edhe 2 të tjerë

12:30 : 11/05/2025

Ministria e Brendshme: Zyrat e IdentiTek të hapura edhe sot deri në orën 16:00

12:25 : 11/05/2025

“Gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendër”, Ilir Meta voton i veshur kuq e zi

12:22 : 11/05/2025

Kreu i misionit të OSBE-ODIHR, Zannier: Të hënën do japim vlerësimet tona për zgjedhjet

12:21 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com