• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama i dhuron “Fusha SHPK” koncesionin 320 milionë euro të rrugës Lekaj-Konjat-Fier

13:51 : 14/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Inflacioni në rritje dhe varfëria që ka goditur shqiptarët duhet të ishin dy faktorë shqetësues që do të “ngrinin në këmbë” qeverinë për t’i gjetur zgjidhjen, por kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij duket se nuk e njohin krizë, përderisa edhe sot i kanë dhënë jetë një koncesioni multimilionësh.

Me plot 320 milionë euro të akorduara qeveria shqiptare i ka hapur rrugë koncesionit për ndërtimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier (Loti i Parë i autostradës Milot-Fier), që do të ketë një afat 35 vjeçar.

Kontrata e nënshkruar ka për objekt projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e 42.2 kilometrave rrugë, gjurma e së cilës do të nisë në fshatin Lekaj pranë zonës së Luzit të Vogël me mbarimin e aksit Kashar–Lekaj dhe do të përfundojë në fillimin e Bypassit të Fierit (pranë zonës së Mbrostarit).

Fituese e këtij tenderi, gara për të cilin u hap gjatë verës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është kompania “Fusha SHPK”. Me administratorin e saj Shkëlqim Fusha, firma në fjalë njihet si bashkëpunëtore e ngushtë e qeverisë që nga ardhja në pushtet në vitin 2013.

Ajo çka bie në sy është se “Fusha SHPK” ka qenë ofertuesi i vetëm në këtë tender, ndërsa oferta është paraqitur në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik si e propozuar nga një grup i përbashkët i disa operatorëve ekonomik.

Lexo edhe:

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

“Fitues të koncesionit janë: Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Fusha” sh.p.k. / NUIS J61922018S, “Agbes Construksion” sh.p.k. / NUIS K32807432ë, “Albavia” sh.p.k. / NUIS J81527001Q, “Kupa” sh.p.k / NUIS K51615512C, “Ante-Group” sh.p.k. / NUIS J62904100D, “Klodioda” sh.p.k. /NUIS K51813002H, “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” sh.p.k / NUIS J62026003M dhe “Sphaera” sh.p.k / NUIS J81809003U, me vlerë investimi 320,000,000 Euro pa TVSH”, thuhet në buletinin zyrtar.

Buletini i Agjencisë së Prokurimit Publik
Buletini i Agjencisë së Prokurimit Publik

Një tjetër detaj i rëndësishëm i kësaj kontrate është se rruga do të jetë me pagesë dhe shteti do t’i garantojë privatit trafikun nga viti 2025 deri në vitin 2041.

Kjo do të thotë që nëse trafiku i mjeteve nuk arrin parashikimin e dakordësuar në planin e biznesit atëherë shteti do të kompensojë diferencat, duke paguar kështu para nga taksat e shqiptarëve në mënyrë që “Fusha Sh.p.k” të mos humbë asnjë qindarkë nga investimi.

Automjetet e lehta parashikohet të paguajnë 0,04065 eur/km që është niveli maksimal, por sipas Monitor.al kompania fituese mbetet e paqartë sesa ka ofruar në propozimin e saj për tarifë.

Gjithsesi nëse i referohemi maksimumit të qeverisë, një automjet i lehtë për të përshkruar rrugën duhet të paguajë rreth 2 euro. Ndërkohë që në varësi të kategorisë së automjeteve tarifimi do të jetë i ndryshëm sikurse është praktika ndërkombëtare.

“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurrimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 32.517.722 Euro””, thuhet në dokumentet zyrtare.

Duke marrë të mirëqenë që autostrada nis funksionimin nga viti 2025 skenari bazë është që të arrijë një nivel të ardhurash prej 23.6 milionë euro dhe shteti të garantojë 1.12 milionë euro.

Kjo skemë nis nga 2025 dhe mbyllet në vitin 2041 ku shteti vit pas viti nëse nuk arrihet plani të ardhurave sipas skenarit bazë vijon mbështetjen maksimalisht deri në 2.77 milionë euro deri në vitin e 17 të operimit.

Etiketa: Edi Ramafiram "Fusha"koncesioni 320 milion europaratë publikerruga milot-fiertendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
Para

Integrimi në BE, Rama: Me hir apo me pahir, do martohemi me të dashurën tonë

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

09:30 : 18/07/2025

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

09:09 : 18/07/2025

Iu vu tritoli në lokal, flet pronari: Nuk kam konflikte

09:07 : 18/07/2025

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

09:06 : 18/07/2025

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com