• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Osmani: Data e zgjedhjeve në veri mund të jetë 18 dhjetori

16:03 : 14/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha sot se sipas të gjitha gjasave data e zgjedhjeve në veri do të jetë 18 dhjetori.

Sipas saj, vendimin për datën e zgjedhjeve do ta bëjë publik “sonte apo nesër në mëngjes”.

Kështu deklaroi ajo pas takimit me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

Ajo tha që do t’u drejtohet me kërkesë të gjithë partnerëve ndërkombëtarë “për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor”.

Osmani tha gjithashtu se duhet të bëhen përgatitjet e nevojshme edhe me institucionet e sigurisë “që procesi i fushatës zgjedhore, e më pas dita e zgjedhjeve të shkojnë qetë dhe pa tensione”.

Lexo edhe:

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe partive tjera minoritare në Kosovë.

Ndërsa prezent nuk kanë qenë përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe.

Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan – janë pa kryetarë qysh më 5 nëntor.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri – nisur nga policia deri te gjykatat. Dorëheqje kanë dhënë edhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, të cilët vinin nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës./REL

Etiketa: kosovevjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

12:24 : 26/08/2025
RAJONI

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025
RAJONI

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025
RAJONI

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

20:30 : 23/08/2025
RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
Para

Derbi i Durrësit shkon për Erzenin, shijakasit përmbysin Teutën

TË GJITHA

Dy motrat do shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë

13:28 : 26/08/2025

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025

Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

13:03 : 26/08/2025

Tre javë para se ai ta vr*ste, 36-vjeçarja i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëv*rja

12:39 : 26/08/2025

REL: Nga Republika Sërpska kërkohet shkëputje e pamundur

12:27 : 26/08/2025

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

12:24 : 26/08/2025

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

11:57 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com