CEO i Acromax, Aldor Nini, ka lëshuar një tjetër deklaratë bombë në emisionin ‘Glamour Zone’. Pasi zbuloi se Ledri Vula, Alban Ramosaj dhe Ardit Çuni, kanë klikime të blera, moderatorja Ester Bylyku, i kërkoi që të zbulojë dhe emrat e tre këngëtareve femra me klikime jo reale.
CEO i Acromax, pranoi të zbulojë vetëm një emër, dhe tha: ‘Adelina Berisha. Ajo ka blerë 100 mijë klikime nga vendet ekzotike si Filipinet, për këngën e re ‘Harrom’.
Aldori u shpreh se gjatë një bisede të stafit të Acromax, me Adelinën, këngëtarja vazhdonte të mos e pranonte se i kishte këto klikime të blera.