• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Britani-Francë i vënë “kyçin” La Manshit, rregulla speciale për emigrantët shqiptarë

10:22 : 14/11/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Rruga e kalimit të kanalit të “La Manshit” me gomone nga emigrantët e paligjshëm që synojnë të mbërrijnë në Britaninë e Madhe, ku bëjnë pjesë edhe mijëra shqiptarë, ka marrë sot goditjen finale teksa Franca dhe Britania kanë nënshkruar marrëveshjen e re për të penguar udhëtimet e rrezikshme.

Ka qenë vetë Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, e cila pak javë më parë e konsideroi fluksin si një “pushtim” për Britaninë, që e përshëndeti marrëveshjen si një “fitore të vërtetë” teksa hodhi firmën mbi të së bashku me homologun e saj francez Gerald Darmanin në Paris.

Pakti i rënë dakord është i shoqëruar nga një paketë financimi prej 63 milionë paund në vit dhe përfshin një rritje prej 40 përqind në numrin e oficerëve që do të patrullojnë plazhet. Stafi britanik do të futet gjithashtu në dhomat e kontrollit francez për herë të parë në histori.

Masat e mëtejshme të nënshkruara në Paris përfshijnë një investim në kamerat e sigurisë CCTV dhe ekipet e zbulimit të qenve për të kontrolluar portet dhe planet për të pajisur më mirë oficerët me dronë.

Gjithashtu, Britania dhe Franca kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për këtë çështje me partnerët evropianë duke thirrur një takim të “Grupit Calais”, ku do të marrin pjesë vendet fqinje.

Lexo edhe:

Britani/ Fjalët e para të Suella Braverman pas shkarkimit nga detyra

Shkarkohet nga posti ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman

Megjithatë, nuk do të ketë patrulla të përbashkëta midis oficerëve francezë dhe britanikë në brigjet e Francës veriore pasi Parisi me sa duket vuri veton ndaj idesë së Rishi Sunak.

“Mendoj se për herë të parë kemi disa fitore reale si për francezët ashtu edhe për Britaninë e Madhe”, tha Suella Braverman.

Sakaq, sipas DailyMail që i referohet një burimi nga Downing Street “një grup i ri pune do të krijohet gjithashtu për të trajtuar rritjen e fundit të numrit të shqiptarëve dhe grupeve të krimit të organizuar që shfrytëzojnë rrugët e paligjshme të migracionit në Evropën Perëndimore”.

Së fundi, marrëveshja premton investime në qendrat franceze të pritjes dhe largimit për emigrantët që pengohen të kalojnë për në Mbretërinë e Bashkuar.

Downing Street lajmëroi se rritja me 40% në numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet në Francën veriore do të sjellë zbulimin e hershëm të kampeve me emigrantë, ndërsa prania e stafit të Mbretërisë së Bashkuar në dhomat e kontrollit francez do të rrisë aftësinë për të kuptuar ‘kërcënimin’ dhe do të ndihmojë në informimin e dislokimeve.

Rritje e mbikëqyrjes portuale gjithashtu do të jetë prioritet në mënyrë që të goditen emigrantët që përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë.

Rishi Sunak tha se ai është ‘i sigurt’ se numri i kalimeve me gomone do të zvogëlohet me kalimin e kohës pasi numri i njerëzve që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit arriti në 41,000 gjatë këtij viti.

Etiketa: emigrantet me gomoneshqiptaret ne Anglisuella braverman

Lajme të lidhura

BOTA

Britani/ Fjalët e para të Suella Braverman pas shkarkimit nga detyra

10:33 : 13/11/2023
BOTA

Shkarkohet nga posti ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman

10:05 : 13/11/2023
BOTA

Ministrja e Brendshme për të pastrehët në Britani: Ata e zgjedhin vetë atë stil jetese!

13:51 : 05/11/2023
BOTA

Braverman: Të jesh homoseksual apo grua s’është arsye e mjaftueshme për azil

08:58 : 26/09/2023
AKTUALITET

Emigrantët ilegalë në Britani, “The Telegraph”: Ja si shqiptarët presin “Byzylykun e GPS” (Video)

12:16 : 29/08/2023
BOTA

Azilkërkuesit letër Braverman: Kushtet në anije po na nxisin të vrasim veten!

16:18 : 25/08/2023
Para

Marrëveshjet që nënshkruhen sot mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com