• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Boll me dhoma luksi në ‘hotel’ Britania”, ministri nxjerr planin për azilkërkuesit

10:26 : 13/11/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Konservatorët në Britaninë e Madhe duket se janë të betuar për të ndalur valën e azilkërkuesve (kryesisht shqiptarë) që ka përmbytur në 8 muaj ishullin si pasojë e kalime me gomone në kanalin e “La Manshit”.

Pas deklaratave të forta të Sekretares së Brendshme Suella Braverman kundër emigrantëve, ka qenë radha e ministrit të Emigracionit, Robert Jenrick për të zbuluar skemat që Home Office do të përdorë për të frenuar fluksin.

“‘Hotel’ Britania duhet të marrë fund, në mënyrë që të pengohen emigrantët të hyjnë në pazaret e azilit”, ka deklaruar Jenrick ditën e sotme.

Jenrick ka propozuar ndërrimin e dhomave luksoze të hoteleve ku strehohen emigrantët për hapësira “më të thjeshta e funksionale”, siç janë kampuset e braktisura të studentëve, parqet e pushimeve që nuk përdoren më dhe madje edhe anijet e lundrimit.

Ai tha për The Sunday Telegraph se akomodimi bazë mund të eliminojë ‘faktorin tërheqës‘ që po inkurajon kaq shumë emigrantë të rrezikojnë jetën e tyre duke kërkuar një të ardhme më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo edhe:

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

Ai pretendon se “po abuzohet me bujarin e kombit anglez ndaj refugjatëve nga kërcënuesit e radhës”, duke vënë më shumë presion mbi një sistem emigracioni që tashmë është në kolaps.

Komentet e tij vijnë pasi numri i emigrantëve që kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit ka të ngjarë të kalojë 40,000, me dhjetëra të tjerë që kanë mbërritur të shtunën.

Totali i përkohshëm i mbërritjeve për vitin 2022 kishte qenë 39,913 përpara fundjavës, me kalimet e mëtejshme që mund të vendosin një rekord historik në shifra.

“Britania do të jetë e dhembshur, por jo naive teksa ecën përpara”, theksoi Jenrick.

Ministri i emigracionit fajësoi një “mungesë kronike të akomodimit të pranueshëm për numrat rekord të emigrantëve” dhe argumentoi se Qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të prokuronte hotele të shtrenjta dhe shpesh të papërshtatshme, duke ngarkuar taksapaguesit me një kosto të papranueshme.

“Destiliteti njerëzor duhet të shoqërohet me një sens të shëndoshë kokëfortë: emigrantët e paligjshëm nuk kanë të drejtë për hotele luksoze. Kushtet në Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse gjithmonë më të mira se në vendet fqinje, gjë që ndihmon për të shpjeguar pse Britania e Madhe është një destinacion i zgjedhur për emigrantët ekonomikë në kontinentin e kthyer në “pazar azili”. “Hotel Britania” duhet të përfundojë dhe të zëvendësohet me akomodim të thjeshtë funksional që nuk krijon një faktor shtesë tërheqës”, nënvizoi ai.

Duke paraqitur planet e qeverisë për të përballuar krizën e gomoneve në Kanal, Jenrick tha se një marrëdhënie e ngushtë me francezët do të ishte jetike për të penguar ata që përpiqen të përfitojnë nga ky proces.

“Me një koordinim më të madh midis agjencive tona respektive të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, ne mund të çmontojmë bandat kriminale që organizojnë këto kalime dhe të vendosim rendin e sigurinë si në brigjet tona ashtu edhe në Francën veriore”, shtoi ai.

Qeveria britanike ditët e fundit ka thënë se një marrëveshje e re me Francën, që mendohet të jetë me vlerë rreth 80 milionë paund, është në fazën përfundimtare.

Kjo pritet të lejojë oficerët e Forcave Kufitare britanike të vëzhgojnë operacionet franceze që bashkërendojnë kërkimet në plazh për gomonet që nisen në Kanal dhe gjuetinë për bandat e trafikimit të njerëzve.

Ministri i imigracionit u zotua gjithashtu të shikojë zgjerimin e skemës së diskutueshme të dëbimit nga Ruanda, e prezantuar nga ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel.

Pavarësisht nga fakti që lëvizja për të deportuar emigrantët mijëra milje larg në Afrikën Lindore nuk ka parë ende një fluturim të vetëm, Jenrick tha se marrëveshje të ngjashme do të hulumtohen me vende të tjera, pasi ai këmbënguli që “ata që udhëtojnë nga kombe të sigurta nuk duhet t’i shohin gomonet si një rrugë drejt një jete të re këtu”.

Burimi: DailyMail/ Përshtati: Boldnews.al

Etiketa: emigrantet me gomoneshqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

09:40 : 13/08/2023
AKTUALITET

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

17:18 : 11/05/2023
AKTUALITET

Trafikonte emigrantë drejt Anglisë, 49-vjeçari shqiptar rrezikon 6 vite burg në Belgjikë

15:01 : 04/05/2023
AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për vrasje fitoi anonimitetin pasi kërkoi azil, “çmenden” britanikët

08:47 : 10/04/2023
AKTUALITET

Rama-Sunak bëjnë shqiptarët të “parkojnë” gomonet, rrugë të reja për të hyrë në Angli

20:22 : 02/04/2023
AKTUALITET

FOTO/ Gjokutaj nxjerr provën: Çuçi firmosi deportimin e shqiptarëve nga Britania!

22:22 : 25/03/2023
Para

Ja ç’po ndodh te Kryeministria një ditë pas protestës

TË GJITHA

Liverpooli pa rivalë në merkato, blen 18-vjeçarin italian për 35 milionë euro

15:41 : 14/08/2025

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025

Rrëzohet një balonë me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

15:04 : 14/08/2025

Euro prek fundin, bie në minimumin historik

14:59 : 14/08/2025

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025

Putin përpara samitit në Alaska: SHBA po bëjnë përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë

14:35 : 14/08/2025

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com