• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

40 mln euro pa garë në vetëm 3 tendera, ARRSH “masakër” mbi fondet publike

19:10 : 13/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka mbyllur në javën e fundit tre tendera gjigandë, me vlerë totale 40 milionë euro, ku të gjithë janë me “flamuj të kuq”, nën dyshimet për shkelje ligjore, favorizim kompanish të caktuara dhe abuzim me fondet publike.

Institucioni i drejtuar aktualisht nga Evis Berberi, ka qenë prej vitesh në qendër të kritikave për menaxhim aspak efikas të fondeve publike. Madje, një prej paraardhëseve të Berberit, Sonila Qato, është marrë së fundmi e pandehur për shkelje të rënda në tenderat e rrugëve.

Por, rasti i Qatos është shumë herë më “i butë” se sa sasia e tenderave të dyshimtë, të zhvilluar në një njësi të shkurtër kohore, nga administrata e drejtuar nga Berberi.

“Boldnews.al” ka kryer verifikimet mbi procedurat e fundit tenderuese të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Lexo edhe:

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

Procedura e parë është “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)”, me fond limit 21.5 milionë euro“.

Procedura e dytë është “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë”, me fond limit 10.5 milionë euro“.

Procedura e tretë është “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Shkallën Tujanit”, me fond limit 9.5 milionë euro“.

Të treja procedurat kanë dy të përbashkëta problematike; (1) Janë skualifikuar të gjithë konkurrentët, duke mbetur në garë vetëm fituesi; (2) Fituesi nuk ka dhënë ofertën më të ulët.

Ka edhe një detaj përbashkues, që duket disi periferik-të treja procedurat janë shpallur në të njëjtën ditë-në 21 shtator 2022 dhe janë mbyllur në të njëjtën ditë-8 nëntor 2022.

Këto detaje janë të mjaftueshëm për të ngritur ‘flamurin e kuq” të dyshimeve mbi procedura të paracaktuara, sipas manualeve ndërkombëtare të prokurimeve publike.

21.5 mln euro për 5 km rrugë

Në 21 Shtator të këtij viti, ARRSH shpalli tenderin “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza e I), me fond limit 25 miliardë lekë të vjetra ose 21.5 milionë euro.

Tenderi, që në shpallje të tij, u shoqërua me dyshimet për fryrje tej mase të faturës financiare. Sipas dokumenteve të procedurës, ky tender synon vetëm zgjerimin dhe rikonstruksionin e një aksi rrugor prej 5 kilometrash, në një rrugë fushore dhe pa asnjë vështirësi teknike.

Dyshimet mbi këtë tender u shtuan akoma më shumë në përfundim të procedurës.

Sipas të dhënave zyrtare, në garë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë.

Në foto: Rezultatet e tenderit 21.5 mln euro për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë
Në foto: Rezultatet e tenderit 21.5 mln euro për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Në përfundim, fitues u shpall kompania “Alb-Building”, me ofertën 21.8 miliardë lekë të vjetra. Oferta fituese nuk ishte më e ulta, por ARRSH e Berberit e shpalli të suksesshme, pasi skualifikoi të gjithë pjesëmarrësit e tjerë nga gara.

10 mln euro për Planin e Bardhë

Po në 21 Shtator 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli procedurën tenderuese “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë”, pjesë e Rrugës së Arbrit, me fond limit 11.7 miliardë lekë të vjetra ose 10 milionë euro.

Edhe ky tender u shoqërua me dyshime për fryrje të faturës së Rrugës së Arbrit. Dyshimet paraprake mbi procedurën forcohen edhe në shpalljen e fituesve.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në garë kanë marrë pjesë 6 konkurentë. Në përfundim, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Selami” + “Company Riviera 2008” + “Garden Line”.

Në foto: Rezultatet e tenderit 10 mln euro për skarpatet e Planit të Bardhë
Në foto: Rezultatet e tenderit 10 mln euro për skarpatet e Planit të Bardhë

Oferta e fituesit është 11.1 miliardë lekë të vjetra. Kjo ofertë nuk ishtë më e ulta, por ARRSH e shpalli fituese, pasi eleminoi konkurentët e tjerë.

9.5 mln euro për skarpatet e Tujanit

Tenderi që plotëson “treshen e dyshimtë” është “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpatave në Shkallën Tujanit”, me fond limit 11.24 miliardë lekë të vjetra, ose 9.5 milionë euro.

Në këtë garë rezulton që kanë marrë pjesë dy konkurentë.

Në foto: Rezultatet e tenderit 9.5 mln euro për skarpatet e Tujanit
Në foto: Rezultatet e tenderit 9.5 mln euro për skarpatet e Tujanit

Fitues u shpall bashkimi i operatorëve Ante-Group” & “Ferro Beton & Construction co” & “Bilgin Taahhut Insaat Madencilik Sanayi ve Ticaret ltd”, me ofertë 11.12 miliardë lekë të vjetra, ose me 99 përqind të fondit limit.

Konkurrenti tjetër, i cili kishte paraqitur ofertë më të ulët, u skualifikua nga ARRSH e Evis Berberit.

Etiketa: abuzimi me fondetarrshAutoriteti Rrugor Shqiptarelbasan qafe thaneshkalla e tujanittendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

20:25 : 01/07/2025
AKTUALITET

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

16:19 : 01/07/2025
AKTUALITET

Hapet tenderi 60 mln euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

12:45 : 24/06/2025
AKTUALITET

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

16:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

19:09 : 24/05/2025
AKTUALITET

Aksident te ‘Shkalla e Tujanit’, kthehet përmbys një nga automjetet

11:40 : 20/05/2025
Para

NATO solidarizohet me Turqinë, reagon Sekretari i Përgjithshëm Stotlenberg

TË GJITHA

Borsh/ Qazim Pali, fshati pa tapi dhe pa drejtësi

19:22 : 04/07/2025

Zgjat vetëm tre muaj aventura te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares largohet nga të kuqtë

19:13 : 04/07/2025

NASA zbulon një lidhje të fshehur midis bërthamës së Tokës dhe ajrit që thithim

19:08 : 04/07/2025

48-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur në Delvinë, kolegu i tij çoban denoncon në Polici

19:08 : 04/07/2025

E shtuna me temperatura deri në 39°C! Ja cilat do të jenë qytetet më të nxehta

18:53 : 04/07/2025

“Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor

18:51 : 04/07/2025

Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United

18:49 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com