• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Shqiptarët në Britani përjetojnë rritje alarmante armiqësie dhe diskriminimi’

17:12 : 10/11/2022
në AKTUALITET

Nga Gergana Krasteva-Metro.co.uk

Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britani po ndihen jo të mirëpritur pas deklaratës së Suella Braverman për pushtim nga emigrantët.

Ashti siç ka ndodhur më parë me polakët, pastaj me bullgarët e rumunët, të akuzuar se po ‘vidhnin vendet e punës’, tani është radha për njerëzit nga vendi i vogël ballkanik për t’u bërë ‘kokë turku’ për dështimet e qeverisë.

Dr. Andi Hoxhaj, lektor juridiku në University College në Londër, thotë se shqiptarët po përjetojnë një rritje alarmuese në armiqësi e ksenofobi.

34-vjeçari tha për Metro.co.uk se shpesh njerëzit e paragjykojnë, supozojnë se ai është pjesë e ndonjë ‘pune të pistë’ për shkak të vendit të origjinës.

Lexo edhe:

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

‘Pasi të njohin çdo gjë është mirë, por sa herë që shfaqet problemi i krimit të organizuar shqiptar ka gjithmonë komente negative’, shton.

‘Për shembull, kur punoja në Warwick University, afër Birmingamit, kishte shumë kronika lajmesh për krimin e organizuar shqiptar. Njerëzit më shihnin me dyshim’.

Si shumë migrantë, Dr. Hoxhaj erdhi në Angli më 2004 për studime universitare dhe më pas vendosi të qëndronte.

Image

Sipas Zyrës për Statistika Kombëtare, ai është një nga vetëm 47,000 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sivjet lëvizi nga Birmingami në Londër, ku rastet e ksenofobisë janë më të pakta, sipas tij.

Por komentet e bëra javën e kaluar nga sekretarja e brendshme dhe nga deputeti konservator James Daly i krijuan shqetësime për të ardhmen e bashkatdhetarëve të tij në Britani.

Korrupsioni është bërë pengesa më e madhe për Shqipërinë, duke i penguar procesin e kandidaturës në BE e duke detyruar me mijëra të largohen për një jetë më të mirë.

Dr. Hoxhaj thekson se një demonizim i shqiptarëve i ka kthyer në shënjestra njerëzit nga komuniteti i tij.

Image

‘Me deklarata të tilla nga politikanët për shqiptarët, njerëzit në komunitet ndihen të sikletosur. Fqinjët tanë dhe njerëz me të cilët kemi marrëdhënie na druhen, sidomos shqiptarëve që punojnë në ndërtim’.

Dr. Hoxhaj tha se fqinjët telefonuan për ‘aktivitet të dyshimtë’ për miqtë e tij që po ngrinin një skelë ndërtimi vetëm sepse janë shqiptarë.

Lektori theksoi se ky është vetëm një shembull i ksenofobisë me të cilët po përballen njerëzit në baza të përditshme.

Image

‘Kohët e fundit kam dëgjuar studentët të talleshin me dy shokë klase që janë nga Shqipëria. I pyesnin nëse kishin ardhur në Britani për t’u përfshirë në xhiron e drogës. Ky është vetëm një nga qëndrimet. Kur njerëzit mësojnë se je shqiptar, nuk të shohin me sy të mirë. Pjesë e kësaj ksenofobie i ka rrënjët në Brexit. Gjatë fushatës, të dy kampet, Leave dhe Remain, e përdorën Shqipërinë si argument negativ, kështu që shumë njerëz tani e shohin vendin me atë sy’.

Para pak vjetësh, Dr. Hoxhaj mbajti një seminar në universitet ku pyeti studentët se pse Britania doli nga BE.

Në atë kohë, ishte shkatërruar një organizatë droge në Birmingam, me një grup shqiptarësh të arrestuar nga policia.

Lektori kujton se një numër studentësh thanë se votuan për daljen se ‘shumë shqiptarë po vinin në vend’.

‘Mënyra se si e thanë, ishte e qëllimshme. Iu tregua eprorëve, por m’u përgjigjën thjesht që ‘studentët po bëjnë studentin’. Ka pasur edhe raste kur kolegët e mi më vinin në pikëpyetje autoritetin sepse vija nga një vend jashtë BE’.

‘Në punën e mëparshme disa kolegë madje më kanë pyetur se pse nuk kthehesha në vendin tim. Kjo më vinte në siklet. Njerëzit më paragjykonin vetëm se vija nga Shqipëria. Mendonin se nuk isha i mirë sa duhet për të punuar atje dhe se duhej të isha mirënjohës që kisha gjetur punë’.

‘Kjo vlen për të gjithë imigrantët, jo vetëm shqiptarët. Imigrantët nuk kanë të njëjtat mundësi apo promovime në punë. Gjithmonë ka standard dyfish. Kolegë nga komunitete të tjera kanë pasur eksperienca të ngjashme’.

Image

Edhe shqiptarja Megi Adamou thotë se diskriminimi karshi imigrantëve po rritet në Britani.

44-vjeçarja u vendos në Londër më 2018, pas takimit në Shqipëri me atë që tashmë është burri e saj.

Zonja Adamou tregon se si shoku i djalit të saj 16-vjeçar u etiketua si ‘kriminel’ në shkollë vetëm sepse ishte shqiptar, pas retorikës në parlament kundër imigrantëve.

Mësuesja e shkollës fillore dhe lektore në kolegj thotë: ‘Ndihem shumë e diskriminuar. Unë punoj me një pjesë të madhe të komunitetit shqiptar në Londër. Kam miq që janë profesorë universiteti, lektorë, arkitektë e dirigjentë, dhe të gjithë po trajtohemi si kriminel. Unë e dua dhe e respektoj këtë vend, por nuk është e drejtë të trajtohemi kështu. Është e pabesueshme’.

‘Unë jetoj me transparencë e ndershmëri dhe nuk e kuptoj se pse duhet të paguaj për krimet e dikujt tjetër vetëm sepse janë nga vendi im’.

Image

Një zëdhënës i qeverisë nuk komentoi për gjuhën e urrejtjes të përdorur nga politikanët konservatorë apo se si ajo mund të ndikojë te imigrantët.

Por tha se ‘ne bashkëpunojmë gjithmonë ngushtë me partnerët tanë shqiptarë për një numër çështjesh dhe jemi të angazhuar në ndërtimin e bashkëpunimit, përfshirë edhe në luftën kundër migracionit të paligjshëm’.

‘Kjo përfshin bashkëpunimin e shkëlqyer operacional me ligjzbatuesit shqiptarë për kthimin mbrapsht të mbi një mijë kundravajtësve shqiptarë. Duke punuar së bashku, ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo rast për të ndaluar aktivitetet e bandave të organizuara kriminale dhe të trafikuesve të njerëzve’.

Etiketa: BritaniShqiptarët në Britani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025
BOTA

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

20:09 : 09/05/2025
BOTA

Britania e Madhe do të japë lehtësime për importet ushqimore dhe bujqësore nga SHBA

15:58 : 08/05/2025
AKTUALITET

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

13:17 : 06/05/2025
AKTUALITET

I dënuar me 5 vjet burg nga gjykata e Fierit, kapet në Britani 39-vjeçari shqiptar/ EMRI

09:28 : 06/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Justifikimi i shkodranit për t’i shpëtuar ekstradimit nga Britania: Burgjet janë të mbipopulluara

13:19 : 02/05/2025
Para

Dhuna në fushë, Disiplina mbyll dyert e stadiumit të Devollit. Vendimet e plota

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

08:19 : 17/05/2025

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e shtunë! Ja sa do të jenë temperaturat

08:09 : 17/05/2025

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com