• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Grekët bllokojnë anijen me mjete të blindura ushtarake, ja për ku ishte nisur

11:39 : 10/11/2022
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Një anije tregtare me flamur holandez, e destinuar për të shkuar në Libi është bllokuar në Mesdhe nga forcat e Marinës greke dhe është ankoruar përkohësisht në portin e Almyros në Volo.

Sipas mediave greke bllokimi i anijes është bërë pasi ajo transportonte automjete të blinduara dhe eksporti i tyre drejt Libisë bie ndesh me embargon e armëve të vendosura nga OKB-ja ndaj vendit afrikan.

Mjeti lundrues është lokalizuar më 11 tetor, por incidenti është bërë i ditur sot në kuadër të operacionit “IRINI” të BE-së.

Në njoftimin e shpërndarë nga policia greke thuhet: “Më 11 tetor, EUNAVFOR MED IRINI kreu një inspektim të anijes tregtare MV MEERDIJK në brigjet e Libisë. Anija u zbulua se mbante automjete të modifikuara për përdorim ushtarak në Libi, të dyshuara për shkelje të embargos së armëve të OKB-së”.

 

Lexo edhe:

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

EU🇪🇺 Operation #EUNAVFORMED #IRINI seized illegal cargo in breach of the UN🇺🇳 #ArmsEmbargo on #Libya.
Dozens of vehicles modified for military use were discovered during an inspection of 🚢 MV MEERDIJK.
Read more:➡️ https://t.co/hgymEFw2Td pic.twitter.com/7qs2YCh5cj

— Operation EUNAVFOR MED IRINI (@EUNAVFOR_MED) November 9, 2022

Kjo është hera e dytë që Operacioni IRINI ka konfiskuar mallra sipas Rezolutës 2292 (2016) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në më pak se tre muaj.

Një nga anijet ushtarake evropiane që operonte në Mesdheun Qendror për Operacionin IRINI vuri re anijen në rrugë për në Libi. Me kërkesë të Operacionit IRINI, në përputhje me RKSKB 2292, Holanda, si shtet i flamurit të anijes, pranoi pa vonesë për inspektimin dhe, më 11 tetor, oficerët hipën në bordin e anijes për të verifikuar natyrën e këtyre mjeteve.

Ekipi zbuloi dhjetëra automjete ushtarake që ishin dërguar në shkelje të mundshme të embargos së armëve të OKB-së ndaj Libisë.

Sipas urdhrit të Kompanisë, automjetet u konfiskuan dhe anija u devijua në një port evropian (Almyros Volos) për kontroll të mëtejshëm.

Pas inspektimit nga Paneli i Ekspertëve të OKB-së, automjetet janë shkarkuar dhe ruajtur në tokë.

Etiketa: Greqiamjete te blinduara

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

09:05 : 10/10/2025
BOTA

Greqia në grevë kundër orëve shtesë të punës

08:34 : 01/10/2025
RAJONI

Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

14:50 : 28/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025
RAJONI

Greqia, ndihmë 250 euro çdo nëntor për pensionistët/ Do të jepet dhe për grupet e tjera në nevojë

20:00 : 23/09/2025
Para

Uellsi i mohon pasionin e madh Gareth Bale

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com