• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontratat porositëse në ndërtim në rënie, çmimet vijojnë rritjen

08:12 : 08/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për besimin e biznesit dhe konsumatorit, në muajin tetor treguesi që paraqet balancën e kontratave porositëse në ndërtim shënoi një vlerë negative prej 39.5 pikë përqindje, duke u thelluar edhe më shumë nga niveli -28.4 pikë përqindje i muajit shtator.

Mbështetur në metodologjinë e vrojtimit, balanca është treguesi që përdoret për agregimin e të dhënave cilësore nga vrojtimet dhe llogaritet si diferencë midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative.

Prej më shumë se gjatë vjetësh, balanca e kontratave porositëse në ndërtim paraqitet në territor negativ dhe po t’i referohemi anketimit të bizneseve, kontratat porositëse ende janë vazhdimisht në rënie.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë mendojnë se, në veçanti për ata tregues ku balancat janë në vazhdimësi negative, në analizën statistikore duhet konsideruar më shumë tendenca e ndryshimit të vlerave.

Lexo edhe:

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

Sipas tyre, megjithëse balancat vazhdojnë të jenë negative, tendenca e tyre është në përmirësim dhe kjo mund të shpjegojë rritjen e çmimeve në sektorin e ndërtimit gjatë viteve të fundit.

Në fakt, në dy vitet e fundit, balanca negative e këtij treguesi paraqitet më e zbutur. Për 10-mujorin 2022, mesatarja e thjeshtë e balancave mujore ishte -33.4 pikë përqindje, në rritje nga niveli gjithmonë negativ prej -41.8 pikë përqindje i vitit të kaluar dhe -53.9 pikë përqindje i vitit 2020.

Sidoqoftë, ritmet e rritjes së çmimeve të banesave duken të vështira për t’u shpjeguar në kushtet kur kontratat porositëse vazhdojnë të shfaqin vlera negative, ndonëse në përmirësim gradual gjatë dy viteve të fundit.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit i 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me 6-mujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore dhe vjetore e këtij indeksi.

Që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij, në raport me periudhën bazë 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%.

Këtë vit, rritja e çmimeve po nxitet edhe nga një rritje e ndjeshme e kostove të ndërtimeve të reja, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit. Duket se ndërtuesit nuk po shohin arsye për të ulur marzhet e tyre dhe me sa duket po arrijnë ta përcjellin këtë rritje të kostove tek blerësit. Kjo po i jep një shtysë të mëtejshme rritjes së çmimeve.

Edhe pritshmëritë e ndërtuesve për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë në kahun rritës. Për tetorin, balanca e pritjes së çmimeve në ndërtim u rrit në 43.3 pikë përqindje, 4.7 pikë më shumë krahasuar me shtatorin.

Aktualisht, balanca e treguesit për pritjet e çmimeve paraqitet në një nivel tre herë më të lartë krahasuar me mesataren e vitit 2021 dhe gati 11 herë më të larta krahasuar me vitin 2020. Kjo tregon se pritshmëritë për rritjen të çmimeve mes ndërtuesve janë shumë të larta.

Edhe kjo pritshmëri ka një dimension pjesërisht paradoksal, po të kemi parasysh ciklin ku ndodhet ekonomia. Rritja e çmimeve ka ulur fuqinë blerëse dhe aftësinë për të kursyer të familjeve, ndërsa normat e interesit po rriten me ritme të shpejta.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se interesi mesatar i kredive të reja në lekë për muajin shtator arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2018 dhe pritet të rritet më tej, duke ndjekur tendencat e yield-eve dhe normës bazë të interesit. Rritja e yield-eve, ndërkohë, po e përcjell automatiksiht rritjen e interesave në kreditë ekzistuese me norma të ndryshueshme interesi.

Një nga efektet më të rëndësishme të rritjes së normave të interesit në ekonomi është frenimi i tregut të pasurive të paluajtshme, pikërisht sepse kredia bëhet më e shtrenjtë dhe blerja e pronave me kredi bëhet më pak e përballueshme ose e leverdisshme. Deri tani, ky parim nuk po i ndikon shumë pritshmëritë e agjentëve të tregut të pronave në Shqipëri.

Vrojtimi mbi të cilin ndërtohet indeksi Fischer i Çmimeve të Banesave tregon se afërsisht gjysma e transkasioneve në këtë treg financohen me kredi bankare.

Pjesa tjetër financohet nga burime të tjera, ku mund të përfshihen kursimet, remitancat, blerjet e shtetasve të huaj, por edhe të ardhurat nga burime informale apo aktivitete kriminale.

/Monitor

Etiketa: Banka e Shqiperisecmimet e lartafuqi bleresendertim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:14 : 04/06/2025
AKTUALITET

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

12:47 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Zapton” hetelin në Durrës/ Shefi i FSHU-së punon pa leje gjatë zgjedhjeve, policia dhe IMT s’e shohin!

21:06 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve

09:25 : 27/05/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Eugen Beci: Qeveria bleu zgjedhjet, SPAK s’e ndali

09:59 : 20/05/2025
AKTUALITET

Vilat, a po ndërtohen shumë?!

08:39 : 18/05/2025
Para

Këmbimi valutor sot/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja

TË GJITHA

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com