• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shpall deputetin e PD si investitor strategjik në resortin 210 mln euro në Lalz

23:02 : 07/11/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kompania e krijuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj dhe tashmë e drejtuar nga nipi i tij, Evis Latifaj, është pjesë e një shoqërie private që ka fituar statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik me vlerë 210 milionë euro në Gjirin e Lalzit.

Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka miratuar vendimin Për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “resort turistik me vendndodhje në gjirin e lalëzit”, me subjekt “Omnix Albania”.

Në foto: Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për kompaninë “Omnix Albania”

Vendimi mban datën 18 Korrik 2022, por është publikuar vetëm këtë fundjavë në faqen e internetit të Agjencisë së Investimeve Strategjike.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

Kompania “Omnix Albania”, e cila ka fituar statusin e “investitorit strategjik” ka ortakë: Jamal Abdulsalam Mabuissa, me 33 përqind; “Matriks Konstruksion” në pronësi të Alban Leskaj, me 35 përqind; “Klar”, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri, me 20 përqind; dhe “RDA Petrol”, në pronësi të Kujtim Kale dhe Evis Latifaj, me 15 përqind.

Në foto: Ortakët e kompanisë “Omnix Albania”, sipas ekstraktit të QKR-së

Kompania “Omnix Albania” është krijuar në vitin 2008, nga libanez Jamal Abdulsalam Mabuissa dhe përfaqësohej nga bashkëkombasi i tij, Fadi Mitri.

Mitri u largua nga Shqipëria në vitin 2016, pasi deklaroi se ishte dhunuar nga disa persona në Durrës dhe ngriti gishtin e përgjegjësisë ndaj Aleksandër Lahos, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.

Hetimet e zhvilluara ndaj Rrumit dëshmuan më pas se nuk kishte vepër penale të “plagosjes”.

Në Korrik të vitit 2021, pronari i vetëm i kompanisë, Jamal Mabuissa shet 70 përqind të aksioneve të tij tek “Matrik Konstruksion”, “Klar” dhe “RDA Petrol”.

Në atë kohë, “RDA Petrol” ishte në pronësi 50 përqind të deputetit demokrat të qarkut të Vlorës, Fatjon Veizaj.

Ai kishte emëruar një njeri të besuar që në shtator të vitit 2019, bazuar në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave”.

Në qershor të vitit 2022, Veizaj shet aksionet e kompanisë “RDA Petrol” tek shtetasi Evis Latifaj, për një vlerë prej 55 milionë lekë të reja, sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”.

Në foto: Kontrata e shitjes ndërmjet Fatjon Veizaj dhe Evis Latifaj

Redaksia kreu disa verifikime dhe rezultoi se pronari i ri, Latifaj, është nipi i deputetit opozitar, Fation Veizaj (djali i motrës).

Sipas të dhënave të rrjedhura mbi Pagat e shqiptarëve, Evis Latifaj rezulton i punësuar si “furnitor” në kompaninë “Oleum Transporti”, ku pronar janë Kujtim Kale dhe prokurori i Tiranës, Sokol Malaj.

Në krah të emrit të Latifaj nuk është e shënuar paga e tij. Megjithatë, persona me pozicion pune të ngjashëm në atë kompani rezulton se paguhen me pagë relativisht të ulët, në shumën 40 mijë lekë të reja në muaj.

Në foto: Në “Listën e Pagave”, shtetasi Evis Latifaj rezulton “furnitor” pranë shoqërisë “Oleum Transporti”

Vetëm pak javë pas realizimit të kësaj shitjeje, e konkretisht në 18 Korrik 2022, kryeministri Edi Rama firmosi dhënien e statusit të investitorit strategjik për kompaninë “Omnix Albania”, ku është pjesë edhe shoqëria e krijuar nga deputeti Veizaj dhe që tashmë ka aksioner nipin e tij.

“Investitor Strategjik”

Projekti konsiston në një kompleks luksoz që përfshin një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi etj.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë rreth 216.000.000 euro.

Projekti i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike, duke parashikuar të punësojë rreth 252 (dyqind e pesëdhjetë e dy) persona.

Subjekti ka paraqitur gjithashtu “Letër Interesi” lëshuar nga International Hotels & Resorts Group, një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushën e mikpritjes, që zotëron 17 nga brandet kryesore në sektorin e akomodimit.

Subjekti aplikues propozon zhvillimin e një investimi në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, pranë Draç Durrës.

Projekti prek një sipërfaqe prej 145,400 m2 në pronësi të subjektit aplikues, gjithashtu një sipërfaqe prej 92,225 m2 në pronësi shtet dhe 81,000 m2 plazh.

Nga sipërfaqja e lart përmendur që prek projekti, kërkohet të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor 60,000 m2 e cila është sipërfaqe e truallit e zënë nga gjurma.

Kjo sipërfaqe prej 60,000 m2 është e ndarë në pasuritë pronë shtetërore me sipërfaqe 15,800 m2 dhe pasuritë pronë private në pronësi të “Omnix Albania” sh.p.k. sipërfaqja 44,200 m2.

Etiketa: Edi RamaEvis LatifajFatjon Veizajgjiri i lalzitkompleks turistikOmnix Albania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
Para

Oborri i Qeverisë së Kosovës mbushet me flamuj amerikanë

TË GJITHA

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025

Humb jetën nga mbidoza e heroinës 33-vjeçari në Elbasan

13:44 : 27/06/2025

Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, dyshimet

13:40 : 27/06/2025

Lulëzojnë bizneset e parasë elektronike, 270 mijë shqiptarë me portofol elektronik

13:40 : 27/06/2025

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025

Prindërit bëjnë denoncim në polici, zhduken dy fëmijët e mitur në Maliq

13:19 : 27/06/2025

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

13:18 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com