• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret e PD/ Dogjani nis fushatën në Kamëz: Votoni për zhvillimin e qytetit!

10:20 : 04/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

“Primaret” në Partinë Demokratike kanë nisur vrullshëm me dhjetëra figura që kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e garës në bashki të ndryshme të vendit.

Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani ishte i pari që u regjistrua në garën e brendshme si kandidat për Bashkinë e Kamzës dhe synon që më 14 maj të jetë ai që do të sfidojë rivalin nga mazhoranca për ta kthyer qytetin sërish në “gjirin” e PD.

Dogjani ka nisur zyrtarisht edhe fushatën duke zhvilluar takime me bazën dhe simpatizantët, teksa kërkon që të gjithë qytetarët e Kamzës të angazhohen maksimalisht në procesin e “Primareve”.

Në mesazhin e tij për banorët e kësaj zone, prej të cilëve në 2013 u zgjodh edhe deputet, Dogjani kërkon që të marrin pjesë masivisht në votimet e 4 dhjetorit.

Postimi i Dogjanit:

Lexo edhe:

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

Është nder për mua të jem pjesë e garës (paraprake) për Primaret e Partisë Demokratike dhe të shpall sot, zyrtarisht, kandidaturën time, për kryetarin e Bashkisë Kamëz, brenda Partisë Demokratike.

Qytetaret e Kamzës, Bathores, Laknasit, Valiasit, Paskuqanit kanë një histori të gjatë që nga koha kur erdhën dhe zunë vend në Kamëz dhe Paskuqan, pa patur asgjë me vete dhe me shumë mund djersë e sakrifica ndërtuan jetët e tyre duke e bërë Kamzën një vend më të mirë për fëmijët e familjet e tyre.

Ashtu si motra ime dhe shumë nga familjarët dhe miqtë e mi erdhën për një jetë më të mirë në Bashkinë e Kamzës.

Demokratet, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit janë njerëzit më punëtor që kam njohur, të përkushtuar, të zotë, të pa përulur nga dhuna e diskriminimi që ju ka bërë kjo qeveri dhe unë kam qenë me shumë fat që i kam njohur ata.

Shumë herë kanë rënë, janë rrëzuar por janë ringritur dhe më të fortë dhe kurrë nuk kanë ndaluar, kurrë nuk janë lodhur dhe gjithmonë kanë fituar përballë çdo vështirësi apo pengese që ju ka dalë përpara

Sot në Kamëz jetojnë bashkë Vendali, të ardhur nga Kukësi, Dibra, Mati, Puka, Tropoja, Hasi, Mirdita, Gramshi, Zallmneri, Librazhdi, Korça, Skrapari dhe nga e gjithë Shqipëria dhe ajo që është për tu marr shembull dhe përgëzuar është:

Se pavarësisht kulturave të ndryshme sot në Kamëz e Paskuqan kemi një komunitet të shkëlqyer që kanë marrëdhënie shumë të mira me njeri tjetrin, kanë krijuar miqësi dhe i gjenden njeri tjetrit në kohë të mira dhe të vështira

Unë vete kam lindur dhe jam rritur në Kukës dhe kam një lidhje për një kohë të gjatë me qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, me një histori të gjatë shërbimesh individuale dhe me aktivitete politike.

Në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, demokratët, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit më besuan duke më votuar masivisht si kandidat i Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kandidaturën time për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Vlerësimin që më kanë bërë me votë dëshiroj t’ua kthej me punë duke ju afruar kohën dhe shërbimin tim në interes të çdo demokrati e qytetari të Kamzës dhe Paskuqanit.

Ne Kamëz Partia Demokratike ka punuar shumë, janë bërë rrugë, kanalizime, ujësjellësa por ka akoma shumë për të bërë dhe kjo është arsyeja tjetër që unë kam vendosur të kandidoj për kryetar Bashkie të Kamzës, që ta bëjmë Kamzën dhe Paskuqanin një qytet Evropian, një qytet model, një shembull pozitiv, një qytet ku të vijnë e të marrin shembull se si punohet dhe ju shërbehet qytetarëve.

Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshëm në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë jetët e tyre (siç ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet në vendin e tyre .

Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet evropian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rruge me standarde e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.

Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësi e hapësira të rinjve që janë larguar për tu kthyer në vendin e tyre, të investojnë, dhe te krijojnë bizneset e tyre.

Do bëjmë çdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më asnjë shtëpi e pa legalizuar.

Te gjithë do të kenë të drejtë riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtëpisë.

Do të bëjë gjithçka për të krijuar mundësi, hapësira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurrencën e meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në shërbim të qytetarëve.

Do bëj gjithçka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskriminohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idesë.

Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike, në Kamëz dhe Paskuqan, Ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati për kryetar te Bashkisë Kamëz.

Ju kërkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja se asnjëherë tjetër dhe se bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrijë më as edhe një ditë në pushtet.

Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për Ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo Demokrati e Demokrate, do të jetë e hapur për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit.

Ju faleminderit

Etiketa: Asllan Dogjanibashkia kamezPrimaret ne PDzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion

11:58 : 19/05/2025
AKTUALITET

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025
AKTUALITET

Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

09:17 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Basti” i Asllan Dogjanit: Do jem deputeti më i votuar në listën e PD-së në Tiranë

21:48 : 07/04/2025
AKTUALITET

Dogjani interpelancë me ministrin Hoxha: Ekzekutimet kanë arritur shifra alarmante

10:54 : 13/02/2025
AKTUALITET

GJKKO i kthen mbrapsht SPAK-ut dosjen e Asllan Dogjanit: Ka mangësi në hetime!

10:42 : 24/01/2025
Para

Prokuroria Vlorë sekuestron 3996,5m2 tek Uji i Ftohtë me vlerë 1.2 mln €

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com