• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Mbahet konferenca e 15-të për çështjen ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit

09:28 : 04/11/2022
në RAJONI

Sot do të mbahet konferenca e 15-të mbi ecurinë në çështjen, ku për krime lufte, po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo konferencë do të fillojë në orën 13:30, ndërkohë që transmetimi i saj do të bëhet me 45 minuta vonesë, respektivisht në orën 14:15.

Në bazë të vendimit të gjyqtarit paraprak mbi caktimin e kësaj konference, thuhet se në të do të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e mëtutjeshëm dhe çështje të tjera.

Vendimi thotë se sa i përket nxjerrjes së provave, do të kërkohet të dihet nëse është bërë progres në procesin e zbulimit në lidhje me materialin e Rregullës 107, në veçanti, sa nga ky material mbetet për t’u pastruar dhe nëse ndonjë aplikim shtesë në përputhje me këtë rregull është i pashmangshëm.

Lidhur me përkthimet, gjykatësi paraprak ka kërkuar të informohet nëse administrata mund të sigurojë një përditësim për përkthimet e pazgjidhura, në veçanti përparimin e përkthimit të aktakuzës së ndryshuar më tej dhe grafikut të Rregullës 109 (c) dhe plotësimit të tij.

Lexo edhe:

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

Kurse, sa i përket hetimeve të mbrojtjes dhe hapave të mëtejshëm, do të kërkohet të dihet nëse mbrojtja mund të japë më shumë informacion mbi statusin e hetimeve të tyre, veçanërisht çfarë hapash kanë ndërmarrë për të çuar përpara hetimet e tyre.

Më tej do të kërkohet të dihet nëse ZPS parashikon ndonjë vështirësi në sigurimin e listës së 40 dëshmitarëve të parë që synon të thërrasë në gjyq deri më 18 nëntor 2022, raporton BetimipërDrejtësi.

“b. Lidhur me rregullat 153, 154 dhe 155 të Rregullores, vihet re se ka dëshmitarë që kanë dhënë disa deklarata dëshmitarësh; a do të ishte ZPS në gjendje të tregojë (nëpërmjet ERN-së së dokumentit) se cilën deklaratë (at) synon të ofrojë për pranim sipas këtyre rregullave; dhe c. Nëse palët parashikojnë ndonjë vështirësi në transferimin e kësaj çështjeje në një trup gjykues rreth fundit të vitit dhe nëse palët parashikojnë ndonjë vështirësi për t’u paraqitur para një trupi gjykues menjëherë pas dorëzimit të çështjes”, është përcaktuar tutje në këtë vendim.

Së fundi, thuhet se palët dhe pjesëmarrësit ftohen të tregojnë nëse parashikojnë nevojën për një konferencë në dhjetor përpara transferimit të çështjes në një trup gjykues.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Në këtë aktakuzë, thuhet se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë.

Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Tutje, aktakuza thotë se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla ose të ndëshkojnë autorët e saj./Express

Etiketa: KosovaThaciveseli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025
SHOW BIZ

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025
RAJONI

Siria njeh Kosovën, Osmani: Një hap historik për sovranitetin e vendit

17:10 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
RAJONI

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025
Para

Kokaina në banane, policia nuk gjen dot Trifon Muratajn e "Bana King"

TË GJITHA

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com