• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Kisha Katolike: Situata dramatike, s’duhet heshtur

16:02 : 04/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Kisha Katolike i është bashkuar zërave që ngrenë shqetësimin për shpopullimin masiv të vendit nga të rinjtë.

Pas Asamblesë së zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore, Angelo Massafra, kryetar i konferences ipeshkvnore të Shqipërisë në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk duhet heshtur për këtë fonomen, që e cilësoi dramatik.

Duke bërë apel për zgjidhje, Kisha Katolike përmes këtij akti denoncimi i drejtohet mbi të gjitha klasës politike të vendit për ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e këtij problem.

Në një deklaratë të lexuar nga presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, theksohet se “situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri”. Sipas tyre e gjitha kjo ka sjellë “një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale, dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme”.

Deklarata thekson se ngritja e zërit nga ana e klerit katolik synon që të gjenden rrugët “për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”.

Lexo edhe:

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

Bizneset e arsimit në cikël rënës nga tkurrja e popullsisë

Drejtuesit e Kishës katolike i bëjnë thirrje “mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe” ndërsa ngrenë me shqetësim disa pyetje. “Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”.

Sipas deklarëts së ipeshkvinjve të Shqipërisë “është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”, nënvizojnë drejtuesit katolikë që nga ana e tyre shprehin “gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim”.

Shpopullimi I shqipërisë ditët e fundit është kthyer në cështje kryesore të mediave në Perëndim, ndërkohë nga ana e qeverisë shqiptare refuzohet të pranohet si fenomen.

Etiketa: Angelo Massafraemigrimikisha katolike

Lajme të lidhura

SOCIALE

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

09:08 : 30/06/2025
AKTUALITET

Bizneset e arsimit në cikël rënës nga tkurrja e popullsisë

15:03 : 20/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara 2035

08:13 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025
BOTA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025
Para

Shefi i OKB-së ngre alarmin: Duhet të nënshkruajmë një pakt historik

TË GJITHA

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025

Arrestohen dy furnitorët e drogës në Tiranë, sekuestrohen 1.2 kg kokainë

09:45 : 01/07/2025

Me peshk mbi tavolinë, Rama vijon fotomontazhet me Farage: Britania po bën “kurban” shqiptarët

09:40 : 01/07/2025

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

09:36 : 01/07/2025

“Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

09:32 : 01/07/2025

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

09:15 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com