• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E kishte me Ramën? Kurti: Vuçiç nuk na mungoi, ndoshta dikujt por jo mua

15:24 : 03/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve të Kosovës pas përfundimit të Samitit të Berlinit në një paraqitje mjaft interesante.

Kurti një nga adresimet kryesore e pati për planin franko-gjerman dhe marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se është ende herët të diskutohet për detajet e marrëveshjes finale, por që tha se janë në rrugën e duhur,

“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizëm e marrëveshjes. Deri më tash është diskutuar për hapa të vegjël, momenti i ndryshimit ka qenë në Bruksel më 18 gusht. Aty për herë të parë temat aktuale kanë qenë pikë e dytë e rendit të ditës. Pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e dialogut. Si temë këtu vijnë propozimet dhe idetë, dhe të gjitha këto propozime që bazohen në vlera evropiane. Shprehi mirëkuptimin tim, dhe angazhimin tim konkret. Por kjo tregon që jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët”, tha Kurti, transmeton gazeta Nacionale.

Kurti tha se nuk mund të jepin detaje, pasi aludoi se ka qenë kërkesë e ndërmjetsuesve që të ruhet konfidencialiteti (fshehtësia).

Lexo edhe:

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

Së pari, opsionet, modelet, idetë të cilat po prezantohen kohëve të fundit, pa dyshim janë avancim, meqënse bëhet fjalë për nocione universale sic janë integriteti territorial, pavarësia dhe barazia. Kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovë e Serbisë, që për bindjen tonë duhet të jetë finale, ligjërisht e obligueshme, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke. Është herët të themi se çka do të përmbajë ajo në fund, por ka lëvizje të duhur nga të ashtuquajtura marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione sui genersis, me hollësi të panumërta, tek një marrëveshje e cila është e bazuar në vlerat evropiane”, deklaroi më tutje kryeministri i Kosovës.

“Qeveria e Kosovës nuk do të bëj asnëj marrëveshje që cenon integritetin territorial, pavarësinë, kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit. Dua të theksoj që sa herë që të na thërret Brukseli, Prishtina, Kosova, qeveria jonë është e gatshme, duam dialog parimor, simetrik, të bazuar në vlera evropiane”, tha ai.

Targat, komandanti i Policisë në Veri, zhgënjimi i Amerikës

Kryeministri i Kosovës tha se pret që pas 21 nëntorit, të mos ketë tensionim të situatës, por serbët të cilët nuk heqin dorë nga targat ilegale, të paguajnë gjoba.

“Për 21 nëntorin, është dita kur makinat që insistojnë të qarkullojnë me targat ilegale të Serbisë si mirëmbajtje e regjimit të Millosheviqit, duhet të paguajnë gjoba. Deri në datën 21 nëntor nuk ka gjoba. Është periudhë 3-javore kur ka vërejtje, qortime. Pas datë 21 nëntor, do të ketë gjoba. Nuk kam interesim të gjobitet dikush, e as të konfiskoj automjete, por targat të kthehen në RKS. Këtu pengesa nuk është mosinformimi por terrori nga ana e Beogradit që iu bëhet serbëve që kërcënohen e sulmohen edhe me djegie të veturave, atëherë kur tregojnë gatishmëri për tu integruar në sistemin demokratik të Kosovës së pavarur”, theksoi kryeministri Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se kanë qenë në koordinim me Amerikën, por që sipas tij, vendimi i Qeverisë është për sundim të ligjit dhe është vendim sovran.

“Tash shtyrja 10-mujore nuk mund të jetë shtyrje, shtyrja mund të jetë 3 javë, një muaj, 2 muaj. Në këtë rast nuk kemi bërë shtyrje sepse jemi në të drejtën tonë. Në të njëjtën kohë kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane e amerikane lidhur me mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë. Ne dëshirojmë të mos bëjmë kompromis për zbatimin e ligjit, edhe të mos e cenojmë paqen e sigurinë. Ka nisur zbatimi prej 1 nëntorit, nuk ka nisur konfiskimi i targave. Me SHBA-në jemi vazhdimisht në kontakt, nuk ka vendim që shkakton preokupim të paqes e sigurisë e për të cilin nuk i njoftojmë partnerët tanë. Nuk do të thotë se pajtohemi për secilin vendim, por qeveria e Kosovës është sovrane, nuk mund të thuhet që ka pasur kurrfarë shpërfillje të qeverisë sonë ndaj brengave evropiane”, tha ai.

Kryeministri foli edhe për konferencën e djeshme të komandantit të Policisë në Veri, i cili tha se nuk i zbatojnë urdhrat e Prishtinës.

“Është një gjë kur dështon zbatimi, dhe një gjë tjetër kur dikush bën thirrje të mos zbatohet vendimi. Por i përket organeve të sigurisë, Policisë, që të merren me këtë thirrje e cila qartazi është në shpërputhje me rendin e ligjin në Kosovë”, argumentoi Kurti.

Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit?

Kryeministri dha detaje edhe për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

“Me udhëheqjen rotative që fillon me Shqipërinë, samiti i radhës mbahet në Tiranë. Jemi të lumtur që fuqizimi që këtij procesi ia dha kancelari Scholz do të vazhdojë në Ballkan, dhe kjo tregon vëmendjen e shtuar që kanë Berlini dhe Brukseli dhe gjithë BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor. Na mbetet të bëjmë shumë reforma që tregu i përbashkët rajonal të pasohet me marrëveshje të tjera, të cilët ndërtojnë në katër liritë themelore: të njerëzve, të shërbimeve, mallrave dhe kapitalit,” – tha Kurti.

Ai edhe një herë doli kundër Ballkanit të Hapur, duke theksuar se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme për integrimin e Ballkanit në BE.

“Unë nuk besoj që ka dilema që na nevojiten çfarëdo alternativa të tjera përvec Procesit të Berlinit. Është mekanizmi i vetëm i vërtetë për anëtarsim në BE, të gjithë kemi nevojë për Ballkan Evropian dhe demokratik, që është i hapur për Brukselin, Parisin, Londrën e Uashingtonin, por jo i hapur për autokracitë e ndryshme lindore e verilindore. Procesi i Berlinit fuqishëm po e etablon rrugëtimin evropian të Ballkanit”, përfundoi Albin Kurti.

I pyetur për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kurti tha se nuk i mungoi.

“Nuk është që na mungoi fort, dikujt ndoshta, por jo mua”, tha Kurti.

Etiketa: albin kurtiballkani i hapurKosovaprocesi i berlinitserbiaVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025
RAJONI

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025
RAJONI

Kurti takon krerët e partive politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

16:23 : 28/06/2025
RAJONI

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025
RAJONI

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

11:14 : 28/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
Para

Primaret në PD/ Tjetër mbështetje publike për Alimehmetin

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com